Arrestimi i Lefter Kokës/ Kim: Askush s'është mbi ligjin! Mund të vraposh, por nuk mund të fshihesh! Basha: S'është 'peshku i madh'! Kryemadhi: Ka akoma të tjerë majtas e djathtas

14 Dhjetor 2021, 13:47| Përditesimi: 14 Dhjetor 2021, 15:17

  • Share

TIRANË- Arrestimi i ish-ministrit të mjedisit, Lefter Koka nga SPAK për dosjen e inceneratorit të Elbasanit ka sjellë reagimet e para. Është ambasadorja e SHBA-së, e cila është shprehur se ky operacion i SPAK tregon se askush nuk është mbi ligji dhe se askush nuk i shpëton fuqisë së tij.

Nga ana tjetër, kryedemokrati Lulzim Basha është shprehur se kjo nuk është drejtësi e plotë. Ai ka kërkuar edhe arrestimin Edi Ramës, Erion Veliajt, Arben Ahmetajt, që sipas tij janë "peshqit" e mëdhenj.

Nuk ka munguar edhe reagimi i vetë Lëvizjes Socialiste për Integrim. koka ka qenë dikur ish-ministri i tyre, por kalimin e PS-në, nuk ia kanë falur, duke e sulmuar shumë ashpër. Për arrestimin t tij, LSI thotë se është tepër vonë dhe një hipokrizi e SPAK, kjo pasi sipas tyre denoncimet janë bërë me herët, por mosreagimi ka qenë i qëllimshëm. Kryetarja Monika Kryemadhi e LSI-së tha se ka akoma persona të përfshirë në këtë çështje.

Lefter Koka u arrestua mesditën e sotme në banesën e tij në Durrës, për dosjen e inceneratorit të Elbasanit. Ndaj tij, rëndojnë 3 akuza për veprën penale, për shpërdorim detyre, pastrim parash dhe korrupsion.

Ora 14:59
Arrestimi i Lefter Kokës, Kryemadhi: Ka akoma dhe shumë të tjerë, majtas e djathtas

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka reaguar pas arrestimit të Lefter Kokës nga SPAK për hetimin e nisur për çështjen e inceneratorëve. Kryemadhi tha se ka akoma persona të përfshirë në këtë çështje.

"Ka akoma dhe shumë të tjerë, majtas e djathtas. Janë të gjithë në provë, përballë provave të pa kontestueshme", shkruan Kryemadhi. 

Ora 13:50
Arrestimi i Lefter Kokës, Basha: Nuk është peshku i madh! Nuk është drejtësi e plotë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha se arrestimi i Lefter Kokës me urdhër të SPAK për dosjen e inceneratorin e Elbasanit, provon që akuzat e opozitës ndaj tij janë të vërteta. Ai tha se Koka nuk është "peshku i madh", por kërkon arrestimin e Edi Ramës, Arben Ahmetajt, Erion Veliaj,  që sipas tij janë "peshqit e mëdhenj".

"Arrestimi i sotëm është një tjetër provë që fakton drejtësinë e denoncimeve të PD, në 2018 nisi procesin e denoncimeve, përkundër blerjes së heshtjes publike për 400 mln euro që i janë zhvatur taksapagusve të saj, arrestimi i ministrit të Ramës tregojnë se denoncimet tona kanë qenë të drejta, nuk ka qytetarë shqiptar që e beson se ky është peshku i madh, e dinë të gjithë që 17 vendime qeverie nuk i nxirrte dot një ministër, emrat e vërtetë që qëndrojnë pak kësaj afere janë të Edi Ramën, Damian Gjiknburit, Erion veliaj, Klodian Mërtirit dhe surrogatëve të tjerë ndaj sado nuk ka veprim të plotë nuk ka drejtësi të plotë. Nuk mund të themi se sot është një ditë triumfi, është fillimi i një procesi por nuk mund të përfundojë pa dhënë përgjigje se cfarë bëhet me kokat,  me kreun e qeverisë, paratë e kujt po pastronte ministri i Ramës, kjo dëshmon rëndësinë e madhe që ka komisioni hetimor, arsyet e rezistencës që iu bë ngritjes së këtij Komisioni, ne po e bëjmë këtë betejë për interesat e shqiptarëve, por tregohet se duke mos sjellë dokumentin e nevojshëm, fajtorët janë zbuluar", tha Basha.

