Arrestimi i Jurgis Çyrbjes, SPAK pyet ish-kryetarin e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako! Shoqërohet me polic

2 Dhjetor, 12:06| Përditesimi: 2 Dhjetor, 14:25

  • Share

TIRANË- SPAK thërret për të marrë në pyetje ish-kryetarin e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako për dosjen ‘Çyrbja’. Duke qenë se ndodhet në arrest shtëpie, Dako mbërriti në SPAK i shoqëruar nga një efektiv policie dhe do të pyetet për dosjen që çoi në burg ish-deputetin e PS, Jurgis Çyrbja.

Nga bisedat në SKYECC grupet kriminale pretendojnë se kanë ndikuar që Çyrbja të vendoset më lart në listën e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 2021. 

Në një komunikim me Çyrben, eksponenti i krimit të organizuar Edmond Koçi, i njohur si Mond Çekiçi, i thoshte se e kishte rregulluar që ai të renditej i pesti në listë. Ndërkohë që Jurgis Çyrbja rezultoi edhe më lart i treti. Për të gjitha këto pretendime Dako është pyetur nga hetuesit, pasi ka qenë edhe drejtues i PS në Durrës.

Çyrbja u ‘fundos’ pas zbërthimit të bisedave në aplikacionin e koduar ‘Sky ECC’, ku u zbulua se informacionet sekrete shtetërore që Çyrbja, arrinte t'i siguronte përmes zyrtarëve, ende të paidentifikuar, duke shfrytëzuar pozitën e tij si deputet ua jepet grupeve kriminale, mes tyre Altin Hajrit. E sipas SPAK, Hajri e shpërbleu duke i siguruar vota në 2021. 

Çyrbja dhe bashkëpunëtori i tij Ahmet Masha u arrestuan më datë 20 tetor, me urdhër të SPAK. Ndërkohë, urdhër arresti nuk është ekzekutuar ende për Altin Hajrin, pronar i kompleksit ‘Golden’, i cili prej 4 vitesh është edhe në kërkim si organizator i rrëmbimit dhe vrasjes së Jan Prengës më 17 janar 2020.

Jurgis Çyrbja akuzohet për “tregimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”, kryer më tepër se një herë, “përkrahja e autorit të krimit”, kryer më tepër se një herë dhe “tregimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?