GJKKO ka lënë në fuqi dje (12 shkurt) masën ‘arrest në burg’ për kryebashkiakun Erion Veliaj, ndërsa ka ndryshuar masën për bashkëshorten e tij, Ajola Xoxën, nga "arrest shtëpie" në "detyrim paraqitje".
Lidhur me këtë vendim është diskutuar edhe mbrëmjen e sotme, në emisionin ‘Studio Live’, në Report Tv më gazetarin Arbër Hitaj, ku kryetari i Këshillit të Qarkut Tiranë, Aldrin Dalipi, tha se institucionet e drejtësisë duhet që të tregojnë transparencë.
Dalipi u shpreh se kryebashkiaku nuk ka refuzuar në asnjë moment që të mos përballet me drejtësinë.
‘Në këtë proces janë disa çështje që kanë pikëpyetje të mëdha, por nga ndalimi i Veliajt e në vazhdim ai ka respektuar thirrjen për ta shoqëruar, nuk kemi nga Veliaj rastin që të refuzonte. Veliaj si politikan ka qenë në mbështetje të reformës në drejtësi, ashtu si maxhorana. Por problemi është mungesa e transparencës dhe standardeve. Pse u mor nga zyra, në kulmin e punës ai nuk ishte as i dënuar as i pandehur?’, tha ai.
Lidhur me faktin që në dosje Veliaj është quajtur i dënuar, ai tha se ky lapsus i prokurorisë ishte i rëndë. Sipas tij, kanë janë bërë publike pjesë nga dosja të cilat ende si kishte as avokati i Veliajt.
‘Ky është problem, sepse ajo u quajt lapsus dhe tregon për standardet që janë në këtë proces, nëse prokurori thotë është lapsus, atëherë është e rëndë. Me çfarë kurajë dhe nga ku dalin copa dokumente në rrjeta të caktuara sociale merren nga parti politike dhe interpretohen në mënyra të ndryshme këto kanë dal para se ti kishte avokati dhe vet Veliaj. Kemi një problem të madh me transparencës Veliaj nuk është as i dënuar dhe as i pandehur, por është marr në një proces që ka shumë hije para opinionit publik’, tha ai.
Ai tha se ende nuk ka një informacion të plotë, se cilat janë akuzat që janë ngritur ndaj Veliajt.
‘Unë bëjë pjesë në këtë forcë politike dhe këtë e ka thënë Rama, para se ta them unë reforma nuk ka asnjë mëdyshje në mënyrën si është mbështetur dhe si po financohet, por shqetësimi është se institucionet duhet që duhet të respektojnë procedurat dhe të drejtat e njeriut. Ne nuk kemi informacion të plotë se cilat janë akuzat dhe për çfarë është atje kryetari i bashkisë së Tiranës, sa kohë se kemi këtë informacion kjo është mungesa e standardeve, drejtësia duhet që të ketë kujdes që të mos minojë besimin e qytetarëve tek ajo’, tha ai.
I pyetur nëse do të ketë ndikim tek PS mungesa e Erion Veliajt në fushatë për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, ai tha se kryeministri Edi Rama ka shtuar takimet me skuadrën e PS në Tiranë.
‘Rama ka shpeshtuar takimet me skuadrën e PS të Tiranës dhe ka një angazhim edhe më të madh për të fituar zgjedhjet e 11 majit. Rama tha se mandati i 4 do të jetë mandati i standardeve dhe besoj se rezultati do të jetë i mirë për PS dhe për Tiranën në këto zgjedhje’, tha ai.
Komente
![](https://report-tv.al/template/img/antipiracynote.jpg)
Po ik o Dalip!!! E ka Ministria e Drejtesise fajin per deshmine e penalitetit!!!! Se late nam!!! Hajduti ne burg dhe merruni me punet qe merrni pagat o hajduta!!!!
Përgjigju