Makina e Ramës në Bashkinë e Tiranës

Politikë

Arrestimi i Veliajt/ Rama sërish në Bashkinë e Tiranës, takim me 5 nënkryetarët

13 Shkurt, 10:17| Përditesimi: 13 Shkurt, 10:24

  • Share

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka qenë mëngjesin e sotëm në Bashkinë e Tiranës. Burime bëjnë me dije se Rama është takuar me 5 nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës në një takim të shkurtër rreth 10 minuta.

Kjo është vizita e tretë e Ramës në Bashkinë e Tiranës që pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj, nën akuzë për korrupsion dhe pastrim parash. Rama nuk e ka shkarkuar Veliajn, ndërkohë që detyrat i janë deleguar nënkryetares Anuela Ristani.

5 nënkryetarët e bashkisë janë Anuela Ristani, Andi Seferi, Keti Luarasi, Jonida Halili dhe Frida Pashako. Vetëm Rama pas arrestimit të Veliajt ka thënë se do angazhohet me punët e Bashkisë, ndërsa gjatë keremtimit të 105-vjetorit të Tiranës si kryeqytet, kryeministri tha se bashkë me ekipin do jetë në Tiranë.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Arrestimi i Veliajt, si e vlerësoni qëndrimin e Ramës ndaj drejtësisë?