Arrestimi i Ilir Metës u vijua të diskutohej sot në Studio Live me gazetarët Almer Toska, Anri Bala dhe Fatos Mahmutaj. Toska theksoi për Arbër Hitaj, se Meta është njeriu që është gjendur më pranë gazetarëve dhe njerëzve që i janë afruar për hall.
'Ka mbi 1 vit që diskutohet arrestimi i Metës, Berishës, Veliajt. Kam një raport miqësor me zotin Meta. Them se është arrestuar njeriu që është gjendur më pranë gazetarëve, që ka kontribuar më shumë në politikë me vendimet që ka marrë në favor të Shqipërisë. Është ndëshkuar që i përgjigjej njerëzve kur ata kishin halle. Prindërit që vinin me fëmijë në dorë dhe kërkonin punë nuk i kthente duar bosh. Gabimi i madh që hëngri darkën e ngjalave. Kalvar i gjatë që u konkretizuar dje.'
Më tej Toska bëri me faj vetë Metën që u afrua me Ramën dhe bëri aleancën e 1 prillit.
'Është Meta që e solli Ramën. Që mbështeti reformën në drejtësi, kurban i reformës. Me arrestimin e tij shqiptarët nuk janë zgjuar më të pasur, janë rritur pagat. Arrestimi është armë e shtuar në dorën e qeverisë. Ata që deshën të luftojnë qeverinë ndjehen të frikësuar. Mendoj se Meta, mund të jetë një goditje e rastit McGonigal. Mund të ketë një lobues pranë SPAK në emër të amerikanëve. Mund të jetë Rama, pasi kërkon 100 mandate, e zyrtarizon objektivin. Video e turpshme, çnjerëzore. Trajtuan ish presidentin, ish kryeministrin, i takon Metës dhe avokatëve të përballen me drejtësinë. Por pamja dje shumë e rëndë.'
Bala vlerëson se arrestimi i Metës nuk ishte dinjitoz, por po ashtu edhe sjellja e Metës.
'Meta u ka marrë shumë shqiptarëve dhe u ka dhënë me pikatore nga sa i ka marrë. Nuk ishte arrestim dinjitoz. Edhe sjellja e ish presidentit duhet të ishte dinjitoze. Edhe deklarata e Kryemadhit, që Meta nuk ka idenë e asnjë kacidhe e shpenzuar në familjen e tij.'
Por sipas Balës, fillimisht Kryemadhi duhet të japi llogari se ku shkuan paratë e 7% nga video përgjimi i Dritan Priftit, ndërsa dhuna gjatë arrestimit është produkt dhe i vetë Metës.
'Sulmi edhe nga selia e PL, ka të bëjë me agjendën sot me sulmin ndaj strukturave të posaçme, Dum Dumanat. Vazhdoi sulm verbal edhe me moterfucker. E kuptoj zonjën Kryemadhi, mund të jetë e mërzitur. Pse nuk na thotë Kryemadhi kush i mori lekët e Gimit, ai 7%. Ku shkuan? Le ti thotë shqiptarëve. Ishte skandaloze që një profesionist, e cilësuan si video e manipuluar. E arrestuam ne zotin Meta? Për çfarë e votuan shqiptarët? Kjo lloj dhune, është produkt i zotit Meta. Kjo policia. Ka qenë në sistem gjithë këto vite. Është produkt.'
Toska vijoi më tej duke komentuar dosjen hetimore.
'Meta e ka tepruar me deklaratat ndaj SPAK. Por policia ka tejkaluar çdo limit. Policia ka gabuar. Sot arrestimi i Metës shihet si një proces që do sillte ndryshim në politikë. Shumë pretendim ka se këtu janë amerikanët dhe po vendosin pastrimin e politikës. Por kur shohim pretendimet në dosje nuk duken të argumentuara qartë. Meta përflitet që ka bërë korrupsion sipas deklaratave të të tjerëve.'
Ndërsa nga Brukseli me lidhje Skype, Fatos Mahmutaj tregoi se si filloi dosja CEZ/DIA. Pikë kyçe ishte intervista që bëri Mahmutaj me gruan e Kastriot Ismailaj ish bashkëpunëtor i Metës, të cilit Meta i bëri presion dhe i kërkonte para.
'Kjo dosje ka filluar që nga 21 janari. Unë ndodhesha në Bruksel. Kam qenë njeriu i fundit që kam intervistuar Vojsava Ismailaj. Gjendet bruto në internet. Ajo ka akuzuar Ilir Meta për shantazhe, presione për ti grabitur paratë burrit të saj Kastriot Ismailaj. Realisht, pas publikimit të intervistës së saj nga mediat, kjo u fut pjesë e kësaj dosjeje. Kuptova që ishte dosje e madhe e korrupsionit ku ishte përfshirë emri i Ilir Metës. Dosje korrupsioni. E intervistuara ime më ndërpriste disa herë, pasi bllokohej nga emocionet, dilte nga filli i asaj që po intervistohej dhe akuzonte Metën për shantazh dhe kërkim parash burrit të saj.'
Gazetari Fatos Mahmutaj tregon në Studio Live se si nisi dosja CEZ/DIA që çoi në arrestin e Ilir Metës ditën e djeshme. Mahmutaj rrëfen intervistën me gruan e Kastriot Ismailajt, e cila thoshte se Meta i kishte bërë shantazh dhe kërcënuar pasi i kërkonte pas burrit të saj.
'Kjo dosje ka filluar që nga 21 janari. Unë ndodhesha në Bruksel. Kam qenë njeriu i fundit që kam intervistuar Vojsava Ismailaj. Gjendet bruto në internet. Ajo ka akuzuar Ilir Meta për shantazhe, presione për ti grabitur paratë burrit të saj Kastriot Ismailaj. Realisht, pas publikimit të intervistës së saj nga mediat, kjo u fut pjesë e kësaj dosjeje.
Kuptova që ishte dosje e madhe e korrupsionit ku ishte përfshirë emri i Ilir Metës. Dosje korrupsioni. E intervistuara ime më ndërpriste disa herë, pasi bllokohej nga emocionet, dilte nga filli i asaj që po intervistohej dhe akuzonte Metën për shantazh dhe kërkim parash burrit të saj.'
Gazetari Fatos Mahmutaj komentoi në Studio Live arrestimin e Ilir Metës. Sipas tij arrestimi i Metës ishte i pritshëm, ndërsa shpreson se ky arrestim i 'mamuthit të korrupsionit', të jetë rrugë e mbarë për vendosjen e drejtësisë në vend.
'Arrestimi i pritshëm, i pritshëm dhe reagimi i tij ndaj punonjësve të policisë. Ka shantazhuar hapur dhe kryeprokurorin Altin Dumani me etiketime fyese. Le të shpresojmë se dërgimi në qeli i njohur si mamuthi i korrupsionit etiketuar nga vetë Berisha, jemi në rrugë të mbarë por jo ta shohim me aq zell.'