Politikë

Arrestimi i ish-deputetit, kreu i PD-së Shkodër: Vendi në kaos, po shkon në luftë civile

20 Qershor 2019, 08:00| Përditesimi: 20 Qershor 2019, 08:03

  • Share

Kryetari i PD-së në Shkodër, Xhevdet Amuli akuzon kryeministrin Rama dhe ministrin Lleshaj se arrestimi i ish-deputetit Bardh Spahia është politik, ndërsa bëri thirrje për lirimin e tij, pasi kjo situatë po çon vendin në kaos dhe luftë civile.

"Arrestimi është politik, që kanë realizuar edhe etërit e tyre. Shkodra nuk nënshtrohet nga arrestimet partiake. Të ndalohen një minutë e më parë arrestimet, pasi po e con vendin në kaos dhe luftë civile në këto zgjedhje që mendon që ti mbajë. Drejtuesit e policisë së Shkodrës nuk kanë asgjë në dorë, pasi ndryshe flasin dhe ndryshe veprojë.

Cdo gjë është në dorë të kryeministrit dhe ministrit Lleshaj. Bardh Spahinë e kanë akuzuar për problemet në Shkodër, por Lleshaj ka ndryshuar mendje dhe e kanë mbajtur atje për arsye sigurie. Sipas ministrit është person i rrezikshëm. Ardhja e Ramës e nxit akoma më shumë këtë protestë" tha ai.

Mbrëmjen e së mërkurës arrestua teksa shkonte në emision 'live', ish-deputeti i PD-së, Bardh Spahia. Në pranga ranë 5 punonjës të Bashkisë. Mes 14 personave të shpallur në kërkim janë edhe ish-deputetë të zonës, anëtarë të Këshillit bashkiak si dhe punonjës të Bashkisë Shkodër pas djegies së KZAZ-së.

Komento

Komente

  • Xxx: 20/06/2019 10:48

    Ik ore legen

    Përgjigju
  • Shkodrani: 20/06/2019 08:43

    Jo mo Amul nji njeri i shkolluar jo si ti i pa shkoll qohet e djeg shkollen ty nuk te duket hiç gja se ti nuk din qa asht shkolla,dhe ky trim qe paguhet me parat e shteti dhe djeg shtetin turp per te jo per ty se ti njaq di njaq flet,aj paliaqo duhet denu qe here tjeter qe te protestojne po jo te djegin

    Përgjigju
  • Iliri: 20/06/2019 08:35

    Cfare lufte civile more koketul????

    Përgjigju
  • Bombope: 20/06/2019 08:30

    Ca lufte civil kerkon ti mor kok tul. Pse do futet ne lufte civile se duan ca polikane miliardera. Nese duan lufte le te sjellin femijet e tyre nga jashte shtetit e di ven ne vij te pare

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?