Kryeministri Edi Rama

Arrestimi për korrupsion i 32 policëve në Morinë, Rama: Operacion shembullor! Ky bashkëpunim të vijojë në fshirjen e çdo njolle që ndot uniformën e policisë

8 Prill 2022, 16:40| Përditesimi: 8 Prill 2022, 17:13

  • Share

TIRANË- Operacion shembullor e ka quajtur kryeministri Edi Rama, arrestimin e 32 policëve në Morinë që shfrytëzonin postin duke marrë u ryshfet qytetarëve në këmbim të shërbimeve, me fitime që shkonin deri në 8 mijë euro në ditë. Kreu i qeverisë ka përgëzuar për punën e bërë, SPAK dhe  Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, dikur SHÇBA, teksa thotë se kjo frymë bashkëpunimi duhet të vijojë. Ai vë theksin që operacione të tilla të vijojnë deri në zhdukjen e fenomenit të korrupsionit nga uniforma blu.  

"Përgëzime SHÇBA-së dhe SPAK-ut për operacionin shembullor të goditjes së një çerdheje të korruptuarish në Policinë e Shtetit! Uroj që kjo frymë e cilësi bashkëpunimi të vazhdojë në funksion të fshirjes së çdo njolle që ndot uniformën e policisë", shkruan Rama. 

Ditën e sotme u godit u godit nga Prokuroria e Posaçme në Shqipëri dhe Kosovë një rrjet i mirëfilltë kriminal në pikën e përbashkët kufitare të Morinës. Të arrestuarit nuk janë kriminelë të rëndomtë, por nën uniformën e policisë kishin krijuar një taksë ilegale duke favorizuar kontrabandën, kalimin e paligjshëm të kufirit dhe trafikimin e automjeteve.

Report Tv siguroi videon ekskluzive se si policët pasi merrnin lekët nga qytetarët futeshin brenda kabinave duke i numëruar. Të dokumentuara në total janë 312 raste korrupsioni. Prokuroria e Posaçme bëri me dije se janë 17 masa sigurie arrest në burg, 14 arrest në shtëpi dhe 3 masa pezullimi mes tyre edhe drejtuesi postës kufitare të Morinës Fran Kaçorri.

Për këtë operacion reagoi nga Kakavija edhe kreu policisë shqiptare Gledis Nano, i cili tha se nga Kakavija se që në fillim ka pasur si qëllim pastrimin e figurës dhe uniformës së policisë. Burime për ReportTv bënë me dije se në këtë aktivitet kriminal, fitimet arrinin deri në 8 mijë euro në ditë dhe ndaheshin mes policëve.

Postimi i plotë i kryeministrit Edi Rama

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kufitar ne pension: 08/04/2022 20:15

    Kane bere gabim qe kane hequr vetingun e policeve! Besoj se hetimi eshte rezultat i Kosoves sepse pika e Morines eshte pike e perbashket dhe duke pergjuar policet e tyre kane rene ne gracke edhe policet tane. Situata korruptive si ne policine kufitare te Kukesit eshte e shtrire ne te gjithe pikat e kalimit te kufirit te te gjjithe Shqiperise, bile edhe me e rende sa policia eshte kthyer ne nje zhvatese qe te fut doren ne xhep dhe te shqyen edhe astarin! Te gjjithe jemi deshmitare per kete! Nuk e kuptoj se perse nuk jane arrestuar edhe doganieret, se edhe ata jane pjese e skemave?!! E njejta skeme funksionon ne te gjithe pikat paperjashtim dhe per kete te gjithe kane dijeni se drejtohet ne shkalle hierarkike nga drejtori i policise i cili eshte tagramblehesi kryesor qe pasi mban nje pjese per vete paguan haraçin e qendrimit ne detyre tek eproret e vet. Kufitaret qe nuk punojne ne sportele dhe nuk kane mundesi perfitimi ndertojne skema korrupsioni duke favorizuar dhe u perfshire vete ne kontrabande te mallrave dhe ne trafiqe te paligjshme, si ne emigrante por edhe ne trafik droge. Te gjithe vjedhin, qe nga drejtori deri tek magazinieri i karburanteve, gomave dhe baterive te makinave. Policia e Shtetit duhet ti thote mjaft korrupsionit ne radhet e veta!! Nuk shkohet ne Evrope keshtu!

    Përgjigju
  • pos: 08/04/2022 18:59

    ed rama je i marum, te ka myt korrupsioni, shoket i ke ne burg, lepirsat i ke si ministra, vet je ne bela sepse je ngaterruar keq me sorosin edhe me one world goverment, je plehre shekullore, do ta pesosh me keq sesa ne kur ju lutem zotit qe sali berisha te shkonte ne ferr

    Përgjigju
  • Drini: 08/04/2022 18:03

    Kukesin e komandon Met Hasa nepermjet Safet Gicit. Shteti duhet te shkoje tek kokat. Per ju qe nuk e njihni Met Hasen : eshte 10 here me i keq se Shullazi.

