Kryetari i demokratëve euroatlantikë thotë se arrestimi i deptuetit Jurgis Çyrbja fatkoi se mandati i Ramës në Durrës është produkt i krimit të organizuar. Jo vetëm kaq atë që kanë ngritur me zë të fortë se lidhjet e politikës me krimin ka shkatërruar proceset zgjedhore.
Postimi i plotë i Bashës:
Arrestimi i Jurgis Çyrbes faktoi se mandati i Ramës në Durrës është produkt i krimit të organizuar.
Mesazhet në SKY/ECC kanë tronditur shqiptarë dhe partnerë ndërkombëtar të vendit, të cilët kanë hequr çdo dyshim se për të mbajtur pushtetin e korruptuar, Edi Rama ka bërë pakt me llumin e shoqërisë, duke e fuqizuar atë për interesat e tij politike.
Lidhja e politikës me krimin ka shkatërruar proceset zgjedhore, duke deformuar vullnetin e qytetarëve dhe duke kërcënuar rendin dhe sigurinë anembanë vendit.
Për vite me radhë Edi Rama ka mbrojtur dhe promovuar personazhet që kanë vepruar si ura lidhëse mes tij dhe krimit, prandaj pushteti i tij nuk ka qenë asnjëherë në shërbim të qytetarëve, por të banditëve që kanë vjedhur vota për të.
Shqipëria meriton më shumë!
Ish deputeti i PS-së Jurgis Çyrbja dhe bashkëpunëtori, Ahmet Masha, kunati i vëllait të tij, u arrestuan me urdhër të SPAK mbrëmjen e 20 tetorit 2024.
Ish deputetit socialist akuzohet per tre vepra penale, “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, “Përkrahja e autorit të krimit”, si dhe “Tregimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”.
Jurgis Çyrbja, u ‘fundos’ pas zbërthimit të bisedave në aplikacionin e koduar ‘Sky ECC’, ku u zbulua se informacionet sekrete shtetërore që Çyrbja, arrinte t'i siguronte përmes zyrtarëve, ende të paidentifikuar, duke shfrytëzuar pozitën e tij si deputet ua jepet grupeve kriminale, mes tyre Altin Hajrit.
Shume e sakte
PërgjigjuHajduti thote kapeni hajdutin
PërgjigjuBravo Basha !
PërgjigjuEdhe pak edhe do shkatarrohet trekendshi bermudes !!
PërgjigjuO kerrme ti je me mafiosi qe mbushe parlamenti me hajdut si je vete , zein e Elbasanit qe i griu personat me attesi te kufizuar , shehajn qe duke bashkepunuar me mafiozet italian ngriti koll centesimi ne Tirane .gjelin e peqinit ate te lushnjes , babalet e pd ju jeni per ne kosh te plerave qe nuk ka marineria qe ju riciklon .ti je mafiosi i dyte ne pd , populli nuk I haron bemat e tua .
Përgjigju