Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar pas publikimit të lajmit të arrestimit të “mikut” të Lulzim Bashës, Arben Xibri, i akuzuar për trafikun e 130 kg kanabis. Nëpërmjet një postimi, Balla deklaron se në protestën e dhunshme të Bashës morën pjesë persona me precedentë penalë me vepra të ngjashme si krimi për të cilin është dënuar Arben Xibri. Sipas Ballës, është për të ardhur keq që ende edhe sot Partia Demokratike nuk është distancuar nga aktet e dhunshme dhe përdorimi i personave me precendent penalë në dhunën e ditës së shtunë. Balla ka publikuar edhe një foto të takimit të Bashës me Arben Xibrin në 2012.
Postimi i plotë i Taulant Ballës:
Mediat raportojnë se sot është arrestuar në Tiranë “miku” i Lulzim Bashës, i akuzuar për trafikun e 130 kg kanabis. Arben Xibri është dënuar në mungesë nga Gjykata e Tiranës me 8 vite burg për veprën penale “Trafikim i narkotikëve i kryer në bashkëpunim i mbetur në tentativë”. Po ashtu siç u pa dhe siç konfirmuan edhe arrestimet e policisë së shtetit në protestën e dhunshme të Bashës morën pjesë persona me precedentë penalë me vepra të ngjashme si krimi për të cilin është dënuar Arben Xibri. Është për të ardhur keq që ende edhe sot Partia Demokratike nuk është distancuar nga aktet e dhunshme dhe përdorimi i personave me precendentë penalë në dhunën e ditës së shtunë kundër institucionit të Këshillit të Ministrave.
Lulzim Basha dhe Arben Xibri