Për nëntë të arrestuarit e ngjarjes së 10 prillit në Rinas është zgjatur afati i paraburgimit. Vendimi i mor sot për shkak të arrestimit të vëllezërve Çala, të cilët ranë në prangat e policisë me 19 mars, teksa qëndronin në banesën e marrë me qira në Qerret të Kavajës.
Për ngjarjen e 10 prillit në Rinas ku u vodhën 4.6 milionë euro janë arrestuar në total 9 persona, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim. Personat e arrestuar janë Ragio Hajdini, Elton Pikli, Renaldo Sulaj, Oltion Veseli, Saimir Cela, Alkond Bengasi, Hasan Kanaçi, Eldi e Klement Çala. Në kërkim për ngjarjen është edhe bashkëpunëtori i vëllezërve Çala, Talo Çela.
Në grabitjen e Rinasit, që bëri shumë bujë, mbeti i vrarë nga efektivi i FNSH-së organizatori Admir Murataj.
VIDEO e arrestimit të vëllezërve Çala