TIRANË- Hetimi i SPAK për deputeten socialiste, Klotilda Bushka në çështjen e Erion Veliajt u bë temë debati në nisje të Komisionit të Ligjeve. Deputeti demokrat, Dash Sula kërkoi që mbledhja të mos drejtohet nga Bushka, e cila është kryetare e këtij Komisioni, me argumentin se hetimete SPAK kanë zbuluar se ajo pengoi drejtësinë që të pengojë të vërtetën. Dash Sula tha se PS nuk ka moral të flasë, pasi vjen era korrupsion dhe kërkoi që mbledhja të drejtohet nga nënkryetarja demokrate, Dhurata Çupi.
“Ne si gjithë Komisioni i Ligjeve duhet të kishim reagim unifikues me situatën që ka ndodhur. Prandaj, zonja kryetare, mund t’ia lini radhën zonjës Çupi të drejtojë mbledhjen apo kujtdo anëtare e Komisionit mund ta kishte këtë aftësi. Zonja kryetare ke penguar drejtësinë. Mbyllni gojën anëtarë socialistë të Komisionit, se nuk keni moral të flisni. Është turp. Vjen era korrupsion”, tha Sula.
Përgjigja i erdhi nga vetë Bushka, e cila tha se po ushton detyrën dhe se do japë sqarime vetëm atje ku duhet.
“Ju sqaroj që ky është një komision ligjesh dhe jo komision hetimor, unë jam drejtuese e komisionit të ligjeve dhe jam duke ushtrua detyrën time. Nëse kam diçka për të sqaruar do ta sqaroj atje ku sqarohen. Sa i takon çështjes së dinjitetit unë kam qenë e dinjitetshme, jam dhe do jem”, tha Bushka.
Në njoftimin ku zbardhi akuzat për Veliajn, SPAK njoftoi nëj ditë më parë se ka nisur hetimet për deputeten Bushka nën akuzë për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.
Komente
![](https://report-tv.al/template/img/antipiracynote.jpg)