Makinat e prokurorëve belg në prokurorinë Elbasan

Arrestimi i Nuredin Dumanit, dy prokurorë belg zbarkojnë në prokurorinë e Elbasanit! Dyshohet se 37-vjeçari ka kryer vrasje me porosi në Belgjikë

11 Prill 2022, 16:10| Përditesimi: 11 Prill 2022, 16:20

  • Share

Dy prokurorë belg kanë zbarkuar në prokurorinë e Elbasanit, ku janë pritur nga kreu i këtij institucioni Kreshnik Ajazi. Gazetari Ronaldo Gjoshi raporton se prokurorët ndodhen në Elbasan në lidhje me arrestimin e Nuredin Dumanit, ku dyshohet se ai të jetë i përfshirë në veprimtari kriminale në Belgjikë dhe në kryerjen e vrasjeve me porosi të grupeve kriminale.

Dumani u vu në pranga para pak ditësh vetëm pak orë pasi ishte plagosur pas përplasjes me armë që pati me Talo Çelën në Papër të Elbasanit. Pas atentatit ai u plagos dhe u strehua në Fier, por që u kap nga policia. Fillimisht u njoftua nga policia për BMË-në që u qëllua me breshëri dhe që ishte më targa të vjedhura në qytetin e Durrësit që në prill të vitit 2021. Mjeti BMË ishte i Nuredin Dumanit dhe pas shkëmbimit me armë zjarri që mendohet se ka pasur me Talo Çelën, braktisi makinën dhe u largua nga vendi i ngjarjes menjëherë pas të shtënave. Gjatë kontrollit policia gjeti në automjet një kallashnikov edhe një bidon me 5 litra benzinë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?