Politikë

Arrestimi i Veliajt/ Deputeti Krashi: S’ka akuzë të qartë, duhej të ishte duke ushtruar detyrën! Sulmet ndaj SPAK? Hoxha: PS e PD janë bashkë

19 Shkurt, 19:54| Përditesimi: 19 Shkurt, 20:01

  • Share

TIRANË- Deputeti socialist, Lavdrim Krashi komenton në Report Tv arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. I ftuar në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Krashi thotë se kushdo që ka shkelur ligjin, duhet të përballet me drejtësinë, por në rastin e Veliajt thekson se nuk kemi një akuzë të qartë. Krashi shprehet se në këto kushte, Veliaj duhet të vazhdojë të ushtrojë detyrën e tij si kryetar i Bashkisë së Tiranës.

Për Krashin, drejtësia e re ka filluar të japë rezultatet e para, por duhet t’i trajtojë të gjithë njerëzit të barabartë përpara ligjit.

“Qytetarët shqiptarë duan që institucionet të jenë të pavarura, institucionet që financohen nga taksa paguesit shqiptarë. Drejtësi do të thotë që para ligjit janë të gjithë të barabartë, pavarësisht nga statusi i tyre social e financiar. Kush thyen ligjin duhet të përballet me të. Drejtësi perfekte nuk ka, politikanë që kanë abuzuar me takat e popullit kemi parë sa të duash. Unë mendoj se drejtësia e re ka filluar të japë rezultatet e para, por nuk lidhet thjesht dhe vetëm me goditjet që u bën njerëzve të caktuar. Drejtësia duhet ti trajtojë të gjithë njerëzit të barabartë para ligjit.

Është kryetari i Bashkisë së Tiranës, duhet të vazhdojë të ushtrojë detyrën, përgjegjësinë e tij si kryetar i bashkisë. Duhet të kemi vendim më të qartë, kur të kemi një akuzë. Nëse do kishim akuzë të qartë për Veliajn, atëherë ndonëse teknikisht në teori të largohet, qeveria e ka detyrë për të marrë një vendim, por është edhe në ndërgjegjen e qytetarit për të ardhmen e tij politike”, tha Krashi.

Nga ana tjetër, gazetari Poli Hoxha thotë se elitat e PS dhe PD janë bashkë. Arrestimi i Veliajt, sipas tij, tregon se SPAK nuk kontrollohet nga Rama, por thotë se ky i fundit është bërë qesharak duke akuzuar prokurorët e gjytarët si të Berishës. E nga ana tjetër, Berisha që thotë se SPAK kontrollohet nga Rama.

"U hodhën kundër SPAK, jo po u arrestua thotë kryeministri, është në burg pa gjyq. 3 javë i ka vazhduar gjyqi, si qenka pa gjyq. Pa gjyq quhet kur SPAK si dikur Prokuroria të arrestonte pa vendim gjykate. U arrit në këtë mase, se këta harrojnë se ai ka bërë presion dhe ka dashur të prishë provat. Vazhdon të bëjë presion, çdo ditë.

Kjo klasë politike thënë do t’i zhbëjmë, do ti lëmë në gojë të ujkut, të kriminelëve që u kanë sekuestruar 200 mln euro. Del kryeministri e thotë hë mo Ulsi ato lek që u japim, shiko ca na bëjnë ata.

Njerëzit pas shumë vitesh e kuptuan, që s’u varka as nga Rama. Është bërë qesharak, Rama del e akuzon prokurorë e gjyqtarë që janë të Berishë. Berisha thotë se i urdhëron Rama. Këtu është fake kjo ndarja që bëhet, më mirë se të gjithë më mirë e dinë prokurorët dhe ca gazetarë me integritet. Edhe cik militantizëm të kishin pasur, gjatë punës aty ata kanë parë këtë gjë, që në thelb elitat e PS dhe PD janë bashkë. Marrim rastin Veliaj, 5 biznesmenët, merr Bektashin, a është i Berishës te Partizani, tani na del tek Veliaj, marrim Sulën e Fushën. Të gjithë këta nuk kanë të majtë e të djathtë dhe këtë më fakte e ka parë edhe prokurori më naiv atje", tha Hoxha. 

SI.E./A.A/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se vota e Diasporës do jetë përcaktuese më 11 maj?