Politikë
Top 24

Arrestimi i prokurores në Maqedoni, Lleshaj: Edhe ne kemi në hetim Llallën, meritojmë negociatat

30 Gusht 2019, 12:36| Përditesimi: 30 Gusht 2019, 14:41

  • Share

PUSTEC-Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj u shpreh se Shqipëria i ka përmbushur detyrat dhe pret hapjen e negociatave në tetor.

"Detyrat e vendit sa i takon negociatave i kemi përmbushur më së miri. Nuk ka ende një datë për çeljen e negociatave për të dy vendet. Vendimi pritet të merret në mes të tetorit" tha ai pas takimit me ministrin e Brendshëm maqedonas Spasovski.

Referuar arrestimit të prokurores speciale Katica Janeva në Maqedoni për rastin 'zhvatja', i pyetur nëse edhe Shqipëria i ka plotësuar kushtet për luftën kundër korrupsionit në nivele të larta ashtu si vendi fqinj,  Lleshaj tha se edhe Shqipëria ka në hetim ish-kryeprokurorin e përgjithshëm.

"Meqenëse shkuat direkt tek prokurorja, sa di unë edhe këtu është në ndjekje penale  ish-prokurori i përgjithshëm"tha ai, referuar hetimeve për Adriatik Llallën.

Fjala e plotë e Sandër Lleshajt në Pustec
Jemi këtu në Pustec, bashkë me Ministrin e Brendshëm të Republikës së Maqedonisë së Veriut në një takim, i cili synon të përcjellë disa mesazhe të rëndësishme. Kemi diskutuar rreth bashkëpunimit shumë të mirë dypalësh në fushën e sigurisë dhe rendit publik dhe me theks të veçantë bashkëpunimin në fushën e menaxhimit të kufirit të përbashkët.

Kemi diskutuar dhe kemi rënë dakord për të vijuar më tej procesin e lehtësimit të lëvizjes së lirë të qytetarëve në pikat tona kufitare, me objektin që në një kohë shumë të shpejtë, të kalojmë në modelin “One stop shop” në pikën e Qafë Thanës dhe me objektivin për t’u thelluar më tej edhe në pikat e tjera kufitare me qëllim që standardin “One stop shop” ta kemi në të gjitha pikat e përbashkëta të kalimit kufitar, midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

Po ashtu kemi diskutuar çështje të tjera që kanë të bëjnë me bashkëpunimin operacional policor në fushën e luftës kundër krimit. Kemi diskutuar për rakordimin e përpjekjeve në drejtim të integrimit europian të të dy vendeve tona. Dhe po ashtu kemi diskutuar rreth intensifikimit të përpjekjeve të përbashkëta të të dy qeverive për ta mbështetur edhe bashkinë e Pustecit, e cila përfaqëson dhe një bashki “urë” midis Shqipërisë dhe Maqedonisë. Dhe pikërisht për këtë arsye ne do të angazhohemi seriozisht, edhe si ministra të Brendshëm, por edhe si qeveri, në mënyrë që në bashkinë e Pustecit të thellojmë bashkëpunimin, të intensifikojmë investimet në mënyrë që kjo të shndërrohet në një model shumë të mirë ndërkufitar, pra të një bashkie e cila lidh të dy vendet tona, pse jo, të tre vendet, sepse është një bashki që në fakt lidh tre vende, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Greqinë. Edhe njëherë, falënderoj Ministrin maqedon për vizitën.

Fjala e ministrit maqedonas Oliver Spasovski
Te gjithe e dime qe siguria eshte baza e zhvillimit ekonomik te vendeve,per kete arsye eshte e udhes qe te bejme gjithcka qe ta lehtesojme qarkullimin e lire te njerzve ndermjet dy shteteve, dmth modernja do te thote qe te bejme gjithcka qe sa me shpejt te kemi qarkullim te njerzve dhe te mallrave dhe pikerisht kjo ishte tema e bisedimeve. Te nenshkruajmë ne protokoll per menaxhim te perbashket te integruar te kufirit.

Kjo eshte e rendesishme qe ta shkurtojme kohen e udhetimit te dy vendeve ne Shqiperi dhe Maqedoni. Te mundesojme bashkpunim sa me te mire te ekonomive te dy vendeve,sepse ne fund te fundit puna e qeverive eshte qe te bejne sa me te lehte per te funksionuar shteti sa me mire. Biseduam per bashkpunimin tone ne nivele operative policor, vleresuam qe te rritim ne nivel sa me te larte ne sektor policor eshte e rendesishme shkembimi i informacionit dhe reagimit ne kohe deri ne fund te zhvillohet sic eshte rendi.

Per mua si minister i puneve te Brendeshme dhe nenkryetar i qeverise se Republikes se Maqedonise se Veriut, Pusteci si ure lidhese midis dy vendeve nuk eshte porosi per mardheniet midis dy fqinjeve,kjo eshte porosi per zhvillim sa me te mire te Rajonit te Prespes si ate shqiptare dhe ate maqedonase. Kjo do te thote te kete kushte me te mire per banoret e Pustecit, une pres qe ne nje kohe te shkurter te kemi realizim te projekteve.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Une: 31/08/2019 10:51

    Ku eshte Llalla ..........?

    Përgjigju
  • Populli: 30/08/2019 20:39

    Po z minister po por Llalla vazhdon akoma te jete I lire dhe nuk eshte I arrestuar po shijon jeten si pasha me Leket e Shqiptareve

    Përgjigju
  • Goni: 30/08/2019 18:03

    Ju po hetoni ate qe ju beri gropen tek gjermanet...o llleshhh

    Përgjigju
  • Populli: 30/08/2019 14:06

    Hahahahahahhahah po ky ne rregull e ka se dhe po e pyeten kur do mbyllen hetimet do thote "Llesh'' kan per tu mbyllur, 2019 minister palaço,edhe ne duam po nuk mundemi,si ato femijet e vegjel kur mburren me njeri tjetrin..me mire mos komento fare se sa jep te tille deklarate qesharake..te rujt zoti o llesh

    Përgjigju
  • Ilo: 30/08/2019 12:43

    Po' Kati a eshte ne burg e Llesh jo ne luks ne Gjermani si dhalla, pastaj ato hetimet tuaja Jane si ato te ujkut dhe gjurmes. Zoti i bekofte pashallaret e cdo ngjyre ne Shqiperi qe po' jua bejne nenat shqiptareve synet.

    Përgjigju
    • Vlonjati99ave: 30/08/2019 13:03

      Aman ore me këto hetimet tuaja... Ashtu hetuat dhe Fullanin ju por pastaj e latë të lirë. Hetuat Tahirin, Bashën, Berishën etj dhe si përfundim të gjithë të pafajshëm! U çavët nesër fushata duke premtuar futon në burg të kriminelëve e të korruptuarve (sidomos peshqit e mëdhenj) por mesa duket që të gjithë pa përjashtim jeni bërë aq të mëdhenj saqë dhe Balenat nuk ju bëjnë dot derman. E shkatërruat atë popull

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?