TIRANË - Avokati Arbër Hoxha foli sot në Report Tv lidhur me arrestimin e Erion Veliajt, teksa pritet që GJKKO të japë vendimin lidhur me masën e arrestit, nëse e konfirmon ose jo. Sa i përket metodave të përdorura nga SPAK, Hoxha thekson për Nertil Agalliun në ‘Sot Live në Shqipëri’ se është e tepërt të quhen intimidime.
'Është një metodë e prokurorisë së posaçme por edhe të prokurorisë së rretheve përdorin metoda speciale. Që një person që hyn në dyert e prokurorisë ka presion psikologjik edhe pas thënë diçka. Besoj intimidimi është fjalë e madhe. Ushtrohet presion psikologjik për të marrë dëshminë që duan.'
Megjithatë, ai shton se ka ende reminishenca nga koha e ish-diktaturës në procesin e hetimeve dhe marrjes në pyetje të dëshmitarëve.
'Është një metodë pune që nga 1967 deri në 2024 apo 2025, reminishencë e së kaluarës komuniste. Në 1971 u suprimua avokatia dhe mbetej e kulturës juridike e diktaturës. Në Kodin e Procedurës Penale është barazia e prokurorit dhe avokatit në sallën e gjyqit. Kjo nuk ndodh. Intimidimi është një pjesë e reminishencës së kaluarës.'
Më tej, përfundon duke thënë se pavarësisht ndryshimeve në Kodin e Procedurës Penale, natyra inkuizitore në hetime vijon ende të jetë e pranishme.
'Në 2017 ndryshoi natyra e kodit procedurës. Pavarësisht ndryshimit prej 8 vitesh, natyra inkuizitore e procedimit penal vazhdon. Mbrojtësit hasen me një sërë pengesash për njoftimin e akteve. Sot mbrojtja duhet të njihet me 40 fashikuj për 6 orë. E pamundur. Këto janë mbeteje të natyrës së procedurës penale të së kaluarës.'
Komente
![](https://report-tv.al/template/img/antipiracynote.jpg)