Kryetari i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla komentoi arrestimin e sekretares së përgjitshme të ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro. Për Ballën arrestimi është një arritje.
“Sekretarja e Përgjithshme është në burg dhe përgjegjësitë juridike, penale janë personale. Për mua është arritje që arrestohet një sekretare e përgjithshme, sepse koha kur urdhrat e prokurorisë për vrasje nuk zbatoheshin, e mbani mend apo jo. Për vrasje, lëshoi prokuroria urdhër për komandantin e gardës, nuk zbatohej urdhri. Drejtori i përgjithshëm i tatimeve për zhdukje të një shqiptari të Kosovës që kishte regjistruar takimet e Saliut, nuk zbatohej urdhri dhe qëndronte drejtor tatimesh nga shtëpia se ishte në arrest shtëpie. Kjo ishte drejtësia juaj dhe vini thoni pse arrestohet. Po shumë mirë që arrestohet", tha Balla.
Lajmi kryesor:
Kuvend/ Debat për arrestimin e sekretares së përgjithshme të MSH, Bardhi: Jep dorëheqjen! Manastirliu distancohet, Balla: Është arritje
S.G//ReportTv.al