Tenderi për supervizimin e rikonstruksionit të disa qendrave shëndetësore në qarqet Tiranë dhe Durrës çoi në pranga, me urdhër të SPAK, Sekretaren e Përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro dhe specialisten e Agjencisë së Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara, Laura Shtetën, një ditë më parë (2 qershor 2023).
SPAK bën me dije se me metoda speciale hetime, të cilat përfshijnë edhe përgjimet e personave të dyshuar, u siguruan prova përmes të cilave evidentuan se një kompani do të jepte rryshfet 330 mijë lekë me qëllim që të ishte fituesja në procedurën e prokurimit të tenderit nga Ministria e Shëndetësisë e Mbrojtjes Sociale në cilësinë e Autoritetit Kontraktor dhe titullar ishte Joana Duro. Ofertat e tenderit fondi limit i të cilit ishte 805 mijë lekë dorëzoheshin deri në 22 maj.
Sipas SPAK rryshfeti i është dhënë Joana Duros nga Laura Shteto, specialiste e Nivelit të Lartë në Agjensinë e Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara.
“Pas kryerjes së disa veprimeve hetimore, u krijuan dyshime se shtetësja J. D., me detyrë Sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë e Mbrojtjes Sociale ka marrë një përfitim të parregullt në shumën prej 330.000 (treqind e tridhjetë mijë) lekë, për të favorizuar një Operator Ekonomik. Këto vlera monetare u dhanë nga shtetësja L. Sh., me detyrë Specialiste e Nivelit të Lartë në Agjensinë e Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara” shkruhet në njoftimin e SPAK të shpërndarë sot, një ditë pas arrestimit në flagrancë të dy zyrtareve.
Paratë në zyrën e sekretares
SPAK thotë se shuma 330 mijë lekë, që përbën përfitimin e parregullt nga Laura Shteto është gjetur në zyrën e Sekretares së Përgjithshme.
Gjithashtu në zyrën Sekretares së Përgjithshme u bë e mundur edhe sekuestrimi në cilësinë e proves materiale të shumës prej 330 000 (treqind e tridhjetë mijë) lekë (shumë e cila përbën përftimin e parregullt të dhënë nga shtetësja L. Sh.), vijon njoftimi i SPAK.
Dy zyrtaret e arrestuara më 2 qershor 2023 akuzohen për veprat penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga nenet 260 dhe 245 të Kodit Penal.
Kompania fituese që ka fituar tenderin e ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, është ‘DRICONS’ në pronësi të Vladimir Topit. Në agjencinë e prokurimit publik shihet se përkundër vlerës prej 805.872.23 lekë të vendosur si fond limit nga ministria, kompania fituese ka ofruar 672.457.60 lekë. Ndërkohë që SPAK nuk ka dhënë detaje të mëtejshme lidhur me hetimet.
Tenderi me 4 lote
Tenderi ka të bëjë me supervizimin për rikonstruksionin e qendrave shëndetësore për vitin 2023 dhe 2024 me fond limit 4,115,854.86 (katër milion e njëqind e pesëmbëdhjetë mijë e tetëqind e pesëdhjetë e katër.86) Lekë pa TVSH e ndarë në 4 lote.
Kompania që ka dhënë rryshfetin synonte të fitonte lotin e parë të tenderit me fond limit 800 mijë lekë. Afati i fundit për paraqitjen e ofertave ishte 22 maj 2022 dhe punimet do të kryheshin brenda 172 ditë nga firmosja e kontratës.
Lot 1 “Supervizim për rikonstruksionin e disa QSH- ve në qarqet Tiranë dhe Durrës” me fond limit 805,872.23 (tetëqind e pesë mijë e tetëqind e shtatëdhjetë e dy.23) lekë pa TVSH;
Lot.2 “Supervizim për rikonstruksionin e disa QSH- ve në qarqet Berat, Korçë dhe Elbasan” me fond limit 1,010,499.48 (një milion e dhjetë mijë e katërqind e nëntëdhjetë e nëntë.48) lekë pa TVSH;
Lot.3 “Supervizim për rikonstruksionin e disa QSH- ve në qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë, Dibër” me fond limit 1,271,793.50 (një milion e dyqind e shtatëdhjetë e një mijë e shtatëqind e nëntëdhjetë e tre.50) lekë pa TVSH;
Lot.4 “Supervizim për rikonstruksionin e disa QSH- ve në qarqet Gjirokastër, Vlorë dhe Fier” me fond limit 1,027,689.65 (një milion e njëzet e shtatë mijë e gjashtëqind e tetëdhjetë e nëntë.65) lekë pa TVSH.
