TIRANË - Analisti Ilir Yzeri ishte sot në Report Tv teksa foli mbi arrestimin e Erion Veliajt dhe punën e SPAK dhe prokurorëve Ols Dado dhe Altin Dumani. Yzeiri shprehu për Nertil Agalliun në ‘Sot live në Shqipëri’, rezervat e tij për punën e Dados, pasi arrestimi i Veliajt ishte i padrejtë për të.
'Kërcënimet e tij nuk ia bën një strukture që po e heton. Por një strukture që po e përkëdhel. Ka lënë rrugëve Sali Berishën. Duke u sjellë ndaj tij si ndaj një padroni. Paska pasur kamikazë e tij brenda SPAK. PS na paska gënjyer. Vettingu nuk paska qenë i drejtë. Kanë lejuar që ky organizëm që u ngrit me sakrifica. Goditje politike për të ndihmuar PD dhe për të shkatërruar PS.'
Sipas Yzeirit, letra anonime e Nesti Angonit është tërësisht banale e ndërtuar mbi 5 thashetheme. Për këtë cilësoi të paaftë si Dadon ashtu dhe Dumanin.
'Nisi hetim penal ndaj Veliajt mbi një letër anonime. Është një letër banale e mbushur 5 thashetheme. Ky person Nesti Agnoni nuk ekziston. Është një makinacion i strukturave okulte të PD-së dhe kamikazëve. Akuza që ka për dëshmitarë, vetë Ols Dadon, që ka marrë një tender. Ky prokuror ndërton një akuzë të tillë. E bën në bashkëpunim me Altin Dumanin. Nuk besoj se Dumanin qenka kaq i paaftë që të manipulohet nga një prokuror kamikazë. Edhe Altin Dumani ka në subkoshiencën e tij paaftësi. Për të bërë skup i tillë veprim të tillë me pasoja të rënda. Kjo certifikohet nga një gjyqtar, që bëhet pjesë në këtë lojë të ndyrë dhe dalin triumfator nga kjo maskaradë. Pas kësaj zbulohet se ndërtimi i kësaj strukture është bërë me të padrejtë. Nuk ka përcaktuar se cili është ai që ka të drejtë ta kontrollojë.'
Më tej u shpreh se edhe arrestimi i Ilir Metës në atë mënyrë i ngjante arrestimeve të juntës ushtarake në Amerikën e Jugut.
'Arrestimi i Metës u ngjante arrestimeve të juntave ushtarake në Amerikën e Jugut. Mbajtja në arrest në burg është e tepruar. Është ish-presidenti i vendit. PS e paaftë, në ndërtimin e kësaj strukture të posaçme. Krejtësisht diletante.'
Sipas tij, PS ka qenë e paaftë në ngritjen e strukturës së Posaçme Antikorrupsion pasi puna e prokurorëve aty nuk kontrollohet.
'Ndërtimi i kësaj strukture duhej të ishte me filtrimin e profesorëve të Shqipërisë. Ka Shqipëria, pedagogë. U ndërtuan disa komisione dhe na del se është bërë prokuror një noter. Përgjegjësi e Partisë Socialiste.'
Dumani, shton ai ka 5 vite që zvarrit çështje të rëndësishme si Gërdeci apo 21 janari dhe merret me blerjet online të Ajola Xoxas.
'Dumani ka 5 vjet që ka zvarritur çështjet në këtë vend, që nga 21 janari e Gërdeci. Merret me blerjet online të gruas së kryebashkiakut. Nëse Ols Dado nuk përfundon atje ku është Erion Veliaj kjo çështje nuk zgjidhet.
Dyshoj se ky njeri bën korrupsione më të rënda. Berisha dikur e akuzonte Ols Dadon si të lidhur me bandat e Durrësit. Berisha jo gjithmonë gabon. Këtë rast ka të drejtë.'
Analisti Ilir Yzeiri ishte në Report Tv teksa komentoi edhe ardhjen e Chris LaCivitas nga Partia Republikane në SHBA për të drejtuar fushatën e Berishës.
Yzeiri e sheh si spektakël këtë ardhje të LaCivitas që nuk ngre asgjë në elektorat. Më tej shton se marrëdhëniet e administratës Trump me Ramën janë në nivelin më të lartë.
'Këto spektakle me këto këshilltarë nuk ngrenë dhe as ulin asgjë. Marrëdhëniet e kësaj qeverie me Ramën, janë në nivelin më të lartë. Nuk është prononcuar për Shqipërinë. Ishte në krah të Vance kur takoi Ramën. SHBA kanë nisur një fushatë të egër kundër abuzimeve të bëra nga administrata e mëparshme. Kanë nxjerrë nga puna dhe kanë mbyllur institucione.'
Komente
