TIRANË- I ftuar në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, avokati shprehet se Këlliçi ka marrë informacioni nga i vëllai që ka pas punuar në Bashkinë e Tiranës dhe më pas ka shpifur mbi ato çerek të vërteta.
“Ky Nesti Angoni është i mirë profesionalizuar në fushën e intrigave, shpifjeve dhe akteve vandale kundër njerëzve që punojnë. Nesti është Sali Berisha, kokë e këmbë, 100% Saliu dhe ka edhe një ndihmës. Ndihmësi është Këlliçi, që ka vëllanë që ka punuar në Bashki dhe ka marrë tenderë dhe ka bërë korrupsion, e kanë ndihmuar edhe socialistët. Mbase edhe me lidhjet e Belindit me bashkëshorten e vet. Këta me ndihmën edhe të Belos, Saliu ka marrë informacion të plotë, e ka pasur nga brenda për disa çerek të vërteta dhe si mjeshtër i asaj shkollës serbe.”, tha Beqiri në Report Tv.
Një koment e ka edhe për akuzën ndaj bashkëshortores së Veliajt që sipas SPAK ka harxhuar për 6 vite 860 mijë euro blerjen online. Por, avokati thotë se qenkan vetëm 75 mijë euro të harxhuara në vetëm 10 vite. Sipas avokatit, gjithçka po bëhet të degraduar figurën e kryetarit të Bashkisë së Tiranës.
“Ky person e di që ndjeshmëria më e madhe në Shqipërinë është ajo e njerëzve të varfër, që mezi blejnë bukën, ata kur shohin shifra të tilla, fustane kozmetikë u ikën truri i kokës. Krijohet një boomerang, një mal i madh dhe ky mal i madh që mbarset pjell një mi. Miu është që qenkan vetëm 75 mijë euro në 10 vjet
Nuk justifikoj asnjë lloj korrupsioni, por e vërteta është e vërtetë. Një avokate me emër sic është Ajola, një vajzë, mbesa e Jakov Xoxës. Në shtëpinë ku shkruante Xoxa, kur shkonim atje shikonte ishte një ndër më të pasurit në atë kohë, në regjim, jo vetëm nga veprat që bënte por edhe nga pronat e trashëguara, i tillë edhe babai i saj. Një person të tillë ti e fut në këtë rrjedhë, për ta bërë fytyrën e kryetarit të bashkisë, e degradon deri në atë shkallë, se vë në lëvizje organizatën kriminale reale”, tha Beqiri.
Avokati ndalet edhe tek prokurori i dosjes, Ols Dado për të cilin thotë se është në konflikt interesi pasi ka marrë leje ndërtimi nga Veliaj. Beqiri thekson se Dado duhet të kishte dhënë dorëheqjen nga çështja e Veliajt, ndërsa po ashtu shton se Dado nuk plotëson kriteret për të qenë prokuror.
“Ti e njeh strukturën e SPAK, ti e di që janë 22 prokurorë, nja 17 prej tyre, janë figura të mrekullueshme, se për një kam dyshime. Por është një organizatë e vogël kriminale atje, me 4 prokuror, manipulohen, përpunohet, sajojnë vetë. Vetë e shkruajnë letrën anonime dhe vetë e bëjnë hetimin dhe e katandisin atë proces, që përflitet. E përflas dhe unë, që o e kam mbrojtur SPAK dhe do vazhdoj ta mbroj se e meriton s epo lufton pandëshkueshmërinë. Po i bën të gjithë të barabartë, por kurrën e kurrës për ta marrë në dorë kjo organizatë e vogël kriminale që është atje brenda.
Ky prokuror, nuk duhej ta merrte. Në rast se mua më vjen një çështje ku unë me personin kam njohje. Ti sot merre leje ndërtimi te Veliaj, prokurori i çështjes, e ke të shkruar dhe debatet që bëri me të, jo pse 9 kate, jo pse të jetë aq koeficienti. Në një situatë të tillë sa të vjen çështja ti i thua drejtuesit të prokurorisë më hiq nga kjo çështje. Minimumi njerëzit kur ta marrin vesh do thonë kështu i paskemi ne prokurorët, punojnë si të bëjnë pasuri. Ti je i plagosur, nuk duhet të jesh në SPAK. edhe ILD, kot sa i bën thirrje. I ka plotësuar kriteret për të qenë prokuror?
Komente

O Alex di ti Shqip ? I ka nxjer ndonjē fakt SKAPI Erjon Velis. Asnjē fakt por meret me brekēt e Arjolēs gruas sē Erjonit. Ajo ēshtē avokate e i nxori me fakte qē pēr 10 vjet ka harxhuar 75.000 mij euro D. M. Th 750 Euro nē muaj. Por arjola ka sdudion e saj Private pēr avokatur ça jan 750 Euro nē muaj kur ajo tē paktēn mer 10 - 15 Euro nē muaj. Prandaj o Aleks mos u bēn karagjos me zor. Por vini llogjikēn nē zbatim. Erjoni tē dēnohet po ka vjedhur por me fakte jo tē meret nē burg pēr brekēt e gruas. Pastaj ça e di ti Edi Raman budalla qē thot Erjoni ēshtė i pa fajshēm . Edi Rama ēshtē 99 e sbēn gabime trashanike se po doli Erjoni fajtor del qē Edi Rama ka bēr diçka me Erjonin. E pra flisni si kur tē ishit ju nē vēnd tē Erjonit.
PërgjigjuPershendetje Z,Avokat Esht Kshu Sic Po Shpeheni Ju?Spak Po L’un Me Dy Porta??Ju Po Shpreheni Se Esht Z Berisha Ne Kete Ceshtje??Po Mir Po Ambasata Amerikane Pse Nuk Esht Shprehur??Pse Komisoni Europian??Nuk Esht Shprehur?Se Ne Shqpitaret Keqkuptohmi Kur Nji Funkisonar I Huaj Shpreht?Sidomos Mediat?Thelbi Esht Z Avokat?Kujt Intereson Arrestimi I Z Veliaj??
Përgjigju