Politikë

Arrestimi i Veliajt/ Halit Valteri: Goditje politike para zgjedhjeve! Poli Hoxha: BE dhe SHBA i kanë dërguar alarmin e kuq Ramës

13 Shkurt, 23:00| Përditesimi: 14 Shkurt, 09:07

  • Share

TIRANË - Arrestimi i Erion Veliajt dhe hetimet e SPAK ndaj tij u diskutuan në pjesën e dytë të ‘Frontline’.

Halit Valteri theksoi për Marsela Karapançon se, ndryshe nga Berisha që nuk njeh institucionet, Veliaj do të paraqitej nëse do të kishte masë detyrim paraqitje. Ai e cilësoi vendimin e GJKKO-së si një goditje politike para zgjedhjeve.

'Nëse Veliaj do kishte masë detyrim paraqitje, do shkonte të paraqitej. Berisha nuk njeh institucionet. Çfarë intimidimi i bëjmë ne SPAK. i njëjti gjyqtar që dha masën e arrestit, është goditje nën brez 3 muaj para zgjredhjeve. Çfarë provash do prishte. Çfarë rreziku shoqëror. Edhe vendimin e kishin nxjerrë të dënuar.'

Ndërkohë, Poli Hoxha tha se qeveria ka ndryshuar qëndrim pas presionit ndërkombëtar, duke e quajtur situatën një "alarm të kuq" për SHBA dhe BE.

'Kisha perceptim që ishin ndryshe PS, ishin copy paste dhe pa logjikë. I bëjnë biografinë prokurorëve gjyqtarëve. Duam prova, të çohen në gjykatë, budallëqe. Sot pamë zbythje, të kryeministrit. Ndaj qëndrimeve që kishte pardje, dje. Që tha boll, do marri fund nuk ka më republikë prokurorësh. Në dijeninë time, edhe ambasada e BE-së dhe SHBA-së nuk kanë reaguar. U kanë dërguar alarmin e kuq. Bëhet fjalë për puç kushtetues. Kryeministri i vendit, nuk është thjesht kryetari i partisë, ka dhe parlamentin në kontroll, u ndez alarmi i kuq.

SHBA nuk reagoi publikisht, por ka reaguar në mënyrë të tjera. Dhe sot Rama reagoi ndryshe. Në fund kërkojnë prova. Dosja ka filluar për hetim pasuror, është vetëm 2000 faqe. Pastaj Erion Veliaj e ke te inceneratorët, teatri, 5D. Çështja është që kutia e pandorës që zpotëron Veliaj nuk ka vbrenda vetëm Ramën, por deputetë, parti. vetëm 5 biznesmenë, shiko reagimin e medias. Biznesmenët sa i ka Lali Eri i ka dhe Berisha.

Nëse telefoni i Ramës, ka dalë te telefoni i gjithë atyre të tjerëve, si nuk e dorëzon ti.

Shemsi Prençi konfirmoi se telefoni i Ramës është në duart e SPAK, ndërsa theksoi se mbledhja e administratës bashkiake përpara gjykatës ishte e paligjshme.

'Telefoni i Ramës është në duart e SPAK. përmbajtja e telefonit dhe gjithë eksponentët e SPAK. pjesa për tja bllokuar fizikisht është vetëm për tu lidhur me aparatin. Artkulimi me forcë i Ramës i 860 mln dhe ngritja e zërit ishte sulm i hapur se çka prish bashkëshortja e lalit dhe jo Linda e Ramës. Juristët me këmbë në tokë, e pranuan faktin penal dhe kërkuan ndryshimin e masës. Reagimi i administratës së bashkisë në orar zyrtar, me polici, me oficerë të ministrisë së Mbrojtjes, titullin e kanë marrë për këto cilësi dhe jo për të protestuar, por për vlera sportive.

5Ishte grumbullim i paligjshëm përpara institucionit. Në termin është grumbullim i paligjshëm përpara institucioneve të rëndësisë duke bllokuar mjetin e blinduar. Dje u shoqërua askush. Kryeministri është sjellë këto ditë si një qen i tërbuar në zyrën e kryeministrit. Jo etikë në veshje, sjellje është kryeminsitri i turpit që nuk ka ndodhur.'

Gazetari Anri Bala nuk shikon standarde të njëjta të SPAK ndaj Veliajt si me Berishën.

'Treçerku i këtyre që marrin dosjen, asnjë nuk e ka informacioni nzyrtar. Kanë struktura të ndryshme që marrin informacione. Them me kompetencë, ka strukturë brenda PD-së që këtyre OPGJ i dërgon informacion. Nesti Angoni nuk është një. Si mund të flitet për standarde? U lirua Berisha para zgjedhjeve, dhe u arrestua ky para zgjedhjeve.'

Shabani deklaroi se SPAK duhet të vijojë punën pa ndërprerje ndaj Veliajt dhe figurave të tjera të akuzuara, duke shtuar se Rama po sillet si Berisha në vitin 2011, kur sulmonte prokuroren e atëhershme, Ina Rama. 

'Mendoj se SPAK nuk duhet ta ndërpresi punën as tek Veliaj, Lefter Koka, Ilir Beqja. Veliaj ka mundësi ta meritoj atë titullin kolegë. E ka gjithë mundësinë që të bëhet koleg i atyre duke u bërë bashkëpunëtorë dhe të marri Ramën dhe të gjtihë. Rama mu duk si Berisha në 2011. Që sulmonte Ina Ramën. Rama qenë në të njëjtën gjendje psikologjike. Edhe në rastin e Metës dhe Berishës këta njerëz jetojnë në luks të jashtëzakonshëm në një vend të varfër.'

G.K/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tigri: 14/02/2025 07:20

    Po ti o valteri o letyre do te hash nga te gjithe krahet

    Përgjigju
  • Iris: 14/02/2025 04:51

    Bravo U.S dhe BE! SPAK-u meriton 100 % perkrahje dhe asnje nderhyrje,apo presion.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?