Kronikë

Arrestimet te ‘Rrugorja’ e Tiranës/ ‘Paratë shpejt’, SPAK zbulon si morën 2 mijë euro për të mos vënë në pranga gruan e biznesmenit! Lihet në burg oficeri

21 Prill, 10:04| Përditesimi: 21 Prill, 17:30

  • Share

TIRANË-Drejtorin e Policisë rrugore të Tiranës dhe 2 zyrtarët e tjerë i çoi prapa hekurave një aksident i ndodhur vetëm pak ditë më parë, më 16 prill, me protagoniste Anisa Vrionin, bashkëshorten e një biznesmeni në Tiranë, Ergest Vrioni.

Prokuroria e Posaçme njofton se e ka të faktuar momentin kur Vrioni, për të shpëtuar gruan nga arrestimi pas aksidentit me 5 të plagosur, i ka dhënë 2000 mijë euro njërit prej oficerëve të akuzuar.

SPAK thotë sipas informacionit të siguruar nga oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), ka rezultuar se punonjësit e policisë rrugore ia kanë kërkuar vetë paratë familjarëve të drejtueses së automjetit, Anisa Vrioni, 2 mijë euro për mosarrestimin e saj, shumë e cila duhet t’i dorëzohej sa më shpejt.

SPAK evidenton në njoftim se kjo kërkesë ka bërë që biznesmeni Erges Vrioni, i cili tashmë është nën hetim për korrupsion aktiv, të siguronte paratë me ndihmën e personave të tjerë dhe t’i dorëzonte ato.

Paraditen e kësaj të  hënë GJKKO pranoi kërkesën e prokurores së çështjes Elida Kaçkini për arrest me burg për të prangosurin e parë, oficerin e policisë gjyqësore Edison Tabaku, ndërsa për dy zyrtarët e tjerë, shefi i Rrugores së kryeqyetit Roven Zeka dhe Sokol Novaku, shefi i aksidenteve, të cilët u  vetëdorëzuan dy ditë me pas. Të tre akuzohen për korrupsion pasiv i funksionarëve publikë.

Gjatë kontrolleve të ushtruara nga Byroja Kombëtare e Hetimit janë sekuestruar në cilësinë e provës shumat prej; 2.500.000 lekë dhe 26 mijë euro. 

Njoftimi i plotë:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kryer veprime hetimore në kuadër të procedimin penal nr. 91/1, të vitit 2023.

Në dinamikën e hetimeve, në datën 18 prill, me urdhër të prokurorit të posaçëm, janë ndaluar shtetasit: R.Z, shef i Komisariatit të Policisë Rrugore, S.N, shef i hetimit të aksidenteve rrugore në këtë komisariat dhe E.T, oficer i policisë gjyqësore, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer në bashkëpunim (parashikuar nga neni 259/2 dhe 25 të Kodit Penal.)

Ngjarja

Në datën 16 prill 2025, në qytetin e Tiranës ka ndodhur një aksident rrugor, ku dy automjete janë përplasur me njëri tjetrin. Si pasojë e aksidentit, pesë personat që udhëtonin në njërin nga automjetet janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Ndërsa në automjetin tjetër ndodhej vetëm drejtuesja A.V, bashkëshortja e shtetasit E.V, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsionit aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike”, (parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal.)

Pas të dhënave dhe informacionit të siguruar nga oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), ka rezultuar se punonjës të policisë rrugore i kanë kërkuar familjarëve të drejtueses së automjetit, shtetases A.V, pagesën prej 2 mijë eurosh, për mosarrestimin e saj.

Shuma e parave është kërkuar të dorëzohej brenda një kohe të shkurtër dhe është siguruar nga personi nën hetim E.V, me ndihmën e personave të tjerë.  Këtë shumë ai ia kanë dorëzuar njërit prej punonjësve të policisë rrugore - fakt i provuar gjatë hetimit.

Urdhri i ndalimit të shtetasve: E.T, S.N dhe R.Z është ekzekutuar nga BKH, në bashkëpunimin me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore. Gjatë kontrolleve të kryera për llogari të këtij procedimi penal janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale shumat prej; 2.500.000 lekë dhe 26 mijë euro.

Xh.K/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • S shu: 21/04/2025 13:02

    Dua ta dencoi se ka qen shef krimesh ne Elbasan jan shefafat qe i urdheronte Taulan balla per te na ber keq na vran dhe na dhunonin me kontrolle e shum e shum te thera

    Përgjigju
    • Polic #: 21/04/2025 16:38

      Shoku Shu shko në SPAK e lëri gazetat!!

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se zgjedhjet do ndikojnë në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së?