Erion Veliaj

Politikë

Arrestimi i Veliajt 3 muaj para zgjedhjeve/ Sondazhi i Shqiptarja.com: A ishte i duhur veprimi i SPAK? 59.8% mendojnë se jo! 36.9% janë dakord

15 Shkurt, 16:39| Përditesimi: 15 Shkurt, 16:54

  • Share

Erion Veliaj, kryebashkiaku i Tiranës u arrestua këtë të hënë (10 shkurt) me urdhër të SPAK pasi po kryhen hetime pasurore ndaj tij prej prokurorëve Ols Dado dhe Altin Dumani. Ky arrestim vjen vetëm 3 muaj para zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të 11 majit.

Të pyetur nga sondazhi i Shqiptarja.com rreth 20 mijë vetë iu përgjigjën pyetjes nëse arrestimi i Veliajt 3 muaj para zgjedhjeve parlamentare të 11 majit ishte i drejtë apo jo. 59.8% e atyre që votuan nga data 10 shkurt kur u arrestua Veliaj e deri pasditen e sotme (15 shkurt) mendojnë se veprimi i SPAK nuk ishte i duhuri. 36.9% mendojnë se veprimi i SPAK me arrestimin e kryebashkiakut ishte i duhuri, ndërsa 3.3% nuk kanë një mendim.

Sondazhi i Shqiptarja.com

Veliaj akuzohet për korrupsion në 9 raste dhe pastrim parash, ndërsa Xoxa për korrupsion në 9 raste, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Ndaj biznesmenit Abule rëndon akuza e pastrimit të parave, ndërsa për 5 të tjerët vetëm ajo e korrupsionit aktiv. 

Sipas SPAK, Veliaj dyshohet krijoi një skemë korruptive, mes kompanive të bashkëshortes dhe 6 biznesmenë pranë tij.

G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Bobi: 15/02/2025 17:25

    Po sondazhi me 1900 vota. Vetem policia bashkiake dhe stafi bashkis jane 3000 njerez

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?