Ora 13:42
Arrestimi i Lefter Kokës, LSI: Shumë vonë dhe hipokrite!

1636727169_LSIselia.jpg

Lëvizja Socialiste për Integrim nuk është kursyer aspak për ish-ministrin e tyre, Lefter Koka. Menjëherë pas arrestimit të tij nga SPAK, për dosjen e inceneratorit në Elbasan, LSI e ka cilësuar si një operacion të vonuar dhe hipokrit, e ndërsa në reagimin e tyre kanë sulmuar edhe Partinë Demorkatike, ish-aleatin e tyre.

"Shume vone,hipokrite dhe pa asnje vlere per te falenderuar Spakun.

Denoncimet dhe faktet atje kane qene prej shume kohesh, por mosveprimi ka qene i qellimshem dhe me regji. Banda e aferes se incineratoreve nuk duhej te prekej para zgjedhjeve sepse ajo do te blinte dhjetera mijera vota te LSI per llogari te Rilindjes ne Durres,Tirane, Elbasan, Fier, Berat etj .

Ne krye te bandes eshte vete Edi Rama dhe Kryetaret e Bashkive e Ministrat ende ne detyre. Banda e icineratoreve e detyroi edhe Lulzim Bashen qe te mos pranonte asnje anetar nga Lsi ne Komisionin Hetimor parlamentar. LSI do te zbardhe te plote dhe deri ne fund kete afere para popullit shqiptar. Shqiptaret nuk duan drejtesi me regji, por drejtesi te vertete dhe ne kohen e duhur!!", shkruan petrit Vasili. 

Ora 13:19
Arrestimi i Lefter Kokës/ Kim: Askush nuk është mbi ligjin! Mund të vraposh, por nuk mund të fshihesh

Reagimi i parë lidhur me një prej arrestimeve më të bujshme të SPAK, atë të ish-ministrit të mjedisit, Lefter Koka ka ardhur nga ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim. Diplomatja amerikane thotë se kjo është një tregues se askush nuk është mbi ligjin.

"Veprimet e SPAK-ut, sidomos këtë javë, tregojnë se askush nuk është mbi ligjin. Mund të vraposh, por nuk mund t'i fshihesh më ligjit. Reforma në drejtësi po jep rezultate konkrete", tha Kim. 

Postimi i ambasadores Yuri Kim, në anglisht
B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • redi 2: 15/12/2021 16:22

    Një rregullim i vogël i shkrimit të goditur të komentuesit ‘redi’ - SPAKU është sinonim i kthimit të shpresës së shqiptarëve për ndëshkimin e krimit shtetëror që ka 30 vjet që ja ka nxirë jetën shqiptarëve. Megjithse vonë, ka filluar të lëvizë dicka. Ajo që të bën ti urresh me gjithë shpirt, është pandëshkushmëria e kriminelëve të tjerëve si Saliu, Meta, Lul Basha, i cili me 230 milion dollarët e vjedhura të Rrugës së Kombit, ka rekordin e krimeve e të grabitjeve e vjedhjeve galopante që janë bërë në Shqipëri. Kanë gojë dhe komentojnë se kush duhet arrestuar?!!.... Hajduti bërtet ‘Kapeni Hajdutin’! Futini në burg kriminelët politikanë, së bashku me prokurorë dhe gjykatës që i mbrojtën dhe sot janë jashtë sistemit të drejtësisë nga vetingu. Luli, Monika dhe Vasili, e plot të tjerë, duhet të përgjigjen për zullumet e tyre, se ku i gjetën paratë dhe pasuritë që kanë grumbulluar?!!....

    Përgjigju
  • Populli: 15/12/2021 00:12

    Kur do mbaroje kjo shellje gastore e disa njerezve qe na u serviren si te pare vendi.. po ik o shtup rradaci se ti je njeriu i fundit qe duhet te flase.. o shqiptarja mos na i nxirrni me para syve

    Përgjigju
  • Tiku: 14/12/2021 20:28

    Ka akoma te tjere majtas e djathtas? Ahahahahhaah e papare!

    Përgjigju
  • Like: 14/12/2021 17:50

    Po kur flet dhe mona surrat kali qe e ka vjedhur e shkaterruar kete Shqiperi se bashku me like kokemadhi e injoranti. Po Leftin likja e propozoi per minister ne ate kohe. Alone ate kohe hanit ne nje grrec dhe ndanit patate e vjedhura te popullit. Ju te gjithe e keni vendin ne biruce deri ne fund te jetes. Globi rrotullohet se shpejti eshte radha jote te provosh birucen

    Përgjigju
  • usa emigrant: 14/12/2021 16:47

    koka e korrupsionit e krimit ne Albanistan eshte sali berisha , cifti metaj & meta keta duhen derguar per gjykim te shpejt e pastaj te veprohet me tjeret.

