Politikë

Arrestimi i Veliajt, Petraj në 'Repolitix': Veprimet e SPAK skandaloze! Kthupi: Paradoksi në Shqipëri, niveli i të paraburgosurve më i madh si i personave të dënuar

11 Shkurt, 21:38| Përditesimi: 11 Shkurt, 22:50

  • Share

TIRANË - Arrestimi i kryebashkiakut Erion Veliaj vijoi të diskutohej edhe mbrëmjen e sotme në Report Tv. Në 'Repolitix', 3 avokatët: Rezart Kthupi, Edmond Petraj, Përparim Çaça dhe gazetari Flogert Muça analizuan këtë moment kur jemi vetëm 3 muaj para zgjedhjeve parlamentare, lidhur edhe me deklaratat e sotme të kryeministrit Rama. 

Kthupi nuk bie dakord me retorikën e Ramës, se Veliaj u mor në arrest teksa është i zgjedhur si kryebashkiak dhe ka një kontratë. Ndërsa problem është masa e arresit në burg, që nuk mund të jepet për çdo vepër.

'I zgjedhur nuk ka status të veçantë. Është i barabartë. Nuk aplikohet ligji ndryshe kur je  i zgjedhur. Pushtetet në Shqipëri janë të ndara. Pushteti gjyqësor nuk do të thotë që nuk mund të ndërhyjë në pushtetet e tjera. Ia ka dhënë kushtetuta të drejtën të ndërpres kontratën që ka një i zgjedhur me zgjedhësit e tij. Të biem dakord për një gjë. Në Shqipëri niveli i personave të paraburgosur është më i madh se i personave të dënuar. Nuk ka nevojë të ndryshosh ligje për këtë. Ka një organ KLP që ndryshon politikën penale në Shqipëri. Prokurori në 90% kërkon arrest në burg. Shyqyr që dënuam këtë VIP-in e bashkisë Tiranë.' 

Gazetari Muça theksoi se tashmë Rama nuk do e censurojë më veten lidhur me veprimet e SPAK që po prekin ngado subjektin politik që drejton. 

'Rama ka reaguar për herë të parë sot në mëngjes. Ishte i kujdesshëm me terminologjinë. Mbështetja me SPAK e pakusht. Pashë se Edi Rama deklaroi se me SPAK marrëdhënia nuk ndryshon. Mbështetja nuk ndryshon. E tha literalisht. Por, e tha sot pak, është 3 muaj para zgjedhjeve. Edi Ramës i dënohen, hetohen deputetë, ministra, kryetarë bashkish dhe i ka vënë vetes autocensurë që të mos komentoj. Një gjë që të thotë nuk e shoh procedurën korrekte. Po tjetër gjë nuk e shoh procedurën korrekte dhe eventualisht është një organizatë kriminale. Rama ishte shumë i  qartë. Do tërhiqem nga ky pozicion. Rama është 3 muaj para zgjedhjeve. Jemi 3 muaj para zgjedhjeve. Dhe është liruar Berisha dhe është arrestuar numri i dy i PS. Veliaj u akuzuar për 1 mln akuza, u bë hetim pasuror.' 

Petraj i cilëson veprimet e SPAK, si ‘skandaloze’. Sipas tij duhet një SPAK për të hetuar një SPAK.  

'Në mënyrën më skandaloze. Kualiteti që po prodhon është skandaloz. Më shumë shou se sa cilësi hetimesh, pale ti futemi procedurës për 2 subjekte. Duhet një SPAK për të hetuar një SPAK. Po të shikosh e mbajtën 3 vjet Berishën në hetim. U bënë ato veprime, kishin Berishën përpara dhe ai i vuri përpara. E mban mend ç’bëri Berisha?! Nuk është statistikë. Se sa veta fut në burg SPAK.' 

Avokati Çaça shikon moskoherencë të qëndrimeve të Ramës ndaj SPAK, në dallim nga Berisha që qëndrimin anti-SPAK e ka pasur që në fillim. 

'Deri dje, Rama mburrej se kishte prodhuar partia që përfaqëson një sistem drejtësie të pavarur. Dhe mburrje për këtë. Sot thotë ka dalë nga shinat kushtetuese. Dhe larg standardeve demokratike. Sali Berisha që ditën e parë ka qenë koherent me SPAK, ka shpallur mendimin dhe pikë. Tani që Veliaj është arrestuar dhe këtë qasje. Nëse do merremi me pjesën si abuzohet nga ky gjyqësor me masën e sigurisë arrest në burg, është diçka e vërtetë. Por ka një problem nuk mund të ngresh zërin dhe të thuash kontratë me qytetarët. Beleri nuk u la të betohej se ishte në masë sigurie arrest në burg. Po abuzohet me këtë. Por nuk ka lidhje se nuk duhet të merret kjo masë se është i zgjedhur. Hamë veten me dhëmbë kur për vepra të vogla, vazhdon masa arrest në burg. Rama nuk është i sinqertë.' 

Ora 22:06
'Rama sot foli me të vetët, për t'i qetësuar', Flogert Muça: Tha që s'keni Erionin, jam unë! Ka filluar ndeshja elektorale, i kanë hequr Messin 3 muaj para zgjedhjeve

 

Gazetari Flogert Muça analizoi kthimin e Edi Ramës në krye të fushatës së Tiranës për zgjedhjet e përgjithshme. Muça e shikon mesazhin e Ramës, sot ndaj socialistëve për t'i qetësuar se në vend të Veliajt do jetë ai në krye të punëve të Tiranës. 

'Tha që s’keni Erionin jam unë. Ka filluar ndeshja, ia kanë hequr Messin. Ka ndodhur në 7 muaj dy ngjarje, është liruar shefi i opozitës. Është arrestuar Erion Veliaj, numri dy. Kjo është ndërhyrja në garë. Arresto dhe Manastirliun, arresto dhe Klosin. Dhe thuaji doktorit bujrum. Rama flet me të vetët dhe u thotë qetësohuni. Ai është në një proces, por unë nuk po e lëviz nga kryetari i bashkisë. Por qetësohuni, në Tiranë jam unë.' 

G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A është veprim i duhur nga SPAK arrestimi i Veliajt 3 muaj para zgjedhjeve?