Arrestimi i Metës, Romeo Kara: Përgëzime policisë! Edhe aleati i vet në kat të 8-të e ka quajtur koka e krimit! Demiraj: U tërhoq zvarrë për të panikosur opozitarët

22 Tetor, 21:40| Përditesimi: 23 Tetor, 07:25

  • Share

Arrestimi i Ilir Metës u diskutua mbrëmjen e sotme në ‘Repolitix’, në Report tv,  me avokatët Esmeralda Demiraj nga PL, Rezart Kthupi, Përparim Çaça dhe Romeo Kara. Demiraj thekson për Denis Mingën se kapja zvarrë e Metës u bë për të panikosur popullin opozitar shqiptar.

'Akti i dhunës ndaj ish presidentit është i paprecedentë jo normal. Ka pasur të gjitha mundësitë policia jonë, një drejtues policie a nuk duhet të bëjë një hetim paraprak para se të flasë. Këto forca kanë kamera dhe le të nxjerrin nëse ka patur kundërshtim nga zoti Meta. Është kapur zvarrë, tërhequr dhe goditur. U bë për të panikosur shqiptarët dhe opozitarë. Është shfaqje jo normale. Edhe toni i Tedi Blushit është totalisht normale në këto kushte jo normale.'

Edhe Kthupi mendon se mund të gjendej një mënyrë tjetër për arrestimin e Metës.

'Nëse ti pretendon se ka refuzim duhet provuar. Policia nuk provon dot refuzimin. Jemi tek fjalët. Kishte mënyra tjera më burokratike. Në pamje të parë, po ta shohësh videon të duket shproporcionale. Narrativën e ngremë pa ditur se çka ndodhur brenda në makinë. Ajo që na mungon se çka ndodhur deri në atë moment. Nuk dimë nëse policia ka njoftuar të drejtat e personit të ndaluar. Pyetja që shtrohet, a do kishte pasur mënyra më civile për zbatim të të njëjtit vendim gjykate.'

Ndërsa Çaça e sheh arrestimin si shou.

'Policia duhet të zbatojë detyrat. Drejtësia bëhet në gjykatë. Nuk mundet askush me spektakle me kamera që gjoja janë rastësisht aty. Duhet zbatuar detyrën dhe jo të poshtërosh. I lexohen të drejtat personin që arreston. I komunikon pse dhe e treta ka të drejtë të telefonojnë një avokat. Janë të garantuara nga kushtetuta. Për çdo qytetar. Aty nuk ka letër. Nxjerrja zvarrë e pakonceptueshme për mendimin tim. Prandaj ka bërë lajm mënyra e arrestimit.'

Romeo Kara që është kallëzuesi në SPAK i aferës CEZ/DIA, përgëzon policinë për aksionin dhe kapjen e Metës.

'Janë fokusuar këtu për të mos u marrë me akuzat. Ne jemi këtu dhe me dhjetëra raste kemi kur arrestimet janë bërë më të dhunshme kur njerëzit kanë tentuar të godasin. Personi duhet të kishte respektuar cilësitë e veta, si ish president. Është një vendim gjykate, organi që ka lëshuar urdhrin. Ka pasur një fragment tjetër që nuk është dhënë. Zotëria ka treguar se është agresiv, për mua është dhe bipolar. Ka provokuar situatën atje. Duke bërë presion mbi policinë dhe rendin. Kërcënime dhe ofendime për shkak të detyrës. Në mënyrën si ka zbatuar policia meriton një bravo të madhe. Duhet të ketë hetim për ta shuar dhe nëse ka shkelje të gjithë të mbajnë përgjegjësitë.'

Ora 22:41
Avokati Romeo Kara: Metën e kam njohur në vitet '80, ka qenë çun i lezetshëm! Nuk ishte kështu, prova e parasë qenka shumë e fortë

 

Avokati Romeo Kara tregoi në Repolitix si e ka njohur Metën në vitet '80, teksa theksoi se më vonë ndryshoi duke u dhënë pas parasë. Më tej avokati shton se populli vetë duhet ti kishte marrë përpara me revolucion këto figura që sipas tij vazhdojnë e tallen me ne.