Reagimi i Ramës
Për arrestimin e saj reagoi dje dhe kryeminsitri Edi Rama.
“Një sekretare e përgjithshme kapet në flagrancë duke marrë lekë. Si mund të ndodhë kjo? Ana e pëlqyeshme e kësaj medalje është që kapet një person që është i padenjë për të qëndruar në një zyrë shteti. Uroj të ketë sa më shumë të tilla, por s’mund të uroj që sa më shumë të tillë njerëz të bëjnë gjëra të tilla. Është realisht diçka e rëndë", tha Rama dje në takimin e turit të falenderimit në Tiranë
‘DRICONS’ është kompania që ka fituar tenderin për supervizimin e rikonstruksionit të disa qendrave shëndetësore në qarqet Tiranë dhe Durrës.
Në faqen e Agjencisë së Prokurimit Publik rezulton që ‘DRICON’, kompani me objekt veprimtarie ‘mbikëqyrjen dhe studimin e fizibilitetit dhe rikonstruksione’ në pronësi të Vladimir Topit ka ofruar shumën 672.457.60 lekëve për tenderin përkundër fondit limit të përcaktuar në 805.872.23 lekë.
Pra vihet re se shuma e ofruar nga kompania ‘DRICONS’ është më e ulët se fondi limit.
Për tenderin kanë konkurruar edhe 7 kompani të tjera. Shifra më e ulët e ofruar është ajo e ‘NOVATECH STUDIO’ ndërsa më e larta e 'TAULANT'.
OA NOVATECH STUDIO ka ofruar 638.068.39 lekë
OE NET GROUP ka ofruar 648.792.22 lekë
OE 4 KPPF ka ofruar 650.608.56 lekë
OE DRICONS ka ofruar 672.457.60 lekë
OE HYDRO-ENG-CONSULTING ka ofruar 701.750.30 lekë
OE S&L STUDIO ka ofruar 703.511.18 lekë
OE REAN 95 ka ofruar 714.462.42 lekë
OE TAULANT ka ofruar 754.830.14 lekë
Prokuroria e Posaçme është treguar e rezervuar për të mos dhënë shumë detaje të mëtejshme lidhur me hetimet për rastin e korrupsionit të zyrtares së ministrisë.
Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka reaguar mbi arrestimin e Joana Duros sekretares së përgjithshme të ministrisë së Shëndetësisë e cila u kap në flagrancë duke marrë 330 mijë lekë ryshfet nga një kompani për të fituar tenderin e supervizimit të ndërtimeve në qendra shëndetësore të Tiranës dhe Durrësit.
Në reagimin e bërë grupi parlamentar i PD ka dorëheqjen e ministres Ogerta Manastirliu. Më tej në deklaratë thuhet se heshtja e Manastirliut tregon se ky nuk është një rast i izoluar dhe se SPAK duhet të hetojë edhe ministren.
Deklarata e plotë e grupit parlamentar të PD:
Korrupsioni sistematik në Ministrinë e Shëndetësisë nuk mund të kalojë në heshtje dhe nuk mund të kalojë pa përgjegjësi politike. Arrestimi në flagrancë i zyrtares më të lartë publike të Ministrisë së Shëndetësisë provon sesa i përhapur është korrupsioni në qeverinë e Edi Ramës.
3 vite më parë, në kulmin e pandemisë, PD provoi me dokumenta zyrtarë se Ministria e Shëndetësisë i përdori tenderat sekretë për të vjedhur qytetarët. Pajisjet dhe medikamentet antiCovid u blenë 3-5 herë më shtrenjtë, por Ministrja e Shëndetësisë refuzoi të mbajë përgjegjësi politike. Po ashtu, SPAK-u nuk i shërbeu interesit publik me hetimin gjysmak.
