Arrestimi i Metës/ Gazetari Adriatik Doçi: I kërkonte me urgjencë 200 mijë euro Kastriot Ismailjt! Berisha e futi në lojë me CEZ/DIA-n

21 Tetor, 17:24| Përditesimi: 21 Tetor, 18:21

  • Share

Gazetari Adriatik Doçi dha më shumë detaje në Studio Live lidhur me arrestimin e Ilir Metës. Doçi shpjegoi për Arbër Hitajn detajet nga dosjet hetimore CEZ/DIA dhe lobimi në SHBA që janë bashkuar në një, për të cilat u arrestua dhe Meta. Doçi thekson se ka pasur disa dëshmi në SPAK që kanë fundosur Metën, sa i përket CEZ/DIA.

'Janë disa fraksione hetimore, një është CEZ/Dia. Mendohet se ka një dëshmitar kyç që implikon Metën, Elvis Mata, drejtuesi i LRI në 2005. Drejtor ekzekutiv tek kompania DIA, besohet se ka rrëfyer para SPAK të gjithë rolin e Metës në aferën korruptive mes CEZ dhe DIA. DIA drejtohej nga Kastriot Ismailaj. DIA krijohet në 2009 dhe nis me një kontratë korruptive me mbledhjen e borxhit të keq të CEZ, ishte një lloj manovre e Berishës për të futur në lojë Metën. Berisha kishte privatizuar OSSH, gjeti dhe hapësirë të futet Meta, shpiket CEZ/DIA.

CEZ i kalon para për mbledhjen e borxhit të keq. DIA i kalon fatura fiktive gjoja se ka mbledhur borxhin. Një nga dëshmitë ishte ish përfaqësues i CEZ në Shqipëri Josef Hojcek, që Kastriot Ismailaj na e solli në Çeki Ilir Meta. Gjithashtu Dritan Prifti tha se Meta shkoi në Çeki për të lidhur Cez me Dia.'

Doçi zbulon edhe mesazhet e Metës ndaj Kastriot Ismailaj kur i kërkonte 200 mijë euro.

'Është një mesazh i kapur nga prokuroria kur Meta i kërkon Ismailaj para zgjedhjeve 2009 më dërgo urgjent 200, mendohet 200 mijë euro. Rrëfimi i Vojsava Ismaliaj deklaroi raportet e afërta mes familjes dhe Metës dhe bashkëpunimi dhe kërkesat e Metës për para. Këto janë fakte publike. Hetimet 2 vjeçare kanë avancuar duke konfirmuar rolin e Metës në këtë aferë. Fraksion hetimor në SPAK.'

Më tej, Doçi shpjegoi detaje nga lobimi në SHBA në 2016-2017.

'Çështje tjetër lobimi në SHBA, 2016-2017. Është provuar përmes letërporosive që Meta, pra LSI shpenzoi 1.2 m euro për lobim në SHBA për interesat e saj. Para që nuk i ka deklaruar as në një institucione ligjzbatues në Shqipëri. Mendohet se janë para të piste, të faktuar, duke ekspozuar këto fakte ka pasur investigim mediatik. Është kallëzuar nga Halit Valteri, SPAK operoi me procedura hetimore. Ka ardhur letërporosi ku konfirmohet shpenzimi i parave dhe mosdeklarimi në Shqipëri. Qëllimi ishte lobimi për interesa të LSI.

Në atë kohë ishte në kulmin e pushtetit e saj LSI. Ka operuar me para që nuk i dihet burimi. Mund të ketë të dhëna. Dosje e dytë në SPAK. Shërbimet estetike që kanë kryer Meta Kryemadhi gjatë 20 vjeteve në Vjenë dhe San Marino. Dosje e denoncuar nga avokat Idajet Beqiri. Kanë kryer shërbime estetike në Vjenë dhe San Marino, shpenzime që nuk janë deklaruar në ILDKPI. Edhe në këtë është operuar me letërporosi.'

Ora 18:12
'Po rrëmbehet opozita', Faik Basha për arrestimin e Metës: Drejtësia në dispozicion të Ramës

 

Faik Basha, nga PL, e shikon arrestimin e Metës si përpjekjen për ndërtimin e një shteti diktatorial. Sipas Bashës, po bëhet fjalë për rrëmbimin e opozitës, pas arrestimin e Salianjit dhe Berishës. 

