Kronikë

Arrestimi i tre kontrollorëve, Organizata e Kontrollorëve në Europë thirrje autoriteteve: Të lirohen menjëherë

8 Prill 2021, 15:41| Përditesimi: 8 Prill 2021, 15:44

  • Share

1617823658_kontrolloret1.jpg

Organizata e Kontrollorëve të trafikut ajror në Europë (ATCEUC) ka reaguar pas arrestimit të tre kontrollorëve shqiptarë, pas kallëzimit në Prokurori nga AlbControll, si nxitës të bllokimit të punës në Rinas.

Nëpërmjet një reagimi ata kërkojnë lirimin e menjëhershëm të kontrollorëve shqiptarë, ndërsa shprehen të “tmerruar” në lidhje me lajmet për arrestimin e tyre.

“Për një vend që aspiron të bëhet anëtar i BE, është e papranueshme që punëtorë thelbësorë, kritikë të sigurisë mund të pushohen nga puna dhe përfundimisht të arrestohen, thjesht për kryerjen e detyrave të tyre në përputhje me rregulloret e BE-së ose për publikimin e shqetësimeve të tyre, kur punëdhënësi i tyre nuk pranoi t’i dëgjonte, një punëdhënës që në fund të fundit është përgjegjës për sigurinë të udhëtarëve që udhëtojnë nëpër qiellin shqiptar”, thuhet në reagim.

Sipas tyre, “Albcontrol” i ka shkurtuar rogat me 70%, pa u konsultuar apo pa folur me Unionin që përfaqëson kontrollorët dhe se kjo i vuri kontrollorët nën një stres të madh, në mes të një pandemie botërore.

“Albcontrol ka refuzuar çdo kërkesë të Unionit për të negociuar për të gjetur një zgjidhje për krizë, një pozitë që i vendosi punonjësit nën një stres të madh në mes të një pandemia globale. Si mund ta shohë Shqipëria veten si një vend të denjë për të sjellë një të ardhme të ndritur në Europë, kur reagimi ndaj punonjësve duke i shkelur të drejtat e tyre themelore dhe duke vepruar në një mënyrë që të kujton një të kaluar staliniste që shpresonim të kishte qenë varrosur.  Anëtarësimi në BE kërkon që Shqipëria të respektojë jo vetëm Rregulloret Evropiane, por edhe Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe Shtyllën Evropiane e të Drejtave Sociale, ajo duhet të lërë pas të gjitha mënyrat e vjetra dhe të respektojë plotësisht të drejtat e punëtorëve dhe përgjegjësitë e tyre. ATCEUC kërkon që çdo institucion i BE-së me marrëdhëniet në Shqipëri të përdorë ndikimin e plotë dhe ta shohë arrestimin e qytetarëve të saj, që janë thjesht në përmbushje të detyrave dhe të drejtave të tyre sipas Ligjit Kombëtar dhe Evropian, si një shenjë se nuk është gati të anëtarësohet në Bashkimin Evropian dhe se lirimi dhe rikthimi i tyre është një hap themelor në rrugën drejt BE-së. ATCEUC ka humbur të gjitha kontaktet me kolegët tanë shqiptarë dhe është thellësisht i mërzitur nga ky zhvillim dhe i shqetësuar për mirëqenien e tyre, ne kërkojmë që Autoritetet shqiptare lirojnë menjëherë kolegët tanë”, thuhet mes të tjerash në reagim.

 


Lajmi kryesor:

'Mbylle kullën'...'Kam guxim, por jo deri këtu', zbardhen bisedat në WhatsApp që fundosën 3 kontrollorët e arrestuar! Shoqërohet në polici edhe ish-drejtori i Aviacionit Civil


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?