I ftuar në ‘Studio Live’ Faik Basha nga PL, hodhi kritika ndaj atyre që kanë dalë për të mbështetur Veliajn para SPAK.
'Rama po shoh Noc Rrokun me sytë e tij. Shpërdorimi i detyrës në këtë formë është skandal nuk paguajmë taksa që të mblidhen atje ‘Lali, lali’. Marrin rrogat për të shkuar në protestë. Kur ne organizonim protesta në shkelje të të drejtave ndërkombëtare që rrëmbehet dhunshëm një ish-zyrtar, gojët e ttyre ishin që u nxirrni ça nxjerr fundshpina. Prokurorët vetë i kanë lavdëruara dhe sot thonë na kanë dalë jashtë kontrollit. Nëse lejet mbi 5 kate, i jep Rama, nuk i jep Veliaj. Si në çdo aferë Rama është prezent. Për sa i përket arrestimit, nga kaloi ky prokuror? A është vetëm ky me probleme, apo ka dhe të tjerë. E ka firmosur vetëm jy apo edhe Dumani? Nëse Dumani ka firmosur një dosje me kaq probleme me indicie personale. Problem i madh, Dumani nuk qenka drejtues pra, vetëm firmoska.'
Sipas Bashës, ky arrestim i Veliajt ka lidhje me ardhjen e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.
'Qëndrimi është ky nuk mund të gëzohesh kur zyrtarët e tu paskan grirë shtetin. Erion Veliaj e linka Assadin me vite dritë prapa. Për të ardhur keq, nuk është për tu gëzuar. Dëmi i jashtëzakonshëm. Shqiptarët janë të dëmtuar. Shpresa kishte humbur që ky vend mund të bëhej. Trump do vendosi dhe do jetë vendimmarrës për të ardhmen e Shqipërisë. Vërtet u desh ndryshim i madh në Amerikë që të zbërthehet llumi këtu. Iu këput koka në Amerikë, koka e Sorosit. SPAK ka bërë politikë.'
'Rama ka përgjegjësi për aferat më të mëdha të këtij vendi. Sot thoshte Duman këtë do ta kapësh, këtë sdo ta kapësh. Kush ai që i ndan detyrat Dumanit.
Lajmi kryesor:
Hetimet ndaj Veliajt, Adriatik Doçi: Prokurori Ols Dado ka konflikt interesin me kryebashkiakun, ka marrë leje pallati! Gjyqtari Bani me hotel në Sarandë, del te 'Toyota Yaris'
G.K/r.k./ReportTv.al
![](https://report-tv.al/template/img/antipiracynote.jpg)