Arrestimi i Ilir Metës, reagimi i parë nga Kosova, Lutfi Haziri: Drejtësia duhet të thotë fjalën e vet

25 Tetor, 22:30| Përditesimi: 25 Tetor, 22:40

  • Share

Si është parë në Kosovë arrestimi i zotit Meta?

Nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri në një intervistë për emisionin “Studio Live’ në Report Tv dha këtë koment

“Politika në Kosovë është treguar e kujdesshme për shkak të mos ndërhyrjes në drejtësi. Meta ka një angazhim politik që vlerësohet në Kosovë por drejtësia do ta thotë fjalën e vet”

Nënkryetari i LDK-së Lufti Haziri akuzon Kurtin se nuk po i sjell Kosovës prespektivë të integrimit

“Zoti Kurti Kosovës nuk i ka sjellë prespektivë të integrimit por sanskione të rënda financiare. Janë mbi 15 projekte që prekin komunitetet e qytetarët e Kosovës e mund të lexohen si dënime kolektive. Qeveria thotë se KE ka konfirmuar se Kosova do të ketë 860 milion euro pork jo është e kushtëzuar sepse Kosova e Serbia nuk mund ti marrë këto fonde si Shqipëria. Ne jemi të kushtëzuar me progresin me implementimin e marrëveshjes Kurti- Vuçiç. Ky është kushtëzim i rëndë sepse jemi në pikën zero. Një raport politik i kufizuar është dhe me SHBA. Zërat që vijnë në Prishtinë nga partnerët e saj kanë filluar të ulen të presin e të bëhen pjesë e një presioni të butë, ndërkohë që presin të Prishtinë të lëvizë, por Kurti nuk ka lëvizur asnjë hap para” thotë Haziri për gazetarin Arbër Hitaj. 

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?