Arrestimi i Metës, Babaramo: Drejtësi me dy standarde! Të marrë fund pandëshkueshmëria, por të jetë e njëtrajtshme nga gjitha anët

24 Tetor, 14:09| Përditesimi: 24 Tetor, 14:58

  • Share

TIRANË- Gazetari Ilir Babaramo ka komentuar për Report Tv arrestimin e kreut të Partisë së Lirisë, për aferën CEZ-DIA dhe lobimin e LSI. Sipas Babaramos, drejtësia po vepron me dy standarde, ndërsa krahas rastit të Metës, mori edhe në analizë arrestimin e ish-deputetit Jurgis Çyrbja, i cili ra në pranga për lidhjet me grupet kriminale.

“Dy standarde se si veprohet. ‘Shteti’ i opozitës shqiptare është Genc Gjokuaj, ai është përfaqësuesi ligjor i dy drejtuesve të opozitës, njëri arrest me burg dhe tjetri arrest shtëpiak. Shikojmë andej nga qeveria, edhe Çyrbjen e morën me statusin e ish-deputetit. Kush e thirri që duhej të jepte dorëheqjen dhe përse u shmang procedura që dosja e tij, që është hartuar fund e krye nga europianët, përgjimet e Sky ECC i erdhën prokurorisë 4 vjet më parë, megjithëse ishin bërë turshi, s’mund të justifikohej më tek ata që i sollën për ta arrestuar atë si deputet duhej të shkonin ca dosja, ca të dhëna. Dosjen e Metës nuk ka pensionistë në tiranë që nuk e ka WhatsapApp. Për dosjen e Çyrbjes na thonë që është sekret hetimor.

Aty, sipas njoftimit të SPAK, ka si është bashkëpunimi me bandat kriminale, si janë blerë votat për këtë subjekt elektoral, se si bandat përcaktonin listën e kandidatëve për deputet. Nëse shohim që Fatimja ia dha kartën e kreditit mbesës, nipit, jo vila me qira, shuhet edhe kuriozitet njerëzor, ndërkohë që privohemi të shuajmë kuriozitetin njerëzor se si bliheshin vota, se si hapeshin dyert për drogën në portin  Durrësit. Se si një deputet përdorte mandatin për të informuar një përfaqësues të rrezikshëm të mafies”, tha Babaramo në Report Tv.

Në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, Babaramo thotë se duhet të marrë fund pandëshkueshmëria, por thekson se drejtësia duhet të jetë e njëtrajtshme nga të gjitha anët, si nga opozita njëjtë edhe nga mazhoranca.

“Duhet të marrë fund pandëshkueshmëria, por duhet të jetë e njëtrajtshme në të gjitha anët, pasi pastaj nga drejtësi do kthehej në luftë bandash politike. Meta ka kohë që bën reagime emocionale, propaganduesit e qeverisë janë marrë me formën emocionale të reagimeve të tij. Të qëndrojmë të standardi i dyfishtë. Disa e quajnë arrestim, mbështetësit e tij e quajnë rrëmbim. Për të gjithë biem dakord që ishin skena poshtëruese.

Drejtësia do këtë fshirë vetëm krerët e opozitës dhe peshq të vegjël periodik, si do shkohet në zgjedhje? Të ketë procese të drejta të hapura dhe në kohën e duhur. Si do shkohet në prill të vitit 2025 në zgjedhje, kur do ushtrohet drejtësi? Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar. Nëse është drejtësi e vonuar në kohë para zgjedhjeve, atëherë bëhesh palë”, vijoi Babaramo.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ethem Lalaj: 25/10/2024 09:42

