TIRANË - Deputeti i Partisë Socialiste, Plarent Ndreca foli sot në Report Tv, lidhur me arrestimin e Erion Veliaj. Ndreca theksoi për Nertil Agalliun në ‘Sot Live në Shqipëri’, problematikat lidhur me hetimet e SPAK që i ka ngritur edhe më parë vetë në mënyrë institucionale
'Një pjesë e mirë e mazhorancës kanë pasur dijeni për problematika, shqetësime për standardet e drejtësisë, shtetin ligjor. Edhe unë e kam ngritur si shqetësim institucionalisht. Kam menduar se do ishte korrekte. Për të ruajtur ekuilibër të shëndetshëm për mos cenimin e institucioneve të drejtësisë por edhe mos heshtjes për çështje që kanë shqetësuar.'
Vetë Ndreca ka trajtuar këto shkelje edhe përballë prokurorit Altin Dumani në Komisionin e Ligjeve.
'Në raportet e institucioneve në komisionin e ligjeve që aty kam ngritur shqetësim. Një nga shkeljet që kam trajtuar është shkelja e afateve të hetimeve që u pranua nga kryeprokurori. Kam dërguar shkresë edhe në rastin e çështjes që kam pasur me Prokurorinë e Posaçme, për një proces tërësisht të parregullt ligjor. Këto probleme i kam ngritur edhe në sallën e gjyqeve. Duhet ruajtur një ekui9luvër. Institucionet e reja të drejtësisë duhet të merrnin kohën e tyre. Është koha e duhur. Që thuhen publikisht disa gjëra.'
Pavarësisht mosfunksionimit në mënyrë ligjore të metodave të prokurorisë asnjë institucion nuk ka reaguar, përveç kryeministrit sot.
'Shumë procese dhe metoda të prokurorisë kanë krijuar dhe stepje nga media. Mediat duhet të fillojnë të vërtetën e paanshme në proces. Mendoj se ka një situatë frike se jemi një shoqëri mëkatare, e mësuar me shkeljen e ligjit. Frika për të mos qenë pjesë e një hetimi në prokurori, shumë institucione nuk kanë thënë fjalën e tyre. Një shqetësim që kam ngritur, edhe kur kam ngritur problematika, institucionet nuk reagojnë. Përveç reagimit të sotëm të kryeministrit.'
Sistemi i ri i drejtësisë, rrezikon të kthehet në korporatizëm thotë Ndreca, ndërsa parlamenti ka të drejtë të bëjë kontrollin e këtyre institucioneve të reja.
'Në drejtësinë nuk e kemi bërë për asnjë emër të posaçëm as për Dumanin. E kemi bërë për qytetarin. Këtu nuk përjashtohet as Prokuroria e Posaçme, duhet të kenë standardet e Gjykatës Europiane të të drejtave të njeriut. Duhet ti kontrollojë ILD, që nuk ka kontrolluar. i kam kritikuar për mungesën e aktivizimit. I gjithë sistemi i ndërtuar në parimin check and balance. Por asnjë pushtet nuk mund të jetë i pakontrollueshëm. ILD është ndërtuar për të balancuar. Një ndër aktorët kryesorë që monitoron veprimtarinë e prokurorisë është gjykata. Por edhe aty ka shenja të korporatizmit. Një aktor tjetër që e ka humbur rolin është roli i avokatit. Nuk dëgjohet, nuk lexohet. Ne nuk mund ta kthejmë reformën pas për shkak se nuk zbatohet ligji korret. Jo vetëm nuk zbatojnë ligjin por edhe shkruajnë ligjin. Në kod parashikohet që çështjet e mbyllura nuk duhet të hapen pa vendim gjyqësor. Ka raste që janë hapur pa vendim gjyqësor. Kjo është një ndër shkeljet. Nuk mund të mbyllen sytë, duhet të fliten. Gjitha shkeljet duhen thënë në publik.'
Rasti me Veliajn, është flagrant sipas Ndrecës teksa u mor nga zyra një kryebashkiak në detyrë.
'Rasti i Erion Veliaj është flagrant. Të nxjerrësh një drejtues bashkie të votuar nga 160 mijë zgjedhës është flagrant. Është në detyrë. Prokurorët kanë detyrë të mos prishin prova. Nuk mund nga paaftësia për tyë menaxhuar procesin të heqësh nga detyra. Duhet të merrej në konsideratë proporcionalitet, nuk mund të ndërpritet kontrata me qytetarët. E drejta bazike demokratike, është e drejta për tu qeverisur.'
'Masa e arrestit burg pa afat është masa më ekstreme. Duhen provuar gjithë masat e tjera nëse janë të papërshtatshme para se të shkohet te masa ekstreme.'
Më tej, Ndreca bëri dhe dallimin e rastit të Veliajt me rastin e Ilir Metës.
'Dallimi me Metën është Veliaj është në detyrë dhe për të qeverisur. Nga zoti Veliaj është bërë e ditur publikisht shkelje të rënda proceduriale përpara se të arrestohej. A është marrë në konsideratë këto deklarata? Nëse shkelet kushtetuta nga prokurori nuk ka të drejtë morale dhe penale për të vijuar hetimin.'
Parlamenti duhet të kontrollojë nëse SPAK dhe GJKKO janë në shinat kushtetuese.
'Duhen parë nëse SPAK dhe GJKKO janë në shinat kushtetuese. Nuk jemi mësuar me këtë diskurs, por është diskursi i një drejtuesi ekzekutiv që i drejtohet një pushteti tjetër për të qenë brenda shinave kushtetuese. Kushtetuta ka parashikuar instrumenta, por në fund garantuesi fundor i ekuilibrave kushtetues është Kuvendi i Shqipërisë. Reforma është bërë për qytetarët.'
Kjo goditje e Veliajt sipas Ndrecës është me ndikim 3 muaj zgjedhjeve të 1 1majit.
'Është me ndikim në zgjedhje. Ajo çka mund të them, është që një ndërhyrje e tillë disproporcionale është një ndërhyrje në procesin zgjedhor në fushatën e Tiranës, ku drejtues politik ishte Veliaj.'
Prej dy muajsh, Ndreca ka dërguar shkresë në KLGJ për shkeljet e gjyqtarëve të institucioneve të reja të drejtësisë, po ashtu dhe në KLP, por nuk ka marrë asnjë përgjigje.
'Kam dy muaj që i jam drejtuar KLGJ-së, nuk kam marrë përgjigje. Në vend që të çohen si trup kanë heshtur. Nuk më jep të drejtën që të dyshoj për korporatizëm? Kuvendi i ka prodhuar gjitha këto, ka prodhuar këtë reformë.'
Komente
![](https://report-tv.al/template/img/antipiracynote.jpg)