Sokol Bode me grupin Habilaj

U arrestua dje për lidhjet me Habilajt, ish shefi i policisë së Dhërmiut ishte kthyer nga Anglia prej 4 ditësh, kërkoi të takonte prindërit e vëllanë e paralizuar

12 Gusht 2022, 09:43| Përditesimi: 12 Gusht 2022, 12:03

  • Share

Ish-shefi i Policisë Sokol Bode kishte katër ditë që ishte kthyer nga Anglia në vendin e tij të lindjes, në Uznovë të Madhe të Beratit. Kur Operacionalja ndërhyri për arrestimin e tij, Bode nuk ka bërë rezistencë dhe u është dorëzuar pa probleme autoriteteve.Burime nga Operacionalja i thanë Report Tv se ai fillimisht ka kërkuar pak kohë që të ndahej me familjarët, gjë që është pranuar nga efektivët. Në Berat ai ka dy prindërit dhe një vëlla me aftësi të kufizuara, të cilët janë gjendur në befasi në momentin që policia ka ndërhyrë.

Policia kishte arritur të lokalizonte Boden përmes informacioneve operative dhe ishte e sigurt se ai gjendej në Berat. Vetëm një grup i vogël efektivësh ishin në dijeni të këtij operacioni, pasi i druheshin një dekonspirimi të mundshëm, duke ditur që në të kaluarën janë dekonspiruar disa operacione. Sokol Bode është sjell në Tiranë në orët e vona të mbrëmjes, ku pritet të vuajë edhe dënimin me burg pasi në prill të këtij viti, GJKKO e dënoi me 12 vite burg pasi akuzohet se kishte lidhje me grupin e Habilajt. Nesër pritet të dalë përpara gjykatës për tu njohur me vendimin. Procedurat po kryhen nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policiore.

Bode ka qenë gjithnjë në vëmendje të publikut dhe medias, pas publikimit të një foto ku shihej përkrah Florian dhe Moisi Habilajt.  Një prej operacioneve më të mëdha për kapjen e Sokol Bodes ka qenë në pikën kufitare të Muriqanit, ku ai ia doli të kalojë jashtë vendit. Së bashku me Kohilajn ai akuzohet se me mosveprimet e tij ka lejuar trafikun ndërkombëtar të drogës të udhëhequr nga Habilajt në drejtim të Italisë. Edhe ish ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, po vuan dënimin me burg për përfshirjen me grupin Habilaj.

GJKKO e dënoi Saimir Tahirin me 5 vite burg për ‘Shpërdorim të detyrës’. Por me gjykim të shkurtuar dënimi u ul në 3 vite e 4 muaj burgim.  Tahiri u dënua vetëm për "Shpërdorim detyre" duke i ‘shpëtuar’ akuzave “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal". Në argumentimet e vendimit, Apeli i GJKKO nënvizonte se Tahiri kishte lidhje me Moisi Habilaj dhe Artan Habilaj dhe këto lidhje kanë ndikuar që grupi kriminal të infiltrohej në radhët e punonjësve të policisë dhe të shtetit dhe të pengojë luftën ndaj trafikut të drogës.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • alfons: 12/08/2022 11:16

    jam alfonsi tip spiuni me raste dhe sufllaqexhi me profesion ne durres

    Përgjigju
  • Loni: 12/08/2022 09:50

    Po pse erdhe ore trim nga anglija apo thirrje shefi I madh tahiri u merzit vetem! Nejse ishalla ke ber akt marreveshje per denimin! Uroj tja kalosh mire edhe bukur lale!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?