Mbledhja e Kryesisë së Partisë së Lirisë

Arrestimi i Metës/ Qëndrimi i Kryesisë së PL-së: Akt terrorist i urdhëruar nga Rama dhe zbatuar nga Dumani! Do intensifikojmë aksionin politik në terren

21 Tetor, 20:12| Përditesimi: 21 Tetor, 20:17

  • Share

Kryesia e Partisë së Lirisë, u mblodh mbrëmjen e sotme pas arrestimit të ish presidentit Ilir Meta. Kryesia ka dalë me një qëndrim për arrestimin e liderit të PL-së, duke dënuar me ashpërsi aktin shumë të rëndë, kriminal dhe terrorist siç thonë ata të arrestimit politik të Metës.

Sipas PL, ky është një akti me urdhër të Ramës, zbatuar nga SPAK, pa prova dhe fakte. Ata akuzojnë Ramën dhe Dumanin për goditje politike, ndërsa theksojnë zotimin e tyre për vijimin e aksionit politik dhe arritjes së objektivit të 5 prioriteteve.

QËNDRIM I KRYESISË TË PARTISË SË LIRISË

Kryesia e Partisë së Lirisë, e mbledhur sonte  më datë 21 tetor 2024, shpreh qëndrimin e saj, si më poshtë vijon:
1.     Dënon me ashpërsinë më të madhe aktin shumë të rëndë kriminal terrorist të rrëmbimit dhe arrestimit politik, në mënyrë jo ligjore, të dhunshme dhe në shkelje të hapur të dinjitetit njerëzor dhe qytetar të një figure të lartë publike, si ish-Kryeministri, ish-Kryetari i Kuvendit, ish-Presidenti i Republikës dhe Presidentit aktual të Partisë së Lirisë, z.Ilir Meta.

2.     Ky akt terrorist kriminal i urdhëruar nga Edi Rama në Kongresin e Partisë Socialiste dhe i vënë sot në zbatim nga struktura kriminale terroriste SPAK, konfirmon atë që kemi denoncuar prej kohësh se në Shqipëri ka rënë shteti ligjor dhe se sistemi i drejtësisë është i kapur për fyti dhe funksionon sipas një regjie, vetëm për llogari të interesave elektorale dhe politike të Narkoshtetit dhe Edi Ramës.

3.     Arrestimi politik i Presidentit të Partisë së Lirisë, z.Ilir Meta, pa fakte, pa prova dhe pa dëshmi konfirmon se drejtësia nuk funksionon mbi bazën e parimeve kushtetuese dhe të së drejtës, por mbi bazën e urrejtjes, hakmarrjes primitive, urdhrave politikë dhe metodave policeske të një shteti diktatorial.

4.     Edi Rama dhe Altin Dumani, me aktin e sotëm terrorist kanë kaluar vijat e kuqe duke i shpallur luftë të hapur opozitës, me qëllim asgjesimin e saj, të pluralizimit politik dhe demokracisë.

5.     Presidenti i Partisë së Lirisë, z.Ilir Meta është sot i burgosur politik për shkak të qëndrimeve të tij shumë të drejta institucionale, politike, patriotike dhe qytetare në mbrojtje të interesit kombëtar dhe sovranitetit të Republikës së Shqipërisë, të çështjes së Detit dhe të mbrojtjes së pakompromis të kufijve të Kosovës, si dhe për shkak të denoncimit të pakompromis të inkriminimit dhe korrupsionit skizofrenik të Edi Ramës, Narkoshtetit dhe Narkodrejtësisë. 

6.     Kryesia Politike e Partisë së Lirisë duke shprehur solidaritetin e plotë me Presidentin e burgosur politikisht, z.Ilir Meta, vijon aktivitetin politik nën drejtimin e Tij pavarësisht gjendjes së Tij juridike.

7.     Partia e Lirisë është e vendosur të intensifikojë shumëfish aksionin e saj politik dhe në terren për denoncimin e krimeve dhe korrupsionit skizofrenik të Narkoshtetit, për t’i ofruar një alternativë mirëqeverisjeje, të drejtë e humane të gjithë shqiptarëve nëpërmjet 5 Prioriteteve të saj për 4 milion shqiptarë plus.


Lajmi kryesor:

Konferenca/ Arrestimi i Metës, Blushi sulmon Dumanin: Xhelat i Ramës! Gjokutaj: Goditje politike para zgjedhjeve! PL deklaratë me 5 pika


G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Jaha: 21/10/2024 23:03

    Do hani nje mut te madh ju befte sa me mire.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?