Arrestimi i Metës, Idajet Beqiri: Dje ishte festë për të gjithë! Shqiptarët u varfëruan prej grabitjeve të tij

22 Tetor, 19:00| Përditesimi: 22 Tetor, 20:05

  • Share

Avokat Idajet Beqiri komentoi në ‘Frontline Interview’ arrestimin e Ilir Metës ditën e djeshme me urdhër të SPAK nga Forcat Operacionale. Beqiri thekson për Marsela Karapançon se kjo pritej prej kohësh prej të gjithë shqiptarëve.

'Kishim kohë që e prisnim. E prisnin të gjithë shqiptarët. Të gjithë në një mendje pse po vonohet kaq shumë. Pse SPAK po vonohet kaq shumë? Koka e dytë e gjarprit në korrupsionin shtetëror pas Berishës. Korrupsioni i tij i paimagjinueshëm. Varfërimi prej grabitjeve të tij, i dhimbshëm.'

Më tej sqaron se sa vite burg rrezikon Meta tani pas hetimeve të SPAK.

'Ai akuzohet për korrupsion pasiv 4-12 vjet burg. Për pastrim maksimumi 15 vjet burg. Por edhe mosdeklarim të ardhurash që shkon deri në 14 vjet. Dënimi më i rëndë për pastrimin që shkon deri në 8-10 vjet. Pastaj për korrupsion që është deri në 12 vjet, gjykata mund të japi 8 vjet, për mosdeklarim të ardhurash mund të shkojë në 2 vjet. Në bashkim 15 vjet shkon patjetër.'

Sakaq, Beqiri thotë se ka edhe përgjime ku implikohet edhe Arben Ahmetaj.

'P.Xh. mori telekomin e mori vetëm për dy paga mujore që iu dha punonjësve. Ka dhe përgjime të tjera, kanë edhe me Arben Ahmetaj për 20 milion euro të kartave elektronike.'

Avokati tregon më pas si u bë e pasur nëna e Monika Kryemadhit, që mori një pronë tek spitali ushtarak që ishte shtetërore por ia dha Meta duke shfrytëzuar postin si kryeministër.

'Meta dhe Kryemadhi janë justifikuar gjithnjë se janë të pasur prej vjehrrës. Edhe ajo është person që përfshihet në deklarimin e pasurive. Problem si u bë ajo e pasur? Për çfarë prone bëhet fjalë? Është këtu tek ish spitali ushtarak, për një truall që ishte shtet. Kur ishte kryeministër ia dha këtë nga shtet ia dha një polici. Dhe polici u bë fiktiv pronar i asaj. Ai polici ja shiti nënës së Ilir Metës. Fiktivitete të gjitha. Dhe mbi këtë pronë të shtetit, ndërtoi pallate dhe u bë e pasur. Aferë korruptive.'

Ora 19:03
'Meta justifkohej me pasurinë e së vjehrrës', Idajet Beqiri: Kur ishte kryeministër i dha një truall shtetëror! U bë pronare fiktive

 

Avokati Idajet Beqiri shpjegoi në Frontline Intervieë se si u pasura nëna e Monika Kryemadhit me pasurinë e së cilës krenohej Ilir Meta me ish gruan e tij. Sipas avokatit, Meta mori një pronë shtetëore pranë spitalit ushtarak në Laprakë dhe ia dha një policia, i icili ia shiti nënës së Kryemadhit. Më pas aty u bënë pallate dhe ajo u bë e pasur. 

'Meta dhe Kryemadhi janë justifikuar gjithnjë se janë të pasur prej vjehrrës. Edhe ajo është person që përfshihet në deklarimin e pasurive. Problem si u bë ajo e pasur? Për çfarë prone bëhet fjalë? Është këtu tek ish spitali ushtarak, për një truall që ishte shtet. Kur ishte kryeministër ia dha këtë nga shtet ia dha një polici. Dhe polici u bë fiktiv pronar i asaj. Ai polici ja shiti nënës së Ilir Metës. Fiktivitete të gjitha. Dhe mbi këtë pronë të shtetit, ndërtoi pallate dhe u bë e pasur. Aferë korruptive.'

G.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Po mër po: 22/10/2024 21:06

    Aleatët u varfëruan edhe më shumë

    Përgjigju
  • ymeri: 22/10/2024 19:57

    KE SHJME TE DREJTE IDAJET,,21 TETORI TE SHPALLET FESTE KOMBETARE....JEMI SHUME TE GEZUAR QE META-KRYEMADHI DO JAPIN LLOGARI PARA GJYKATES DHE POPULLIT....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?