Politikë

Arrestimi i Veliajt, Rama: Bufi i kënetës dhe mangallët e partiçkave u ekzaltuan,u përdezën nga era e mishit me gjak

11 Shkurt, 10:19| Përditesimi: 11 Shkurt, 10:46

  • Share

 

Përmes një komunikimi me ndjekësit në rrjetet sociale, Rama u shpreh se Veliaj është marrë pa gjyq nga zyra dhe drejtësia ka lënë një kryeqytet të tërë pa kokën drejtuese.

Rama ironizoi opozitën duke u shrehur se u ekzaltuan nga arrestimi i Erion Veliajt dhe u turrën për të kërkuar dorëheqjen e tij.

“U ekzaltuan nga arrestimi i Erionit dhe u turrën për të kërkuar dorëheqjen time. Madje jo vetëm oxhaku i vjetër e blozë i partisë së bufit të kënetës, por edhe mangallët e partiçkave, u përdezën nga era e mishit me gjak që të vijnë këtu të kërkojnë dorëheqjen time se u bë deti kos tani. Këtu janë punët e tyre dhe s’kanë lidhje me punën time" tha Rama.


Lajmi kryesor:

Arrestimi i Veliajt, Rama: I hoqën kokën nga shpatullat bashkisë së Tiranës, e mbyllën në qeli pa gjyq! U nis nga novelë anonime, u intimiduan dëshmitarë, njerëz të artit e kulturës


S.G/I.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A është veprim i duhur nga SPAK arrestimi i Veliajt 3 muaj para zgjedhjeve?