Një ditë më parë, SPAK lëshoi urdhër arreste për tre zyrtarë të Policisë së Shtetit, për Roven Zekën drejtues i Policisë Rrugore, Edison Tabakun, oficer i Policisë Gjyqësore si dhe Sokol Novakun, shef i Sektorit Sektorit të Aksidenteve në Tiranë, të cilët akuzohen për një rast korrupsioni.
Gazetari Fatos Mahmutaj, në një intervistë për Report TV, hodhi akuza se personat në fjalë kanë bërë karrierë pa meritokraci. Gabimin ai e gjen edhe te ligji i policisë së shtetit, për të cilin thotë se është i keq, pasi gradat nuk duhet të kërkohen sipas vjetërsisë por sipas meritave.
“Roven Zeka vjen nga komisariati 2 në Tiranë. Për një kohë të gjatë ka qenë shef i rendit aty. Të paktën gjatë kohës kur kam qenë gazetar i kronikës, njihej si njeriu që i ngjiste shkallët e karrierës thjesht duke hekurosur kostumet e policisë të shefave të komisariatit. Pra, kur emërohej shefi i komisariatit i përgatiste kostumin dhe ia çonte në zyrë dhe e kishte rregulluar punën me të. Është i paarsimuar në drejtimin e policisë dhe se di se si ka mbërritur deri këtu. Kriteret i kishte plotësuar me kostumet, dhe vazhdonte bënte karrierë. Ky njeri, po të kërkoni thjesht nëpër media, gjeni rastin ku një fëmije i arrestuan të atin, por e tërhoqi zvarrë fëmijën mbi kofanon e makinës së policisë derisa i theu krahun. Ndërkohë në rastin tjetër, po ky njeri ia ka nxjerrë videon koleget e tij para shumë vitesh, ku u bë një urdhër për të laguar nga rruga fëmijët e komunitetit romë dhe këtij i doli videoja duke dhunuar në komisariat duke dhunuar fëmijët që kishin mbledhur nëpër rrugë.
Novaku edhe ky është një nga ata drejtues policie, i cili kur ishte shef krimesh në komisariatin 2, u kap duke bërë korrupsion. E ulën në detyrë dhe e çuan polic në Has. Më pas re lëvizën dhe e kaluan në Gramsh. Atje arriti derisa të bënte shpikje se gjasme i kërcënuan familjen. Imagjino mafia e Gramshit të kërcënonte familjen tij. Po flasim për njerëz që kanë bërë karrierë të pamerituar në policinë e shtetit dhe duhet të ishin prej kohësh aty ku janë. Jemi në një pozicion që duhet të ishim prej kohësh. “, u shpreh Mahmutaj.
Gazetari tha se SPAK do t’i “shkundë” strukturat e policisë dhe do të vendosë rendin e kërkuar nga qytetarët shqiptarë.
Komente
