Arrestimi i Jurgis Çyrbjes, Kadilli: Fillimi i çmontimit të raporteve të mazhorancës me krimin! Keti Banushi: Politikani i parë që goditet nga Sky Ecc

24 Tetor, 18:25| Përditesimi: 24 Tetor, 19:33

  • Share

Krahas arrestimit të Ilir Metës në ‘Studio Live’ mbrëmjen e sotme u debatua dhe arrestimi i ish deputetit socialiste Jurgis Çyrbja. Gazetarja Keti Banushi thekson për Arbër Hitajn se Çyrbja është i vetmi politikan që goditet nga komunikimet Sky Encro.

'Ka qenë në hetim dhe kjo falë zbërthimit të SKy Ecc. Politikani i parë që goditet nga përdorimi i Sky Ecc. Kanë gjetur komunikime që përbëjnë vepër penale. Krahas policisë, grupeve kriminale, tashmë po goditet politika për komunikimet në Sky. Të paktën në 7 raste ka njoftuar element me precedent për veprime që përbëjnë sekret shtetëror. Duke marrë informacion këto elementë largoheshin.

Një prej tyre është Altin Hajri, të tjerët nuk janë përmendur. Dosja nuk është marrë pasi ka persona të tjerë. Duke i marrë këto informacione ka kryer korrupsion jo në para por në vota. I pari politikan që goditet nga komunikimet nga Sky Eç. Tani u hap loja. Të shohim kush janë të tjerët.'

Analisti Ermal Hasimja shtoi se kryeministri Rama deri dje i ka mbrojtur deputetë të tillë apo kryebashkiakë si fenomeni Çyrbja.

'Rraja, Çyrbja dhe Dako bëjnë ¼ e votave në Durrës dhe nuk janë pak. Mendoj se mënyra si funksionon Shqipëria është më efikas veprimi i dikujt që shantazhon për vota apo veprimi i një profesori që shkon e flet për vota. Kulturë problematike. Ecuria jonë, hapat e para u ndërprenë nga 50 vite komunizëm, na çoi hapa prapa. Është çështje efikasiteti. Ka pasur tabu në këtë pjesë. Deri në 2009 ka qenë problematike për partitë të kishin kandidatura të çuditshme. Pas 2009 nuk ekziston më ky problem. Tani normalizohet nga partia në pushtet, dhe Rama i ka mbrojtur këto figura.'

Ndërsa Fatbardh Kadilli mendon se rasti i Çyrbjes është fillimi i çmontimit të raporteve të politikës me krimin.

'Rasti i Çyrbjes është fillimi i çmontimin të raporteve të mazhorancës me botën e krimit. 23 javë më parë Gjykata e Strasburgut e legjitimoi si provë atë që sigurojnë organet ligjzbatuese nga përgjimet e Sky. Janë prova jo më indicie. SPAK ka vepruar pasi ka marrë këtë konfirmim. Lidhjet e politikës me krimin kanë qenë në distancë. Tipari i personave nga bota e krimit, krijojnë lidhje transversale në elektorale. Nuk ka të bëjë me zona. I kam parë edhe në zona shumë sqimatare edhe në zona shumë të ashpër. Krijojnë eficiencë. Është dorëzimi i politikës përballë tyre.

Është një deputet që kemi akuzuar se është shkarkuar nga policia në 2003 për lidhje me drogën. Të dy palët e dinin që kishte problematikë me drogën. Secili prej politikanëve filloi të flejë me krimin, prostitucionin. Duan fitoren e atij momenti. Nuk i sheh kurrë të flasin në parlament. Por aty në elektoral, përtej partive sigurojnë avantazh. Dhe nga një zonë krejtësisht e djathtë kthehet e majtë. Dhe Rama ka qenë talent për ta kthyer në kampin e vet.'

Ergys Mërtiri nënvizoi se Rama duhet të mbajë përgjegjësi politike pasi Çyrbja nuk është i vetmi.

'Çyrbja vërteton atë që kemi thënë, mbështetja që ka politika nga krimi. Bashkëpunimi i ngushtë për vota dhe për përfitime. Krimi jo vetëm i lirë për të vepruar jashtë vullnetit të politikës por bashkëpunon me politikën. Njerëz nga bota e krimit janë deputetë, politikanë. Ky është lajmi më i keq për një vend. Kur sundon krimi pushteti nuk mund të jetë për popullin. Dhe ne i kemi thënë vazhdimisht që votat blihen me para nga grupe kriminale.

E vështirë të bësh fushatë. Rama është tallur me këtë lloj muzike. E ka shitur si ekstremizëm, por po provohet dita ditës. Kryeministri duhet të ndjejë përgjegjësi për një person që kapet. Por kur kapet më shumë se 1, 2 apo më shumë nuk ka më përgjegjësi. Ajo që thotë Rama është e vërtetë, por përgjegjësia politike është e përbashkët. Rama ka përgjegjësi për çdo gjë që bëjnë njerëzit e tij. Nëse dalin kriminelë ka faj Edi Rama. Nuk mund të thuash që nuk ka faj.'

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?