Lorenc Shehu komandohet në vend të Roven Zekës, shef i Komisariatit të Policisë Rrugore të Tiranës.
Më 22 prill Gjykata e Posaçme caktoi masën arrest me burg për Roven Zekën. Ai akuzohet nga SPAK për veprën penale të korrupsionit.
Kujtojmë se Zeka së bashku me dy efektivë tjerë (Sokol Novaku dhe Edison Tabaku) akuzohen se kanë kërkuar dhe marrë pagesën 2 mijë euro nga biznesmeni Erges Vrioni, për të mos i arrestuar bashkëshorten që kishte shkaktuar një aksident më 16 prill.
Arrestimet u bënë më 19 prill, menjëherë pas zbulimit të rastit, teksa Prokuroria ka zbardhur nëpërmjet përgjimeve edhe bisedat dhe aferën korruptive.
Lajm ne perditesim....
Komente

Iku nje lushtar dhe erdhi nje tjeter ky do ta rregulloje qarkullimin tani duke vjedhur me shume
Përgjigju