    Përgjigju
  • geng: 08/04/2022 17:46

    ky esht liberalizmi ne momentin qe populli ska buk te haj nxjerrin police ne rruge qe te arrestojne police ne detyre edhe populli te brohorasi urraaaa

    Përgjigju
  • ret: 08/04/2022 17:40

    derisa te vijn te ty

    Përgjigju
  • bENI: 08/04/2022 17:34

    PUNEN E BEN KOSOVA, RAMA DO ME MARRE MERITAT

    Përgjigju
  • Arben: 08/04/2022 17:30

    Keta qe abuzojne me postin e vet jane sherbetoret e Saliut dhe simpatizante te Putinit! Ta harrojne se mund ti gezojne parate e vjedhura! SHBA nuk do lejoje askend te abuzoje me shtetin dhe popullin shqiptar!

    Përgjigju
  • per SPAKUN: 08/04/2022 17:30

    drejtori FRAN KAÇORRI asht koka e grupit. dhe duhet te vendoset prapa hekurave Dhe jo pezullim nga detyra. FRAN KAÇORRI asht ma i damshem se nje kriminel Me gjith NIK NILOLLI nipin e vet ish shefin e komisariatit Lezh. Qe nuk ka lan gja pa ba mega korrupsion. Duke fillu nga mjelljet e hashashit ne KURBIN LEZH dhe MIRDIT nuk ka parcel hashashi qe nuk ka marr % qe nuk ka marr lek Ne kohen kur ishte shef komisariati ne KURBIN dhe LEZH. Esht edhe njeriu qe ka kontaktuar snaiperistin qe ka vra KASTRIOT REÇIN

    Përgjigju
  • tani: 08/04/2022 17:06

    cdo kriminel qe ka pushret dhe kryen nje krim duhet te denohet 2fishin e asaj pasi ka shfrytezuar dhe vendin e punes policia eshte per te na mbrojtur dhe jo te vjedh vet perseri nje ngjarje tregon qe operacjoni per kapjen e policave ka qen nje nga me te miret

    Përgjigju
  • Alban: 08/04/2022 16:57

    Hajdut dhe njerez qe te korruptuar do kete gjithmone sepse nuk mund te kontrrollohen po qeveria duhet te punoje akoma me fort per ti hequr keto lloj njerezish , bravo per sa keni bere deri tani

    Përgjigju
  • Enki: 08/04/2022 16:53

    Keto e njollosin figuren edhe uniformen e policis keto persona qe abuzojn nen uniform duhet te marin denim maksimal

    Përgjigju
  • Ada: 08/04/2022 16:52

    Poshte krimet drejtesia po ben punen e duhur????

    Përgjigju
  • Teo: 08/04/2022 16:52

    Operacione me vend, individwt gabojne po rama nuk i mbron ata qe i kryejn kto gabime, te gjith do pergjigjen para ligjit

    Përgjigju
  • Bobby: 08/04/2022 16:51

    Reforma ne drejtsi shembulli qe askush nuk esht i paprekshem edhe uniformat e policise

    Përgjigju
  • Sonila: 08/04/2022 16:51

    Pune e shelqyer rrespekte????

    Përgjigju
  • Blerim: 08/04/2022 16:51

    Uniforma e policise duhet te respektoje dhe te jete e denje per punen qe duhet te beje .Ne duhet te kemi besim te ata dhe eshte gjeja me e mire qe mund te behet te denohen ata qe i shkelin rregullat dhe korruptohen.

    Përgjigju
  • Geli: 08/04/2022 16:50

    Te mbahen pergjegji nga gjithsecili per veprimet e veta, denoni cdo krim mos i rrihni shpatullat askujt qe kryeb krime

    Përgjigju
  • Markoo: 08/04/2022 16:50

    Cdo kush qe shkel ligjin edhe thyen ate qoft polic ose qytetar i thjesht duhet te denohet kjo do te thot qe qeveria duk nje asgje per vec drejtesis bravo

    Përgjigju
  • luftim: 08/04/2022 16:47

    shum mire qe denohen keta lloj hajdutesh te perballen me ligjin per ato qe kan ber

    Përgjigju
  • Zyber Hima: 08/04/2022 16:47

    Venja ne pune e strukturave antikriminalistike esht shenje qe tregon zhdukjen e krimit

    Përgjigju
  • Arjan: 08/04/2022 16:46

    NJe pune e mrekullueshme e SHCBA dhe SPAK dhe shume mire kryeministri qe i shtyne qe te zhdukin cdo njeolle nga uniformat blu.

    Përgjigju
  • Adela: 08/04/2022 16:45

    Duket qe qeveria ka bere nje pune te shkelqyee sepse krimi sa vjen e po ulet . Korrupsioni po bie .

    Përgjigju
  • teri: 08/04/2022 16:44

    0 tolerance per policet e korruptuar, jane fytyra e shtetit dhe e ligjit, smund te bejne te ketilla gjera, spaku te vazhdoj punen e mire

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?