Makina e Ramës në Bashkinë e Tiranës

Politikë

Arrestimi i Veliajt/ Rama sërish në Bashkinë e Tiranës, takim me kryetaren e komanduar dhe 4 nënkryetarët

13 Shkurt, 10:17| Përditesimi: 13 Shkurt, 14:43

  • Share

TIRANË- Kryeministri Rama ka qenë sërish në Bashkinë e Tiranës paraditen e kësaj të enjte ku ka zhvilluar një takim me 4 nënkryetarët e bashkisë dhe kryetaren e komanduar Anuela Ristani, në mungesë të Erion Veliajt.

Takimi ka zgjatur vetëm 10 minuta dhe siç mëson Report Tv fokusi i diskutimeve ka qenë tek punët organizative të bashkisë së Tiranës. Rama nuk e ka shkarkuar Veliajn, ndërkohë që detyrat i janë deleguar nënkryetares Ristani. 

4 nënkryetarët e bashkisë janë Andi Seferi, Keti Luarasi, Jonida Halili dhe Frida Pashako.  Pas arrestimit të Erion Veliajt, Rama tha se do të marrë në dorë punët e bashkisë dhe fushatën elektorale për kryeqytetin, në mënyrë që të kujdeset personalisht për mbarëvajtjen e punëve.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?