Arrestimi i Vangjush Dakos, deputetët komente ‘në sinkron’ para Kuvendit: Flet Drejtësia, kush gabon paguan

8 Qershor 2023, 10:46| Përditesimi: 8 Qershor 2023, 10:52

  • Share

“Drejtësia të bëjë punën.” Dukej si e parapërgatitur por në masë, pavarësisht kaheve politike, deputetë e ministra të pyetur nga gazetarët e komentuan njëlloj arrestimin e ish kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dakon.

Teksa po hynin në sallën e Kuvendit për të zhvilluar seancën plenare, e para që komentoi ishte Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, e cila tha se drejtësia do duhet të bëj punën.

“Drejtësia të bëjë punën e saj, ne nuk komentojmë”- thotë Kushi

Ka pasur edhe nga ata të cilët vetëm kanë përshëndetur, ose shpërfillur gazetarët për të dhënë koment.

Edhe Dashamir Shehi, u shpreh se drejtësia do duhet të bëjë punën, ndërsa deputeti socialist, Fadil Nasufi tha se përgjegjësia është personale.

“Distancimi politik është i nevojshëm. Secili mban përgjegjësi personale.”- tha Fadil Nasufi

“Kush ka gabuar do të pagojë. Jo për atë po për të gjithë.”- tha Shehu. 

Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako është arrestuar në 6 qershor me urdhër të SPAK nën akuzën e shpërdorimit të detyrës së tij lidhur me lejen e ndërtimit të kateve shtesë në një pallat të ndërtuar 11 vite më parë si dhe për një tender të dhënë në vitet 2014-2015 për shëtitoren e plazhit të Durrësit duke i shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 18 milionë lekësh. Në pranga kanë rënë edhe 9 zyrtarë dhe ish zyrtarë të drejtorisë së Urbanistikës në Durrës të cilët akuzohen për shpërdorim detyre, falsifikim dokumentesh dhe korrupsion. Gjyqtari i GJKKO, Erjon Bani ka firmosur 10 masa arresti, 7 prej të cilave ‘arrest me burg’ dhe 3 ‘arrest shtëpie’.

Ora 10:48
Arrestimi i Dakos, deputeti i PS, Bujar Çela: Ai s'ka qenë ndonjëherë kolegu im, drejtësia mbi të gjitha

 

Një koment disi më ndryshe e pati deputeti socialist, Bujar Çela tha se Dako nuk ka qenë kolegu i tij.

“Nuk ka qenë ndonjëhërë kolegu im Dako. Se s’kam qenë anëtar kryesie. Drejtësia mbi të gjitha, drejtësi e pavarur.”- tha Bujar Çela.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?