Arrestimi i komisionerëve në Durrës, ja si LSI u rrit frikshëm nga manipulimi i votave (TABELA)

28 Korrik 2020, 13:53| Përditesimi: 28 Korrik 2020, 15:18

  • Share

Tabela me rezultatet e votimit në 2017 tre qendrat ku u bënë manipulimet në Durrës krahasuar me 2013

Report Tv ka siguruar tabelën me rezultatet e votimeve në 3 qendrat e votimit ku u arrestuan komisionerët në Durrës për krim zgjedhor. Tre qendrat e votimit janë në Shetel dhe dy Rubjekë. Por cilat ishin rezultatet e votimit në 2017 në këto tre qendra me manipulimet që u bënë, krahasuar me 2013? Në tabelën e siguruar nga Report TV, evidentohet se në tre qendrat, PD-ja ka një ngritje nga 2013 në 2017 me +48 vota, PS-ja me +20, ndërsa më shumë rritje ka LSI-ja me 111 vota plus më shumë në 2017 kur u bënë manipulimet krahasuar me 2013. Ndërkohë që në 500 qendra të qarkut të Durrësit, PS-ja ka rritje me 16 përqind, ndërsa në tre qendrat e votimit që u bënë manipulimet 2 përqind.


Lajmi kryesor:

SPAK lëshon 22 urdhër arreste për dosjen 339, inkriminohen 21 komisionerë zgjedhorë të PD, PS, LSI dhe PR për zgjedhjet e 2017


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?