Arrestimi i kumbarit të mafies së Siçilisë, reagojnë Mattarella dhe Meloni: Fitore! Lufta kundër krimit s’do ndalet

16 Janar 2023, 11:06
  • Share

1673863572_page.jpg

“Fitore” e kanë cilësuar kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni dhe Presidenti italian Mattarella kapjen e bosit të mafies së Siçilisë, Mattteo Messina Denaro.

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka përshëndetur arrestimit e bosit të Cosa Nostra, Messina Denaro. Meloni e ka quajtur një fitore të shtetit kundër mafies.

“Një ditë pas përvjetorit të arrestimit të Totò Riina, qeveria siguron që lufta kundër krimit dhe mafies të vazhdojë pa pushim, siç tregohet nga fakti se dispozita e parë e këtij ekzekutivi, mbrojtja e burgut të pengesës kishte të bënte pikërisht me këtë çështje”, ka thënë Meloni.

Gjithashtu edhe presidenti Sergio Mattarella ka reaguar lidhur me arrestimin e Mattteo Messina Denaro , duke theksuar se pas një bashkëpunimi të ngushtë me drejtësinë  bë edhe arrestimi i bosit të mafies.

“Një tjetër kryetar i krimit të organizuar del para drejtësisë”, shtoi ai.


Lajmi kryesor:

‘Një jetë’ në arrati, kapet 'kumbari' i mafies siçiliane, Matteo Messina Denaro! 30 vite më parë në të njëjtën datë ra në pranga edhe Toto Riina! U gjet në një klinikë private në Palermo


G.MO/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?