Politikë

Arrestimi i Erion Veliajt, kryeministri Rama anulon takimet në Shkodër

10 Shkurt, 14:33| Përditesimi: 10 Shkurt, 15:17

  • Share

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka anuluar takimet që kishte parashikuar ditën e sotme, 10 shkurt, në Shkodër. Vendimi i kryeministrit Rama vjen pas lajmit për arrestimin nga SPAK të kryebashkiakut socialist të Tiranës, Erion Veliaj.

Kryeministri nuk kishte ndarë një axhendë zyrtare për takimet e Ramës në Shkodër, por burime i thanë Shqiptarja.com se Rama do të kryente disa inspektime ditën e sotme dhe u nis për në Shkodër pas mbledhjes që zhvilloi për 1 orë me drejtuesit politikë të qarqeve. Të njëjtat burime i thanë Shqiptarja.com se Rama tashmë është larguar nga Shkodra. 

Përpos inspektimeve në Shkodër, kryesocialisti Rama në orën 16:00 pritej të merrte pjesë edhe në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialsite. Diskutimet në mbledhjen e grupit të PS pritej të fokusoheshin për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ndërsa në 17:00 mblidhet Kuvendi i Shqipërisë. Mbetet për t'u parë nëse kryeministri do t'i bashkohet edhe punimeve të senacës plenare. 

Me vendim të GJKKO, ndaj Veliajt është caktuar masa arrest me burg, ndërsa për bashkëshorten e tij Ajola Xoxa masa arrest shtëpie. Arrestimi i Veliajt u bë rreth orës 14:00 të 10 shkurtit, ndërsa agjentët e shoqëruan nga ambientet e Bashkisë së Tiranës dhe më pas kryebashkiaku është transferuar te Blloku i Sigurisë.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Komunisti: 10/02/2025 17:48

    Ky popull prap do te ta votoj hajdutin e rradhes! Pse prish terezine shefi!

    Përgjigju
    • Or tej: 10/02/2025 21:11

      Nuk ka populli fakir alternativa or teeeejjjjj

  • Sondazhi i ditës:

    A është veprim i duhur nga SPAK arrestimi i Veliajt 3 muaj para zgjedhjeve?