Ish-efektivit të RENEA-, Remal Radës, i cili u arrestua një ditë më parë nga policia e Tiranës, i janë gjetur dhe armë të tjera në një banesë që kishte marrë me qira në zonën e Selitës së Vogël. Gjatë kontrollit në banesë, policia gjeti dhe sekuestroi, një armë zjarri pistoletë, 13 pajisje të ndryshme fiksuese dhe shtrënguese si ato të armëve, municion luftarak, këllëf pistolete, 2 radio Policie, një aparaturë valësh, dy elektrikë dore, njëri prej tyre me mbishkrimin “Policia”, 4 thika, targa shqiptare dhe të huaja, jelek multifunksional me mbishkrimin "RENEA", shënjestër optike, 15 aparate celulare dhe sende të tjera.
Bashkë me Remal Radën u arrestua edhe 28-vjeçari Elton Hithi. Ish-efektivi i RENEA-s u kap mbrëmjen e 25 korrikut në Tiranë, ndërsa me mjetin që po lëvizte kishte një seri armësh. Report Tv mësoi ekskluzivisht se Rada në makinë kishte edhe një snajper, të modifikuar për qitje në distancë deri në 2 mijë metra. Rada mësohet se ishte larguar nga puna tek RENEA në pranverën e këtij viti, ndërsa nuk kishte shumë që ishte kthyer nga Anglia.
Pas arrestimit, policia një ditë më parë, sekuestroi 1 armë zjarri snajper, 1 armë zjarri pistoletë, një karikator arme automatike, 2 krehra pistolete, një sasi municioni luftarak, dy palë dylbi nate terminale dhe një dokument policie.
Armët, thanë burimet, u dërguan në laboratorin e Policisë Shkencore, me dyshimet se mund të jenë përdorur në ndonjë ngjarje kriminale të muajve të fundit dhe pritet ekspertiza përfundimtare. Hetuesit dyshojnë se Remal Rada e Elton Hithi, të kenë qenë duke përgatitur një vrasje, por deklarimet e të arrestuarve nuk i kanë ndihmuar në këtë pikë. Burime i thanë Report Tv se fillimisht Rada ka pretenduar se çantën ia ka dhënë një person i tretë, por më tej e ka tërhequr qëndrimin.
Materialet shtesë i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprat penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit", “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.
Nese disa prej sendeve te gjetura qe jane prone vetem e policise dhe RENEA-s nuk u vertetohet blerja me fature,atehere akuzave te siperpermendura mund t'i shtohet dhe /vjedhje/.Gjithashtu nese pas kontollit te celulareve dalin numra e emra personash te njohur per drejtesine,mund te shtohet dhe pjesemarrje ose bashkepunim me grupe kriminale.Aktakuzat formulohen e shtohen pas hetimit te plote,jo ngrene dy akuza te vogla sa per te justifikuar arrestimin dhe pastaj gjykata i nxjerr pas disa ditesh me //arrest shtepie// Policia dhe hetuesit po nuk i kopsiten mire aktakuzat,nuk kane gje ne vije.
PërgjigjuSHTHURJA e njè shoqèrie dhe kthimi i saj nè njè rrumpallè gangsterrèsh dhe halabakèsh, kjo èshtè Shqipèria jonè. Kur efektivè tè RENEA, pèrfundojnè si zagarè gjahu pas çiftes sè krimit qè mbulon politika e korruptuar, atèherè tablloja èshtè perfekt. Janè forcat mè tè specializuara qè ka vèndi, pèrzgjedhja e tè cilève, i ngjan njè rrjete tè hollè me shtatè shtresa. Ndalimi i kètyre dy ish efektivève, tregon qè ka tashmè njè dèshirè dhe vullnet pèr ndalimin e kèsaj tragjedie kombètare. Informacionin e nevojshèm pèr ndalimin e kètij fenomeni, e kanè organet pèrkatèse. Pyetja èshtè,,,,,,A DUAM SHTET?
PërgjigjuCa beni kshu se lat nam, nuk keni bythe te kapni mafjen Dhe kapni kte me 2 thika dhe nje pale targa Dhe 3 telefona qe i ruan relike ne shpi nokia 3310 Dhe nokia 8810 me neon qe ne 1999 qe ska shance te punoje, E nxirrni sikur kapet 1 ton eksplosive dhe 100 pushke e arme. Nderkohe tonelata droge po kalojne cdo dite Dhe mafia po paguan per vrasjen e radhes, Ju merreni me kte te shkretin qe del per gjueti per derr te eger Kaq pasion ka ky, eshte thjeshte amator Kush e njeh mire e di, te tjeret mos shkruani kot Se jeni me zi se kto , jeni plera.
PërgjigjuPo ca thua o njeri KY ka mar arsenal armsh per t vajt n lift kundr rusis ti thua qe I ka per derr t egr mo's ja fut kot per derr t egr dalin shum njerz me cifte sacme derri qen derri e Po vran nj n vit Jo snajper e jelek antiplumb nuk goded me kallassh derri
@Tirona e re vallaj drrejt ke. Veten e mori nqaf po qe se ësht e vërtet ça flitet. Ska qen çun i keq por kto u "lajthitën" rrugës. Parja tmer ment por të mer ene jetën. Ky mduket se e mori vizën
Po te petro nini ska ke merr ne qafe rri pa merak Se eshte kocke e vjeter . Po ky mori ne qafe veten se sot e kapin per kte gje, Rruges i nxjerrin tjerat me lezet, se eshte i dyshum per kto Te fundit, policia e kap lepurin me qerre, por sdo vete Se ska gje qe sdi, ta dij mire cdo kush. Mos te flejne rehat askush, se te vendi qenit e ka vendin Dhe pse ka dale mos mendoj kush se shkon prap atje me shoket!
Për@Turpin. Miko Ermali apo Remali ju gjetën armët ,thika,antiplumbi dhe targat e huja e shqiptare plus bllokusin e valëve. Po kto për ça i kishte ?? Koleksion targave? Koleksion bllokus valësh apo koleksion telefonash. Ato telefona miko hyn në pun për gjona të tjera e mos i mer me aq sportivitet bojn apo sbojn nokia 3310. Kan bo burg çunat vërdall lagjes kti për 1 cinare bar apo për 1 dorez hekri. Ky ishalla nuk ësht përfshi me ato ngjarje që flitet se e preu biletën por ka me mor nqaf ene shokun te Petro Nini mduket
Me ato nokiat Ben mina shoku per dijeni.dhe jamer sja bllokon dot valet atyre dy lloj telefonash.sa per te tjerat qe ke then je ok.shtwt leshi
Ja pra keto jan vrasesit me pages qe bejn keto ekzekutimet perfekte qe tregon artan hoxha. Gjejini ndonje prove edhe futeni burg perjet ket kriminel vrases
PërgjigjuFix keta tipat jan vrasesit me pages per cfar i duhen ketij gjithe keto arme
papacot me rroba policie
PërgjigjuPo me vellain e Alketa Vejsiut qe u kap me 3 bomba me telekomande cfare u be?
PërgjigjuHarrove ate efektivin tjeter qe u kap ne Ndroq me 1 kg kokaine dhe e nxorren te pafajshem. Gjysma RENEAs kshu i ke te perlyer gjer ne palce.
Doli me arrest shtepie me pas ceshtja u mbyll