Arrestimi i ish-kryeministrit, dhunë e protesta në Pakistan! 8 të vrarë e 1 mijë të arrestuar gjatë revoltave

10 Maj 2023, 16:18| Përditesimi: 10 Maj 2023, 16:45

  • Share

Mijëra njerëz janë ngritur në protestë duke marshuar nëpër rrugët e qyteteve të Pakistanit, pas arrestimit të ish-kryeministrit të vendit Imran Khan në lidhje me një rast korrupsioni. Policia ka përdorur gaz lotsjellës për të shuar protestat e mbështetësve të ish-kryeministrit të cilët kanë shfaqur zemërim, ndërsa situata po përshkallëzohet. Qeveria tha se për shkak të protestave të dhunshme 8 persona kanë mbetur të vrarë ndërsa rreth një mijë janë arrestuar pasi u dogjën 25 automjete policie dhe më shumë se 14 ndërtesa qeveritare. Shërbimet e të dhënave celulare u mbyllën për të dytën ditë të mërkurën ndërsa autoritetet në vend kanë vendosur një urdhër që ndalon të gjitha tubimet.

Ish-kryeministri dhe politikani më popullor i Pakistanit u arrestua të martën nga forca të shumta të policisë, nën akuzën se mori para dhe një pronë në këmbim të dhënies së favoreve për një manjat të pasurive të paluajtshme. Të mërkurën ish-kryeministri pritet të paraqitet në një seancë gjyqësore.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?