TIRANË- Këshilli i Lartë i Prokurorisë në një deklaratë për mediat thotë se dënon përpjekjet e vazhdueshme për presion ndaj SPAK dhe në veçanti ndaj Olsi Dados, i cili është prokurori që ka heton kryebashkiakun e Tiranës, Erion veliaj. KLP thotë se çdo sulm verbal cenon procesin e drejtë hetimor dhe gjyqësor.
“Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) shpreh shqetësimin për fushatën e vazhdueshme të sulmeve, etiketimeve denigruese dhe përpjekjeve për presion ndaj prokurorëve të SPAK-ut në përgjithësi dhe në veçanti ndaj prokurorit të Prokurorisë së Posaçme Olsi Dado. Deklarata të artikuluara jo vetëm nga disa segmente të caktuara mediatike, por edhe nga persona të përfshirë në hetime ose të akuzuar prej tyre, përfshirë zyrtarë të lartë, dëmtojnë integritetin dhe besimin në drejtësinë shqiptare. Sulmet verbale cenojnë procesin e drejtë hetimor dhe gjyqësor, si garanci themelore të shtetit të së drejtës”, thuhet në reagimin e KLP.
KLP thotë se çdo akuzë apo ankesë ndaj prokurorëve duhet të trajtohet në përputhje me ligjin.
“KLP bën thirrje që çdo pretendim, akuzë apo ankesë ndaj një prokurori, të trajtohet në përputhje me ligjin dhe brenda kuadrit institucional. KLP rithekson rëndësinë e respektimit të standardeve etike të raportimit nga mediat, duke siguruar paanshmërinë në informimin e opinionit publik, për të shmangur çdo formë dezinformimi që mund të ndikojë në integritetin e proceseve gjyqësore. Në respekt të një sistemi të pavarur gjyqësor, bëjmë thirrje për të treguar durim dhe maturi. Çdo përpjekje për të ndikuar përmes presioneve publike apo debatit politik minon parimet e demokracisë.
Këshilli i Lartë i Prokurorisë qëndron në mbështetje të prokurorit Olsi Dado dhe të gjithë prokurorëve të Republikës së Shqipërisë, që ata të ushtrojnë funksionin e tyre në përputhje me ligjin, si e vetmja garanci që drejtësia të funksionojë mbi bazën e fakteve, provave dhe procesit të drejtë ligjor”, thuhet në reagim.
Komente

Vulen e pabesueshmerise ndaj drejtesise,madje Edhe ndaj organit tuaj ,ia keni vene Ju me veprime e vendime te kundraligjeshme.Shembull? Emertimi nga Ju i Ols Dados ne krye te detyres-.
PërgjigjuJu mund te dilni ne mbrojtje te gjithe prokuroreve dhe gjykatesve, por ato nun jane zoti i ra ne toke ,qe tju presi sepata nga duan ,te shajne e te ofendojne askend. Prandaj shqyrtoni rastin qe pretendohet e dilni me fakte
PërgjigjuKlgj pllgj llkgj te gjuthe moatra te sistemit.mbrojne njeri tjetrin..nje per te gjithe te gjithe per nje eshte moto ktyre hajduteve me kollaredhe fustane D&G
PërgjigjuPo pse KLP nuk ka denuar ndonjehere sulmet e Berishes ndzj prokurorve te SPAK,apo keni frik se ju quan edhe juvj kriminela. Pse perdorni dy standarte ne gjykimin e sulmeve qe u behen.
Përgjigju