'E kam njohur në vitet '80. Ka qenë çun i lezetshëm por s’ka qenë kështu. Prova e parasë qenka shumë e fortë. Asgjë nuk ka qenë. Ka ofruar dhe vende kur ka qenë kryeministër nuk kam pranuar se ishin me tendera. Kanë gërmuar më lupë dhe teleskopë, nuk kanë gjetur gjë. Si besimtar e kam si obligim ta luftojë padrejtësinë. Këto njerëz që nuk paskan vjedhur më shumë se të tjerët, këta na kanë marrë jetën para syve dhe tani po tallen. Na tregojnë se kur vdes halla fitojnë 200 milion. Nuk është shkak i mjaftueshëm që jetojmë pa dinjitet në këtë vend.

Kur më kanë rënë në dorë këto të dhëna ka qenë viti 2014. Unë inceneratorët i kam përmendur para këtyre. Po këta nuk duan të dëgjojnë. Pse nuk guxojnë të thonë jam i Ramës. Mund të jem idiot më i madh. unë çoj një kallëzim nëse atë kallëzim e bën çështje prokuroria. Por këta kur nuk godasin argumentin, godasin argumentuesin. Përgjegjësinë më të madhe e kam, ky popull duhet ti kishte marrë zvarrë këto. Ka vjedh apo nuk ka vjedh? I ka luajtur fenë. Edhe aleati i vet, atje në kat të tetë i ka thënë koka e krimit.'

Ora 22:21
'Rindezja e dashurisë Meta-Kryemadhi solidarizim me të keqen', avokati Çaça: Nuk mjaftojnë më deklaratat, duhet mbrojtje juridike

 

Avokati Përparim Çaça thekson se në procesin e Metës ka pasur shumë dëshmitarë, deklarimet e të cilëve duhen vërtetuar paa gjykatës. Në 'Repolitix' Çaça shton se Meta dhe Kryemadhi nuk duhet të mbrohen më me deklarata por me mbrojtje juridike. 

'Kjo lloj rindezje e dashurisë pas divorcit është solidarizim pas një të keqeje. Në gjykimin tim ky lloj procesi, ka shumë dëshmitarë. Nëse shkojmë në një gjykim të zakonshëm, realisht duhet konfirmuar gjithçka që është deklaruar dhe duhen vërtetuar deklarimet para gjykatës. Nëse është dhënë një deklaratë duhet shikuar çfarë ndodh para gjykatës. Nëse pastaj hymë tek pjesa e intimidimit, pjesë tjetër.

Në të gjitha rastet ka shumë deklarata. SPAK është marrë me çdo dokument, kontratë kush e ka shitur apo blerë. Kemi një situatë të një personi të gjithpushtetshëm, ky është një çift atipik. Janë në një moment të vështirë. Nuk mjaftojnë më deklaratat. Duhet mbrojtje juridike. S’ka pasur as mbrojtje nga PD, se janë në Strasburg. Meta është një kauzë më shumë.'

Ora 21:58
'Kam sinjale se duan të prekin kallëzimin', Romeo Kara: Meta po tenton të shkatërroj provat! Nuk do i eci

 

Avokati Romeo Kara foli në Repolitix lidhur me hetimet ndaj Metës. Ai vuri në dukje se ka tentativa nga Meta dhe enturazhi i tij për të shantazhuar dëshmitarët. 

'Me aq sa dëgjoj, kam parë lëvizje deklarate që nuk i kanë dhënë deri dje që mund të ketë pasur tentativa që të preket kallëzimi që të konsiderohet kallëzim i rremë. Të preken provat kryesore edhe me dëshmi, shantazhe nuk e di. Po filloj ta krijoj këtë bindje. I kam disa sinjale. E kanë dhënë dy ditë. Tentativat që luajnë nga Amerika në Tiranë mund të mos ecin. Provat, lidhja shkak pasojë e kësaj pjese tregojnë se janë pakundërshtueshme. Do shkojnë në gjykatë.'

G.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Bledi: 22/10/2024 22:21

    Ky Romeo vertet i shkon mbiemri - nese eshte bipolar dmth ka nevoje per kujdes mjelsor jo shtaze policor.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?