Sot është koha që SPAK të mos bëhet sërish mburojë e korrupsionit të nivelit më të lartë politik në Ministrinë e Shëndetësisë. Ogerta Manastirliu nuk mund të bëjë sikur nuk e di çfarë ndodh me tenderat në Ministrinë e saj. Edhe shqiptari më i painteresuar për këto punë, e di që ministri ka dijeni dhe vendos për fatin e një tenderi. Zotërinj të SPAK-ut, mos bëni sikur nuk e dini këtë! Hetoni edhe Ogerta Manastirliun!
Heshtja prej 24 orësh e Ministres së Shëndetësisë dhe mosdistancimi i saj prej veprimeve korruptive të bashkëpunëtorëve të saj më të afërt, dëshmojnë se korrupsioni i Sekretares së Përgjithshme nuk është një rast i izoluar. Ogerta Manastirliu në Ministrinë e Shëndetësisë është pjesë dhe i shërben një sistemi të kalbur nga korrupsioni.
Në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, duke mbështetur dhe inkurajuar drejtësinë të zbardhë të plotë skemën korruptive me tendarat në shëndetësi, kërkojmë dorëheqjen e Ministres Ogerta Manastirliu, si përgjegjësja kryesore politike e korrupsionit në Ministrinë e Shëndetësisë dhe për ti hapur rrugë një hetimi të plotë dhe të gjithëanshëm.
Kjo është Joana Duro, sekretarja e përgjithshme në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale që u arrestua me urdhër të SPAK pasi u kap në flagrancë duke marrë 4 milionë lekë ryshfet.
Kujtojmë se gjatë fushatës zgjedhore, KQZ e gjobiti me 3000 lekë për shpërndarje të postimeve elektorale në faqen e Facebook të Ministrisë së Shëndetësisë.
Zbulohet sa ishte fondi limit i tenderit që kompania synonte të fitonte duke dhënë rryshfet shumën prej 330 mijë lekëve sekretares së përgjithshme të ministrisë së Shëndetësisë Joana Duro.
Lot.1 “Supervizim për rikonstruksionin e disa QSH- ve në qarqet Tiranë dhe Durrës” ishte me fond limit 805,872.23 (tetëqind e pesë mijë e tetëqind e shtatëdhjetë e dy.23) lekë pa TVSH, mëson Report TV.
Me urdhër të SPAK u arrestuan dje Sekretarja e Përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro dhe specialisten e Agjencisë së Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara, Laura Shetën.
Shkelje ligji nuk perben sasia,por veprimi,Shperdorim i postit zyrtar per perfirime personale.Dhe ligji nuk thote mbi 10 leke .Se dyti kjo nuk Ka te beje e nuk mund te krahasohen me ate te "arkes se peshkut.Asaj nuk iu gjet asgje.U akuzuar PA asnje fakt,vetem me pergojim te su te degjeneruarave ne telefono me njera tjetren.Njesoj si te flash une me Ty dhe te them qe i dhashe Edi Rames nje thes me florinj per nje vend Pune,Edhe pse as nuk e njoh ,as nuk e kam takuar asnjehere,vecse ne TV.Zonja Coda eshte teresisht e pafajeshme,as Ka marre gje,as Ka dhene gje.Enderra me sy hapur te SPAK.Po keshtu dhe Saimir Tahirin,lehin dy qener ne telefono ,permendin emrin e Saimir nga Kavaja dhe behet fajtore Saimir Tahirin se eshte kushuri i dhjete me nje Trafikant.Jane monumenti te turpit e deshtimir per SPAK.Ishallah na del mire me kete te shendetsise
PërgjigjuShum mire,e ku eshte problemi ketu,nga 20 % qe ka qene gjoba per tenderat ne fillim te rilindjes tani ka shkuar ne 40 %,normale po deshe tender do paguash,ketu nuk ka te pafajshem nga roja i portes deri e presidenti 24/24 mundohen pa ndalim per te vjedhur kete popull i cili nga ana e tij nuk ngel mbrapa duke zaptuar toke ,plazh,hedhur plehra etj si barbar qe eshte.
