Pellumb Gjoka

Arrestimi i Pëllumb Gjokës, Gjykata e Lartë lë në fuqi sekuestron për pronat e biznesmenit dhe tokën në Velipojë

8 Mars, 11:52| Përditesimi: 8 Mars, 20:49

  • Share

Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi masën e sekuestros ndaj disa pronave të biznesmenit strategjik Pëllumb Gjoka, i arrestuar në kuadër të operacionit “Metamorfoza”.

Biznesmenit i janë sekuestruar 390 mijë metra tokë në plazhin e Velipojës me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, dhe dyshohet se këto sipërfaqe janë përfituar me anë të falsifikimit. Ndërsa SPAK nuk përfshiu në kërkesën e sekuestros pasuri të tjera në posedim të tij apo të personave të afërm, por tha se vijojnë hetimet.

Pëllumb Gjoka njihet si pronar i një sërë pronave e objekteve me funksion shërbime, hoteleri apo lojëra fati. Toka u sekuestrua pasi dyshohet se janë falsifikuar dokumenta për ti përvetësuar.

Pëllumb Gjoka akuzohet si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që akuzohen për një sërë veprash penale duke nisur nga “Vrasja me paramendim”, “Shpërdorimi i detyrës” deri tek “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e “Grupit të strukturuar kriminal”, “Krijim kushte për vrasje” etj.

Gjykata e Lartë nuk pranoi as rekursin nga arratia te Prekë Kodrës për ndryshim mase sigurie, i akuzuar si pjesë e të njëjtit grup kriminal por që ende nuk është arrestuar dhe është shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Gjoka u arrestua pas zbardhjes së komunikimeve në aplikacionin e enkriptuar Sky ECC, ku në pranga përfunduan efektivë policie, prokurorë e ish prokurorë.

Të arrestuarit akuzohen për vrasje, korrupsion dhe grup kriminal. Përgjimet zbardhën një vrasje dhe pesë tentative vrasje si dhe akte korruptive të prokurorit dhe zyrtarit të policisë që favorizonin grupin kriminal.

Biznesmeni i kazinove u prangos më 27 korrik 2023 në kuadër të operacionit "Metamorfoza' bashkë me shoqëruesin e tij Edmond Preka. Në pranga përfundoi dhe prokurori i Kukësit Xhevahir Lita, dhe Oltian Bistri Specialisti i Drejtorisë së Krimeve në Volum.

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Beni: 08/03/2024 14:35

    Ky po punon cdo kazino e hotel e restorant Ca genjeni kot, apo kujtoni se ha bar populli!!!

    Përgjigju
  • Spak: 08/03/2024 12:06

    Po pse jo dhe pasurite e tjera? Mendoni se i ka bo me djerse ?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?