Politikë

Arrestimi i kryebashkiakut/ Rama: Nëse Erion Veliaj dhe e shoqja kanë blerë 800 mijë euro fustanë e bizhuteri s'kemi çfarë diskutojmë, por kërkojmë prova

11 Shkurt, 19:52| Përditesimi: 11 Shkurt, 20:31

  • Share

Në ceremoninë e organizuar nga Bashkia e Tiranes me rastin e 105-vjetorit të shpalljes së Tiranës Kryeqytet i Shqipërisë, kryeministri Edi Rama tha:

Unë sfidoj të bëjnë një kërkim e të gjejnë një forcë politike në Europën ish lindore që në 5 vite rrjesht ka qepur gojën e vetëm ka thënë ecni përpara, godisni majtas e godisni djathtas. Ka marrë kosto shumë të mëdha nga drejtësia. Nuk ka. Nëse Erjon Veliaj dhe e shoqja kanë blerë 800 mijë euro fustanë e bizhuteri nuk kemi çfarë diskutojmë. Por kemi të drejtë të kërkojmë provat.

Kemi të drejtë të themi që ndërkohë hedhja e kësaj shifre në mexhelis është e qëllimshme për të ekzaltuar masën që kërkon gjak. Për të krijuar një situatë ku të jetë e pamundur të diskutosh. Jam bërë ndjekës i procesit pasi kam dëgjuar njerëz të artit, që kanë parë picir, në hetimet me këtë prokuror. Që realisht unë do doja që të bindte këdo me prova. Mbase i ka. Por ama, metoda e papranueshme. 


Lajmi kryesor:

Arrestimi i Veliajt/ Rama në ceremoninë e 105-vjetorit të Tiranës kryeqytet: Ajo që ndodhi dje kaloi çdo limit! Në proces jam dëshmitar si janë intimiduar personat


S.G/G.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?