PërgjigjuPo mire mo po dje publikuat foto tjeter per kete SP te MSh dhe shifer tjeter korrupsioni per tenderin... termi dizinformim mos eshte i pershtatshem... jo eeee... po mire mo te lodhur ket e kishit te pjekur po pse e arrestuat per kusur kur mund te zbulonit nje rrjet me kushedi sa pasoja... apo i bete nder ndokujt duke perfshire dhe kete... SP me rritjen e rrogave sa eshte ky korrupsioni ka rrogen mujore... edhe inceneratorin qe nje jurist i vitit te pare e zberthen nuk e zbuluat vete por jua ofroi politika... SPAK bravo... e keni luftuar
PërgjigjuNe burg per 2 rroga mujore. Edhe me pak se rovena peshkut.
PërgjigjuPara ca kohesh i dergova nje ankese zj.ministre per nje doktorsexamen ne Vlore,as pergjigje mora asgje,ju them tju behen ilaçe çdo vjedhje ne kurriz te popullit,te shkoje ne ambulancen e Vlores dhe te shohe ne ne çfare ore fillojne pune,plus kordinimet qe bejne per te bere analiza atje ku jane te lidhur doktorer.Ilaçe,ilaçe dhe vetem ilaçe ju bensin.
PërgjigjuNje zyrtar qe rrezikon burgun dhe karrigen per 3 milione leke te vjetra eshte nje zyrtar qe merr rryshfet ne menyre sistematike (cdo muaj? cdo dy jave?) Me sa duket me kalimin e kohes behet veprimtari rutine dhe e ulin vigjilencen. Nje prokuror i ndershem do shtronte dy pyetje: 1) Cfare i ke bere parate e mbledhura nder vite? 2) Me cilin nga shefat i ndaje parate?
PërgjigjuI ndajnë me shefat dhe me prokurorin, pjesa tjetër ngel për sufllaqexhinjte.
Nuk u semur ende kjo?Apo pret ti semuret burri qe te lirohet e te shkoj tek femiijet?Ben maksimumi nje muaj burg dhe i gezon milionat qe i ka rrjep ktij popull.
PërgjigjuPo kësaj sekretares se përgjithshme nuk i vihet faj, se para dy ditësh thane qe nuk do hidhet rritja e pagave, dhe kjo e shkreta nuk duroj i futi nje tender dje. Po cfare behet kështu, arrestojne kete te shkreten dhe nuk i afrohen dot Manastirliut, po kjo Joana per ministren i ben pazaret se kot nuk e ka marre me vete kudo qe ka qene.
PërgjigjuSipas lajmeve të fundit janë paratë e qenit për të kuruar sekretaren në rast se i shkaktohej probleme me zemrën kur t'a fusin në burg. Plus për qenin kush do kujdeset?
Te degjojme cfare ka per te thene njehere se mos jane para per te kuruar qenin..
Bravo Spak! Me te vertete lufte e rrepte kunder korrupsionit te nivelit te larte. Po u jepni kudo grushte derrmonjese korrupsionit madhor te tipit 3-4 mije Euro. Vertete beteje e rrepte, por ju po e fitoni. Ps. Mos u ka rene gje ne vesh blerja e votave, pervec Himares, psh ne Vaun e Dejes, pastrimi i parave te krimit te organizuar qe e kane çuar nje m2 apartament sa ne Rome dhe Milano? Ndjese per pyetjen se nuk dua t’ju çfokusoj nga lufta juaj e rrepte. Per nder bravo, kohet e veshtira provojne herinjte e vertete, dhe ja ku jeni. Ju po qendroni. Rrofte Spaku!
PërgjigjuPo fiks jane keput. Ate tjetrin as e thirren qa ta merrnin ne pyetje per udhetimet jashte. Futja kot
Hahahaha e paskan kap lepurin me qerre per 3 mije euro te qelbta qe Mona dhe Karmina i harxhojne vetem per buzkuq
PërgjigjuMona dhe Mina, janè shoqet e ngushta tè kètij bojaxhiut sot. Prit edhe ca dhe do e pèrjetosh kur NEVERIA pèr kètè njeri, tè jetè edhe mè e madhe sesa pèr ato shoqet e ngushta qè pèrmènde mè lart, burrat e tè cilève,,ose i bèn presidentè, pasi kanè vrarè nè bulevard,,,ose i mban si ujtè e pakèt pèr "sfond opozitar". Loja e tij KA PÈRFUNDUAR, bashkè me kèto krahasimet tuaja,,ku gjoja ai tjetri vjedh mè shumè se unè,,dhe meqè èshtè kèshtu,,unè jam i pafajshèm. FUCK OFF