    Babaramo ka në xhep TESRËN E PD+PL,Ndaj nuk i përmënd 101 krimet e SALI+LIKE.Sidomos VRASJET E 20.000 njërzve: Shkodër,Tiranë,Tropojë,Vlorë,Lezhë,Gjirokastër,Elbasan,si dhe 1997= 4000.Për pronat= 3000.Në Otranto 86. -Vetëm për Gërdecin 2008 e 21 janarin 2011..Sb duhet DËNUAR PËR JETË. -Like për vidion e 7 % me DRITAN PRIFTIN duhej të dënohej e largohej nga politika.Ndërsa për VILAT NË SHQIPËRI,ANGLI,BEOGRAD..DUHET SEKUESTRO ME KOHË E NË BURG ME GJITHË LAVATRIÇEN MONA/ÇIZMEN. -Babaramo e KO DUHET TË SHKOJNË TE TV-t e SALIUT 99 %.Dhe jo te REP.TV I VETMI TV I PASNSHËM NË SHQIPËRI QË NGA 2005.

    Përgjigju
    • hahah: 25/10/2024 11:34

      Po Rama qe doli se kishte mbi 200 milion Euro pasuri nga kabllogramet e OSBE qe kur ishte kryetar bashkie??? Apo ta leme se eshte gjynaj ky? Ik e futja nje sufllaqe shoku

  • Toni: 24/10/2024 20:56

    Po si nuk te vjen pak turp o Babaramo kaq i pacipë je ? Pse nuk e di ti sa ka vjedhë Meta Kryemadhi,nuk e di ti çfarë kanë bërë këto sa krime kanë bërë? Nuk e ke parë ti videon e Dritan Priftit? Nuk ke dëgjuar ti për vrasjen e Nokës në Lezhë se kush e ka bërë? Turp te kesh palaço gazetar

    Përgjigju
  • Mario: 24/10/2024 20:18

    Babaramo eshte sharlatan. Te besh komente te tilla, kur goditja nga drejtesia ka filluar ne fillim nga PS, atehere kjo tregon se kush mundohet te shplaj mendjen e njerzve. Nqs ky pret qe te marrin Ramen dhe Veliajn, ata do te merren mbasi te lene poziten, sic eshte bere per te gjithe. Te tjerat jane fjale ne ere te ketyre analisteve te paguar nga keta te korruptuarit.

    Përgjigju
  • vlonjati: 24/10/2024 19:40

    Shume i dyshimte reagimi,sikur e pickoi dicka ne vend te keq kete gazetarin Babaramo.I paska ardhur keq se perse policia e arrestoi Meten ne rruge,se me demek ka qene president etj etj.Po cfare duhej te bente policia sipas te moderuarit Babaramo ,kur e ndalon ate per te zbatuar urdher arrestin dhe ai,duke qene dhe i armatosur,nuk u bindet,i kercenon,i ofendon duke i share e perbuzur, te shtrihen pertoke sepse keshtu i pelqen Babaramos? Ku ta gjejne peshkun e arghendte te mbiquajtur "Like floriri",te lyer me ar,kur ai as adrese nuk ka te deklaruar? apo ti shkojne nga pas duke iu lutur ti respektoje si punonjes te shtetit qe bejne nje detyre te caktuar? Zoti Babaramo! E dini ju kush jane ata biznesmene,gjyqtare,prokurore apo dhe Gazetare,te medhenj po te vegjel qe jane ne bordetone e ciftit Like -Momoika"?Perse hidhen perpjete ,duke u ardhur keq e duke mbrojtur kete perbindesh te korrupsionit,qe ka bere te 99-tat,nga vjedhjet,korrupsioni madhor,pastrimi i parave,fshehja e pasurise apo kercenimet,shantazhhet e ,sic flitet dhe vrasja e personave te padeshirueshem e te rrezikshem per veprimtarine e tij kriminale,si Dritani,ish ambasadori Tepshi,apo deshmitaret okulare te grabitjes se floririt ne Krrabe e te tjere si keta? Eshte e pafajshme merzitja juaj per menyren se si i vune prangat ish sigurimsit Meta-j apo ka dicka tjeter pas kesaj? E rendesishme eshte esenca,permbajtja,fakti dhe jo siperfaqja,forma,levozhga zoti Babaramo.Ne fund te fundit,e meritonin shqiptaret "kokepalare" sipas ketij edepsezi super te korruptuar e kriminal qe pasi i ka grabitur,perbuzur e pare si beu i tyre nga maja e kalit nga ky cift makaber qe te kenaqeshin duke e pare ta terheqin zvarre e ti vene prangat si nje gangster me kollaro,si nje element i rrezikshem kriminal me ne fund pas 34 vjetesh te marre rob nga Ky,Monika,Saliu e familja e tij!