'Tregoi formën si po mundohet ta ndërtojë këtë shtet diktatorial duke ushtruar presion. Nuk jam për bisedë. Bëhet fjalë për rrëmbimin e opozitës. Kemi Salianjin që është në burg pa prova pa gjë. Kemi Berishën në arrest shtëpie, regjimi po tregon frikë dhe tmerr. E gjithë struktura po vendoset në dispozicion për të treguar se drejtësia po bën punën. Keni parë sa të dobët janë në demonstrimin e propagandës. Populli shqiptar ka një problem, regjimi i Enver Hoxhës dhe babai i Ramës duhej tërhequr zvarrë në 91. Nuk u rrëzuan si çdo regjim në Ballkan dhe Europë dhe ky regjim po merr formë dhe po instalohet edhe një herë.

Sot do mblidhen strukturat dhe do bëhet çdo gjë publike. Ne jemi të gatshëm të përballemi me të gjithë format. Meta është në gjendje të mirë, ka parashikuar gjitha format e përballjes me një regjimi. Nuk është hera e parë që regjimet arrestojnë liderët e opozitës. Kjo nuk është e papritur.'

Ora 18:04
'Do ketë kallëzime të tjera', Halit Valteri për arrestimin e Metës: Në Sky Ecc ka paguar vrasës me pagesë për një vrasje të bujshme

 

Ish deputeti Halit Valteri komentoi në Studio Live komentoi arrestimin e ish presidentit Ilir Meta ditën e sotme me urdhër të SPAK. Meta u vu në pranga për shkak të hetimeve në aferën CEZ/DIA dhe lobimet në SHBA.

Për këtë të fundit denoncues ka qenë vetë Valteri në SPAK. Ai thekson ndër të tjera, se Meta ka edhe gjëra të tjera për të cilat po hetohet, madje ka biseda të tij në Sky Ecc ku ka paguar vrasës me pagesë për një vrasje të bujshme në Shqipëri. 

'Në Sky Ecc ka paguar vrasës me pagesë për një vrasje të bujshme në Shqipëri. Do ketë kallëzime të tjera.'

Ora 17:54
'Duhet vlerësuar drejtuesi i SPAK, nuk u tremb nga kërcënimet e Metës', Halit Valteri: U paguan 1.2 milion dollarë në SHBA nga kompanitë offshore

 

Ish deputeti Halit Valteri, komentoi në Studio Live arrestimin e Ilir Metës. Valteri është kallëzuesi në SPAK i lobimit të Metës dhe LSI në SHBA, ku janë shpenzuar sipas tij 1.2 milionë dollarë dhe janë deklaruar vetëm 15 mijë dollarë.

'Kush gërmon në malin e korrupsionit do anatemohet nga trushplarë që paguhen që ja kanë shitur shpirtin shejtanit. Sot jemi tek koha i vërtetin të gjitha. Kemi ardhur 3 vite pas denoncimit, njeriu më i përfolur për korrupsion. Për zhvatjen e miliardëve do japë llogari para drejtësisë. Asokohe dukej kohë e largët. Duhet vlerësuar SPAK, drejtuesi nuk është trembur nga kërcënimet të Metës qoftë esëll qoftë i dehur. Për tu përshëndetur. Gjithë komentet në rrjetet sociale, 99% e inkurajojnë SPAK dhe e falenderojnë për atë që ndodhi sot. Meta meriton shumë më shumë se aq, meriton të merret zvarrë në rrugë. Ka pirë gjakun e shqiptarëve, ka vjedhur paratë e fëmijëve tanë, paratë e plakave.

Lobimet, kur Meta ka qenë kryetar i LSI dhe më pas president. Pse i ka bërë Meta takimet? Është e ligjshme në SHBA, mjafton që të paguash faturën dhe të deklarohet. Në Shqipëri deklarojnë 15 mijë dollarë, janë paguar rreth 1.2 milion dollarë takime, shërbime, vetëm studio ligjore. Pa llogaritur biletat e avionit, eskortën, e çojnë deri në 3.5 milionë dollarë. Nuk kemi pasur informacion para 8 muajsh. Pastaj erdhën letër porositë dhe thashë kjo çështje mori fund. 5 kompanitë lobuese i kanë deklaruar këto shërbime në FARA, edhe Meta edhe LSI e kanë detyrimin ligjor të mbyllin deklarimin në tatime. Janë rreth 1.2 milionë dollarë pa udhëtimet, akomodimet. Janë paguar nga firma offshore. Njëra nga një grek qipriot. Ka bërë pagesat. Janë të deklaruara. Është marrë në pyetje dhe ka deklaruar.'

G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • beni: 21/10/2024 23:33

    BRAVO O ADRIATIK DOCI JE DJALE FLORI....JE NJE GAZETAR I SHKELQYER,,,,NDRYSHE NGA DISA PALACO GAZETARE QE MBROJNE HAJDUTE TE TIPIT BERISHA-META....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?