SPAK

Kronikë

Arrestimi i shefit të Rrugores së Tiranës e dy zyrtarëve të Policisë, SPAK: I morën ryshfet gruas së biznesmenit për të mos e arrestuar! Njërit prej efektivëve iu sekuestruan 50 mijë euro

21 Prill, 10:04| Përditesimi: 21 Prill, 11:30

  • Share

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka ardhur sot me një njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e drejtuesit të Policisë Rrugore të kryeqytetit, Roven Zeka dhe 2 zyrtarë të tjerë, Edison Tabaku oficer i Policisë Gjyqësore dhe Sokol Novaku Shef i Sektorit të Aksidenteve në Tiranë.

Më 18 prill, tre zyrtarët u vendosën në pranga për korrupsion pasiv pasi pas një aksidenti të ndodhur më 16 prill, SPAK thotë se drejtori Zeka dhe 2 të tjerët kanë kërkuar 2 mijë euro gruas së një biznesmeni e identifikuar si Anisa Vrioni e cila kishte bërë aksident. Kjo shumë parash e cila u sigurua nga bashkëshorti i saj Ergest Vrioni ishte që Anisa Vrioni mos të arrestohej dhe për aksidentin të mos nisnin hetimet.

Sipas informacioneve, agjentët e BKH ushtruan kontrolle në banesën e tre të dyshuarve, por vetëm në banesën e Tabakut gjetën shumat e parave në lekë dhe euro.

Nesër priten të dalin përpara GJKKO Roven Zeka dhe Sokol Novaku.

Njoftimi i plotë:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kryer veprime hetimore në kuadër të procedimin penal nr. 91/1, të vitit 2023.

Në dinamikën e hetimeve, në datën 18 prill, me urdhër të prokurorit të posaçëm, janë ndaluar shtetasit: R.Z, shef i Komisariatit të Policisë Rrugore, S.N, shef i hetimit të aksidenteve rrugore në këtë komisariat dhe E.T, oficer i policisë gjyqësore, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer në bashkëpunim (parashikuar nga neni 259/2 dhe 25 të Kodit Penal.)

Ngjarja

Në datën 16 prill 2025, në qytetin e Tiranës ka ndodhur një aksident rrugor, ku dy automjete janë përplasur me njëri tjetrin. Si pasojë e aksidentit, pesë personat që udhëtonin në njërin nga automjetet janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Ndërsa në automjetin tjetër ndodhej vetëm drejtuesja A.V, bashkëshortja e shtetasit E.V, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsionit aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike”, (parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal.)

Pas të dhënave dhe informacionit të siguruar nga oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), ka rezultuar se punonjës të policisë rrugore i kanë kërkuar familjarëve të drejtueses së automjetit, shtetases A.V, pagesën prej 2 mijë eurosh, për mosarrestimin e saj.

Shuma e parave është kërkuar të dorëzohej brenda një kohe të shkurtër dhe është siguruar nga personi nën hetim E.V, me ndihmën e personave të tjerë.  Këtë shumë ai ia kanë dorëzuar njërit prej punonjësve të policisë rrugore - fakt i provuar gjatë hetimit.

Urdhri i ndalimit të shtetasve: E.T, S.N dhe R.Z është ekzekutuar nga BKH, në bashkëpunimin me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore. Gjatë kontrolleve të kryera për llogari të këtij procedimi penal janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale shumat prej; 2.500.000 lekë dhe 26 mijë euro.

lajm ne perditesim...

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Diaspora po vendos, sa përcaktuese do jetë vota nga jashtë më 11 maj?