    Përgjigju
  • Tuku: 24/10/2024 18:38

    Shumë e drejtë Berisha dhe Meta me masë ndersa hajduti Plarent Ndreca në gjëndje të lirë.

    Përgjigju
    • Mario: 24/10/2024 20:19

      Nuk eshte i nivelit te Berishes dhe Metes apo te Cyrbes, Ahmetaj. Do marri denimin e duhur sipas krimit qe ka bere.

  • mond: 24/10/2024 18:28

    Po kur I di Evropa ate atehere si po fshihen te dhenat? Futja koto o Babaramo...domn...

    Përgjigju
  • ccc: 24/10/2024 18:04

    Ky eshte soji i Abilekajt, Bushatit, Basir Collakut etj.

    Përgjigju
  • Letica: 24/10/2024 15:49

    Ja dhe nje qen tjeter i ushqyer nga Meta me parate tona. Pse renkon se i iku pagesa mujore qe merrte per te lehur per ciftin nga Skrapari Kur e pash te henen diten kur u arrestua Meta tek 5 pyetjet lumadhi ishte bere dyll i verdhe dhe lehte cdo sekonde se i ishte bere nje arrestim qe denigronte figuren e hajdutit te gjithe pasurive te Shqiperise Siç e moren zvarre Meten dhe e arrestuan e paste kemben e mbare Meta qe drejtesia e re ti vene hekurat cdo hajduti peshk i madh e deri tek cironka nga e majta ne te djathte kush ka vjedhur e pervetesuar pasurine e ketij populli te varfer Drejtesia e re jo vetem qe ti burgosi por ti sekuestroj gjithe pasurite qe kane Parate qe kane marre me pagat e punes se tyre nuk i kane dal ashtu siç nuk i del cdo familje qe jeton me djersen e ballit dhe jo me me luksin e tyre pa futur fare ne llogari pronat dhe para neper banka

    Përgjigju
    • Donika: 24/10/2024 19:19

      Te lumtë ,hëngrën punon e jetes tona.

  • ILIRI: 24/10/2024 15:41

    E KA NGAQE ESHTE SHUM I GJATE , E HARROI QE E RRAHEN ATA TE LSI? APO JO ILIR ,LUAN RAMA TE BERI TE VDEKUN

    Përgjigju
  • Ceni: 24/10/2024 14:46

    Po pse nuk behet Prokuror apo kryeprokuror Babaramo dhe ta vere ne vije drejtesine. Not po lodhemi me vetingun

    Përgjigju
    • @Ceni: 24/10/2024 15:19

      Tè dogji @Ceni? Kèshtu e ka kjo puna e tè vèrtetès, dhemb e gjora. Babaramo ka plotèsisht tè drejtè nè atè qè thotè. Kètè Ilir Metèn, bèmat e tè cilit i dinim deri diku por qè tani e kemi edhe me fakte hetimi, nuk na u pleks dje si i kriminalizuar. Ai, i tillè ishte edhe para 21 janarit, ndaj ajo video e Dritan Priftit nxorri popullin nè rrugè, me viktima tè pushkatuar nè bulevard dhe traumè shoqèrore psiqike deri sot. Pas 1 milionè votave tè shqiptarève pèr RILINDJE, Meta-Metaj na u bè pèrsèri burrè i mirè dhe president. Drejtèsia nuk ka ardhur kurrè nga pazarexhinjtè dhe tjetèrsuesit e vullnetit politik,,,ndaj tè njèjtit, nuk duhet edhe ta marrin peng nè asnjè mènyrè, tani qè me ndihmèn e SHBA-BE ka filluar tè veprojè. Drejtèsi tè njèanshme NUK KA.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?