Arrestimi i ish-zyrtarit të FBI-së, korrespondenti i Report Tv në SHBA: Shkeli betimin e Amerikës për përfitime personale

24 Janar 2023, 20:33| Përditesimi: 24 Janar 2023, 20:53

  • Share

Korrespondenti i Report Tv në SHBA, Denion Ndrenika foli për arrestimin e ish zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal, për të cilin kolegët kanë thënë se ka thyer betimin e SHBA për përfitime personale ndërsa akuzohet për lobime dhe pagesa të marra në dorë.

“Ka shërbyer nga 1996 dhe është marrë me çështje të rëndësishme. Ka qenë i ngarkuar për rajonin e Nju Jorkut. U arrestua të shtunën bashkë me Sergey për lidhje, lobime, ndërhyrje, pagesa të marra nëndorë, udhëtime të padeklaruara. Zyrtarë të FBI-së thanë agjenti prej 22 vitesh kishte shkelur betimin e SHBA duke qenë në lidhje të përfitimeve të tij personale.

Është çështje e ndërlikuar se lidhet edhe me sanksionet, pjesërisht ose jo me Vladimir Putinin. Kjo është çështje që ka ngritur aktakzua me 9 pika.

Hetimet kanë qenë të gjata dhe ka pas edhe vendime nga gjykata për hetime. Kryesisht ishte për dorëdhënien e parave mirëpo nuk saktësohet me datë. Agron Neza është përfolur edhe si person që përfshihet me rastin e McGonigal për lobim”, tha Ndrenika.

Një koment e pati se diplomati David J. Kostelancik që do të emërohet si ambasadori i SHBA-ve në Shqipëri mund ta njohë politikën shqiptare duke qenë se ka qenë pjesë e delegacioneve për çështje që lidhen me Ballkanin.

“David J. Kostelancik është konsulent karriere. Ai ka shërbyer për vite me radhë në zyrën për EuroAzinë. Ai ka qenë 2 herë me shërbim në Moskë. Pritet të kalojë në Komisionin e Politikës së Jashtme të senatit përpara se të marrë konfirmimin për detyrën në Shqipëri. Është njohës i mirë i rrethanave besoj edhe prej gjuhëve që njeh. Mund ta njohë mirë Kostelancik ka qenë pjesë e delegacioneve të ndryshme për çështje që lidhen me EuroAzinë dhe Ballkanin”, tha Ndrenika.

Amerikani McGonigal që u arrestua dje në SHBA përballet me dy akuza në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një në Nju Jork dhe një në Uashington D.C., ku në rastin e parë akuzohet se ka ndihmuar Oleg Deripaska, një oligark rus nën sanksione, me qëllim që të hiqet nga lista e biznesmenëve të sanksionuar nga qeveria e Shteteve të Bashkuara.

Akuzat tjetër lidhet me 2 shqiptarë. McGonigal, agjent amerikan dhe zyrtar i Lartë i FBI, dyshohet se merrte ryshfet nga Agron Neza, shqiptaro-amerikan dhe dyshohet ish agjent shqiptar i inteligjencës, për të ndikuar që një koncesion i majmë i hidrokarbureve t’i jepej një kompanie të administruar nga Shefqet Dizdari, i cili më pas bëhet edhe ortak biznesi me personazhet e mësipërm. Problemi ishte se përfituesi fundor i koncesionit ishte Gazprom, gjigandi i shtetit rus, lidhjen me të cilin amerikanët nuk mund t’ia falin një zyrtari të lartë të tyrin, siç ishte Charles McGonigal.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mërturi: 24/01/2023 23:07

    Punë tropojanësh, gjellë qensh

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?