Momenti i arrestimit të Liam Osmanit në BBV3

Arrestimi i Liam Osmanit në shtëpinë e Big Brother VIP, policia e priste tek dhoma e surprizave

5 Mars, 22:43| Përditesimi: 5 Mars, 22:51

  • Share

Nuk zgjati as 24 orë qëndrimi i Liam Osmanit në shtëpinë e Big Brother-it. Ai hyri gjatë spektaklit mbrëmjen e së shtunës dhe gjatë ditës së dielë u arrestua nga policia brenda në shtëpi. Ndërkohë mbrëmjen e djeshme u publikuan pamjet e arrestimit të Liam Osmanit.

Atë e prisnin oficerët e policisë në dhomën e surprizave, ndërsa më pas Liami u shoqërua prej tyre. Kur ish-banori u fut në dhomën e surprizave ai pa aty policinë dhe shkoi me ta pa kundërshtuar. Para se të arrestohej, Liami deklaroi në dhomën e rrëfimit se hyrja në shtëpinë e Big Brother ishte një shans për të për t’u rikthyer në vendin e tij.

Liam Osmani rezulton i dënuar në vitin 2022, pasi në vitin 2019 përmes mashtrimit ka përvetësuar 17 bileta turistike për në Gjermani në vlerë rreth 6 mijë euro, për të cilat nuk ka kryer pagesat përkatëse.

Ai hyri në territorin e Shqipërisë disa ditë përpara hyrjes në Big Brother dhe nuk u ndalua nga policia në Rinas. Liam Osmani deklaroi se ka qenë në dijeni të një denoncimi të bërë ndaj tij për mashtrim, por jo se ishte i dënuar.

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?