    Përgjigju
  • Ben: 14/12/2021 16:43

    Do bejne nja dy vjet burg si puna e Llalles dhe do gezojne per jete milionat qe kane vjedhur. Keta qe kur e kane nisur hajduterine, e kane marre parasysh edhe burgun, aq halabake jane.

    Përgjigju
  • Populli: 14/12/2021 16:19

    Monika eshte balena e pare qe duhet te kapet duke bere llam llam kujton se do te shpetoje veten dhe peshkaqenin qe e ka ne Presidence.

    Përgjigju
  • Qytetari: 14/12/2021 16:15

    Une moj Monike edhe pse meriton shume sharje dhe epitete do ta ruaj Etiken per hir te portalit Por nje gje po ta them Jam dakort qe ka dhe te tjere majtas djathtas meqenese te erdhi zeri te flasesh Por nje gje duhesh ta dish se rradhen e ka Ilir Floriri Meta dhe Monika Kryemadhi Meta besoj se je dakort me mendimin tim Dezdemona ko……a ⛓

    Përgjigju
  • redi: 14/12/2021 16:08

    SPAKU eshte sinonim i kthimit te shoreses se shqiptareve oer ndeshkimin e krimit shteteror qe ka 30 vjet qe ja ka nxire jeteb shqiptareve Megjithse vone ka filluar te levize dicka.Ajo qe te ben ti urresh ne gjithe shpirt eshte pandeshkushmeria e te tjereve si Saliu,Meta,Lul Basha (qe me 230 milion dollaret e vjedhura te rruges se kombit)ka rekordin kane goje dhe konentojne se kush duhet arrestuar theyer.Futini ne burg kriminelet politikane se bashku me prokurore dhe gjykates qe i mbrojten nga burgu fhe sot jane jashte sistemit te drejtesise nga vetingu.Luli ,Monika dhe Vasili duhet te pergjigjen per zullumet e tyre se ku i gjeten parate dhe pasurite qe kane

    Përgjigju
  • Spak: 14/12/2021 15:42

    Veten ti mos dil per prononcim moj k/hajdute e leshise. Di emra ti?,thuaji pra, burri yt i pari,ti e dyta me gjithe ata pjellat tuaja qe jetojne mbi djersen e gjakun e shqiptareve. Nuk jane te mitur,por ne moshe madhore qe dine te bejne llogari se si i siguroni ju milionat qe ata harxhojne per lluks. Te peshtire,flet ti per lefter koken,si duket nuk u ka dhene 60 perqindshin qe vidhnit nga buxheti shtetit.

    Përgjigju
  • Dilja: 14/12/2021 15:39

    E VERTETE ESHTE O BASHA..LEFTERIS NUK 3SHTE PESHKUT I MADH....AI KA VEPRUAR SE I KA DHENE DORE ILIR META....PESHQIT E ME DHENJ NE SHQIPERI JANE..SALI BERISHA.LUL BASHA... ILIR META ..MONIKA KRYEMADHI ME GJITHE MINISTRAT E TYRE...KETA DUHEN ARRESTUAR Z.KIM.....

    Përgjigju
  • PENIS KASAP Rexhep Bule Leka [ kepi ]: 14/12/2021 15:17

    Monika mbas Lefterit e ka radhën Likja jot se ka shum gjynahe për të lar yt shoq. E mbas tij e ke radhën ti se je bashkëpuntore në vjedhje madhore. Zoti vonon por kur nuk haron. Si mendon ti pse po përpëlitet kaq shum Salheu se e ndjen " BURGUN " si familje. A e pe se sa i urt është bër kërma Salhe. Prandaj dhe ti o Monik mos u nxito të prononcohesh prit se dardha e ka bishtin mbrapa. Lefter Koka past këmbën e mbar e mart nga të katër krahët shum qelbësira aty ku është. ZOTI E BEKOFT SHQIPRIN.

    Përgjigju
  • robi: 14/12/2021 14:06

    paste kemben e mbare.mbas tij dhe kokak e mafjes 30 vjwcare qe po na marrin frymen

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?